E merkure, 01.05.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Parodi kushtuar fushatës zgjedhore 2010

E shtune, 13.11.2010, 08:15 PM


Parodi kushtuar  fushatës zgjedhore 2010:

 

LIDER PASHA N’ XHIP TË BARDHË

 (Këndohet sipas melodisë së këngës “Maliq Pasha n’ kali t’ bardhë”)

 

Oh, prej sabahit deri n’ terr –

Oh, mbushë hotelet, o, plot , o, lider !

Oh, liderët po lutën , o, more ,

Banketet , o, s’po u këputën –o !

Oh, liderët po falën , o , more ,

Dreka e darka s’po u ndalen – o!

 

Oh, Lider Pasha , o, n’ xhip të bardhë –

Oh, ugurolla , more shqiptarë !

Oh, shqiptarët kanë lidhë besën , o more ,

Për pushtet , na do t’ vdesim – e!

Oh, shqiptarët kanë dhanë fjalën , o more ,

Fushatat , o, s’ do t’ ndalen – e !

 

Oh, Lider Pasha, o , n’ xhip të zi –

Oh, ugurolla , moj shqiptari !

Oh, shqiptarët kanë marrë fushën , o more ,

Fushatat , o, s’po u këputën –o !

Oh, shqiptarët kanë marrë malet, o more ,

Fushatat , o, s’po u ndalen –o !

 

Oh, kur i ranë hotelit t’ parë –

Oh, me liderët , o, ballë , o, për ballë !

Oh, ngani djem, mbas liderave ,  more ,

Për hatër , o, t’ tenderave !

Oh, ngani more djem , mbas kaçikave,  more,

Për hatër , o, t’ fabrikave !

 

Oh, kur i ranë hotelit t’ dytë –

Oh, me kaçika , o, fyt –o për fyt !

Oh, bini djem kaçikave, more ,

Për hatër , o, t’ ashikave !

Oh, bini, more djem kaçikave , more,

Për hatër , o, t’ pozitave !

 

Oh, kur i ranë hotelit t’ tretë –

Oh, ballë për ballë , o, me supë , o të nxehtë !

Oh , bini djem , o, sallatës , o more ,

Për hatër , o, t’ fushatës –e !

Oh, bini , mezes  e  rakijes , o more ,

Për hatër , o, t’ Partijes –e !

 

Gjilan, më 11.11.2010.       Demir KRASNIQI 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora