E hene, 29.04.2024, 04:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Vargje për Atdheun dhe lirinë

E shtune, 13.11.2010, 08:55 PM


Vështrim

 

VARGJE DASHURIE PËR ATDHEUN DHE LIRINË

 

(Dr. sc. Sabile Keçmezi- Basha “Kodi i pritjes” botues “L.SH.K” , Prishtinë 2010, faqe100).

 

Nga BILALL MALIQI

 

Dr. Sabile Keçmezi –Basha  për opinionin mbarëshqiptar është e njohur në dy fusha: dhe ate në fushën e studimeve shkencore me gjashtë vepra të botuara me rëndësi të madhe historiko-kombëtare dhe në fushën e krijimeve letrare si në prozë por edhe në poezi me nëntë botime të zhanreve të ndryshme letrare.

Kur jemi te veprat e karakterit letrar, do të ndalemi në zhanrin e poezisë të cilën e kultivon mjaft mirë. Pra kur jemi te poezia e Sabiles atëherë do të ndalemi për t’ia dhënë një këndvështrim librit i cili u botua këtë vit e që titullohet “Kodi i pritjes”, botuar nga L. SH. K. ,Prishtinë, 2010.

Poezia e Sabiles në brendinë e saj reflekton fuqi për ta futur lexuesin thellë në vargjet e saja. Krijimet e saj të çfarëdo motivi qofshin e kanë forcën shprehëse, ndjenjën, shqetësimin, optimizmin etj., etj., të gjitha këto të shpërndara nëpër vargje poetike e bëjnë më interesante dhe më të lexueshëm librin.

 

Pritja si motivim

 

Brendia e librit “Kodi i pritjes” përbëhet prej poezive të cilat në vete ngëthejnë mesazh dhe fakte nga më të ndryshmet si historike, kulturore e psikologjike që ka kaluar populli ynë nëpër sfida dhe katrahura nga më të ndryshmet deri tani e për fat të keq edhe pjesa tjetër gjeografike e tkurrur dhe e ndarë padrejtësisht nga kabinete dhe konferenca të ndryshme pret lirinë, pret lirinë e drejtësinë që është e cunguar në çdo pore të jetës kolektive të shqiptarëve matanë kufirit me Kosovën përkatësisht me Shqipërinë. Kjo pritje e motivon në masë të madhe autoren e librit që me anë të vargjeve të protesoj për këtë pritje të gjatë dhe të pakufishëm deri më tani. Nëpërmjet thënieve të bukura poetike autorja përmbush brengat e shqetësimet që ka në vete, e të gjitha këto bukur dhe në mënyrë poetike i shpreh nëpër vargje të cilat tematikisht i lidh ashtu forcërisht për fatkeqësinë e atëdheut të coptuar. Këtë shumë mirë e paraqet me anë të vargjeve sa emocionale aq edhe të natyrshme:

 

“Liri pritjen ma mësove Ti

Dhe thonjtë m’i shndërrove në kandil të djegur

E para ëndrrës

Plazmoi Liria”

 

Ose

 

“dhe në pritjen e gjatë

U abortua molla e kuqe”

 

(Poezia kodi i pritjes, faqe 26).

 

Pra përmes këtyre vargjeve autorja kërkon “kodin e fshehur” të pritjes për lirinë si më të shtrenjtën për njerëzimin, por që ende pritja vazhdon edhe në trojet të cilat janë të ndarë me sinore artificiale dhe të padrejta dhe përmend Mollën e Kuqe që është kufi e tani përmendet vetëm nga krijuesit nëpër vargje poetike siç është tani rasti konkret.

Shumica e poezive të Sabiles kanë të njejtin motiv për atdhedashurinë të përcjellura me figuracion të duhur poetik . Në poezitë e saja vërehet shpesh figura Metonimia ku e ka shtrirë mirë dhe ia ka gjetur  vendin e duhur në vargjet e poezive të saja.

 

Dhembja si koncept

 

Përmbledhja që po e shqyrtojmë është ndarë në tri cikle poetike si:/ Kodi i pritjes/, /Sa pak oksigjen/ dhe / Qeshje e ngrirë/. Duke i lexuar me vëmendje pamë se autorja me vargje gjysëmhermetike si objekt trajtimi ka çështjen e lirisë, atdheut, kombit dhe çështje të tjera që lidhen me fatin e popullit të ndarë dhe në disa poezi praraqitet dhembja si koncept për lirinë e coptuar të popullit shqiptar të gjeografisë së coptuar dhe këtë e dëshmon edhe me anë të vargjeve ku shprehet se:

 

“Liria pa lirinë

Nuk do të ketë emër

As mbiemër!”

 

Pra, pa u realizuar kërkesat elementare jetësore të shqiptarëve të ndarë për Lirinë atëherë edhe kjo Liri e fituar dhe e shumëpaguar nuk do të ketë /As emër as mbiemër/, këtu pra paraqitet dhembja shpirtërore e autores dhe këtë “protestë” e paraqet kështu shumë arsyeshëm në këto vargje me vlerë të theksuar artistike.

Në vazhdim nuk mund të anashkalohen edhe poezitë e tjera të këtij vëllimi poetik te të cilat lexuesi ndeshet me vargje të ndërtuara mirë me mjete poetike dhe me një individualitet krijues të autores si p.sh.:/Liria/, /Na akuzuan/, /Në zigzage/, /Ecejakje/, /Trokitje/ , /Sa pak oksigjen/, /Dëshmi/, /Mos thuaj kurrë/, /Dhembje/, /Gjarpri i shtëpisë/, /Tkurrja e gjeografisë/ , / Qeshje e ngrirë/, /Lëkura e atdheut/, /Mos e lini vetëm/, /Mesazhi i dytë/ etj., etj., te të cilat poezi dhe të tjerat Sabilja dëshmon seriozitetin e saj sa i përket ndërtimit të vargut dhe efikasitetit të saj krijues.

Nëpër vargje të poezive të saj gjejmë edhe dhembjen për njerëzit e humbur gjatë luftës në Kosovë e që lanë njollë të pashlyshme dhembjeje këta martir të humbur e që sot e asaj dite nuk kemi zbardhjen e humbjeve të tyre...

 

Qëndrueshmëria në vargje

 

Libri poetik “Kodi i pritjes” i autores Dr. Sabile Keçmezi- Basha,  është i veçantë, ka një strukturim dhe një sajim të fortë që autorja ka pasur në konsideratë vijën e qëndrueshmërisë artistike, andaj si të tilla poezitë e këtij libri kanë edhe vlerë të begatshme artistiko-letrare.

Përveq tematikës së qëlluar dhe preokupimit të saj për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi ajo vargjet e saja i ka stolisur edhe me figura poetike dhe stilistike si:metaforën, krahasimin, hiperbollën, antitezën etj., e që në këtë mënyrë i ka dhënë më tepër art poezive dhe i ka bërë edhe më të qëndrueshme në aspektin artistik dhe estetik.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora