Mendime
Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (V)
E hene, 08.11.2010, 09:58 PM
SHQIPTARET USHTARË TË APJ-SË NË ZAGREB, PERSEKUTIMI DHE TERRORI NDAJ TYNE GJATË 1981 - 1982
V.
Nga Selim Hasanaj
Pasi na zgjojë tingulli i trumpetes neve shkuem dhe u rreshtuem si zakonisht per ta pershendet ngritjen e flamurit. Pas kësaj shkuem per të ngran mengjesin. Shkonim me radhë dhe pritja e gjatë nuk më pelqejë fare, do delja nga radha dhe do shkoja diku tjeter por kisha uri dhe nuk kisha çka bajë. Ishte nji torturë në veti kjo pritje. Eproret trushperlam serbosllav të indoktrinuem me komunizem shfryenin në praktikë ato që i kishin mësue në teori pergjatë shkollimit të tyne. Ata per shkak të nji ushtari që nuk ishte në sjellje, në pamje vizuele, që prishte qetsinë etj, etj denoni komplet çeten. Nese dikush reagonte pse, çeta merrte edhe nji denim nga eprori. Dhe pasi ata shprehnin denimin dhe e jetsonin ate në praktikë ata nuk harronin të thonin; "ja juve tash e psoni per shkak të këti e ati, juve i dini metodat e juve të hakmarjes. Qebe keni mjaftë në dhoma të fjetjes...." Kjo puna e qebes ishte nji "lojë" e rrezikshme që ushtaret të grupuem në grupe e luanin bukur shpesh kunder dikujt që ata e urrenin apo që donin ti hakmirren per diçka. Pra me nji qebe në dorë, nji ushtar mshifej pas dere dhe kur ushtari që duhej të denohej hynte mbrenda ai i hudhte qeben në krye dhe atë moment kercenin disa të tjerë dhe e grushtonin pamëshirshëm e besa shpesh perdornin edhe këpucet, qizmet e gjana tjera të forta per ta qellue. Pasi viktima rrëzohej dhe humbte fuqinë per tu mbrojtë ata iknin dhe derisa ai hiqte qeben nga kryet asnji nga sulmuesit nuk ishte mbrenda. Kështu sulmuesit nuk diheshin dhe shpetonin pa u ndeshkue.
Pra eproret komunist serbosllav me perfiditet nxitnin që ushtaret të perdorin kunder njani tjetrit metoda që ndoshta janë perdor vetem në kohenat e sistemit skllavopronar me gladiatoret.
Viktima të tilla në ish Ushtrinë Popullore të Jugosllavisë komuniste zakonisht ishin ushtaret e kombit shqiptarë dhe pse ata ishin janë këto shkaqe:
1. Shumë nga ta nuk e dinin gjuhen serbokroate dhe nuk kuptonin komandat dhe urdhnat e eprorve per çka ata edhe banin gabime të ndryshme. Per ato gabime denohej komplet çeta dhe normal që ushtaret e tjerë e posaqerisht ata serb, kroat, malazez dhe maqedon irritoheshin dhe pastaj i hudhnin qeben ushtarit shqiptarë në rastin e parë.
2. Kishte edhe të tillë që kishin ardhë në sherbim me dosje të pregatitun nga rrethi dhe komuna ku ai ka lind, pra me dosje dhe reputacion të llojeve armiqësore si p.sh. Djalë i nacionalistit, balistit, revizionistit, ka rreth miqësor irredentist, shoqnohej me këtë e ate etj, etj. Edhe këtyne u pregatiteshin dhe inskenoheshin llojë llojë trillimesh per ti denue ata edhe me qebe në krye.
Unë të gjitha këto i kisha ndegjue ma heret nga miqet dhe kusherinjet e mijë që kryenin sherbimin në ushtri dhe pranojë edhe tani se nuk i besoja. Mirpo tash i shifsha pothuej per çdo nat me syt e mi. Dhe kjo mue më irritonte tej mase sepse pash se janë vetë eproret që nxisin këtë terror kunder djemve të nanave shqiptare të cilet të vetmin fajë e kanë pse janë shqiptarë se perndryshe janë ushtaret ma të mirë dhe ma të disciplinuem. U binda se neve jemi të pambrojtun dhe se per neve ligjet e shtetit të cilit i sherbenim nuk vlenin dhe nuk na mbronin.
I preokupuem me keto mendime unë ma në fund mora ushqimin e mengjesit që ishte nji tas i madh me çaj, nji djath "ZDENKA" dhe nji fletë e hollë e sallames. Kur zgjata doren ta marr sallamen, nji rreshter më piskati, "BRKO TO JE SVINJSKA SALLAMA NEMOJ DA POKVARIS VERU" ( O musteqok ajo asht sallamë e mishit të derrit dhe rueju se po e prish fenë). Më irritojë kjo teper dhe ja dredha, ti nuk e din fare fenë time, andaj banë mirë mos me provokue.
Pasi u ula ta ha mengjesin, perpara më doli Skenderi kunati im. Oh sa u gëzova, ju hodha në perqafim. Ai asht nga natyra njeri i heshtun dhe pak sa vetjak. U gëzue edhe ai dhe më priti derisa ngrena dhe së bashku dolem e shkuem në kantinë. Bleva nji birrë ndersa Skenderi mori nji coca-cola. Posa filluem muhabetin na rrethuen ushtar të rinjë. Unë jamë Zef Ndrecaj më tha nji djalosh ftyrëskuqun dhe flok kaqurrel, jamë nga Krusheva e Madhe afer Klines, unë jamë Idriz Musliu dhe jamë nga Gjilani më tha nji tjeter, unë jamë Haqif Maliqi poashtu nga Gjilani, Gani Pllana nga Prishtina, Metë Cacaj nga Deqani, Samiri nga Podujeva, Mehmet Bajramaj nga Strellci, Nazmi Shehu nga Prilepi i Deqanit, Avdullah Vokshi nga Peja, Shaban Dreshaj nga Prigoda dhe perqudi mes tyne pash se asht edhe nji komshi i imi e perqafova me mallë. Ishte ky Enver Pepaj. U bashkuem të gjithë dhe dolem jashta e shkuem në nji lendinë per të ba muhabet .
Pas pak asejd kalon nji ushtar me fotoaparat. A doni tu bajë nji foto kështu të bashkuem si jeni na tha, jamë nga foto klubi këtu në kasermë.
Na i bani disa fotografi të cilat do na kushtojnë shumë ma vonë.
Sarpsborg-Norvegji: 06.11.2010