| E shtune, 13.11.2010, 08:15 PM |
Parodi kushtuar fushatës zgjedhore 2010:
LIDER PASHA N’ XHIP TË BARDHË
(Këndohet sipas melodisë së këngës “Maliq Pasha n’ kali t’ bardhë”)
Oh, prej sabahit deri n’ terr –
Oh, mbushë hotelet, o, plot , o, lider !
Oh, liderët po lutën , o, more ,
Banketet , o, s’po u këputën –o !
Oh, liderët po falën , o , more ,
Dreka e darka s’po u ndalen – o!
Oh, Lider Pasha , o, n’ xhip të bardhë –
Oh, ugurolla , more shqiptarë !
Oh, shqiptarët kanë lidhë besën , o more ,
Për pushtet , na do t’ vdesim – e!
Oh, shqiptarët kanë dhanë fjalën , o more ,
Fushatat , o, s’ do t’ ndalen – e !
Oh, Lider Pasha, o , n’ xhip të zi –
Oh, ugurolla , moj shqiptari !
Oh, shqiptarët kanë marrë fushën , o more ,
Fushatat , o, s’po u këputën –o !
Oh, shqiptarët kanë marrë malet, o more ,
Fushatat , o, s’po u ndalen –o !
Oh, kur i ranë hotelit t’ parë –
Oh, me liderët , o, ballë , o, për ballë !
Oh, ngani djem, mbas liderave , more ,
Për hatër , o, t’ tenderave !
Oh, ngani more djem , mbas kaçikave, more,
Për hatër , o, t’ fabrikave !
Oh, kur i ranë hotelit t’ dytë –
Oh, me kaçika , o, fyt –o për fyt !
Oh, bini djem kaçikave, more ,
Për hatër , o, t’ ashikave !
Oh, bini, more djem kaçikave , more,
Për hatër , o, t’ pozitave !
Oh, kur i ranë hotelit t’ tretë –
Oh, ballë për ballë , o, me supë , o të nxehtë !
Oh , bini djem , o, sallatës , o more ,
Për hatër , o, t’ fushatës –e !
Oh, bini , mezes e rakijes , o more ,
Për hatër , o, t’ Partijes –e !
Gjilan, më 11.11.2010. Demir KRASNIQI