Mendime
Selim Hasanaj: Çpo ndodhë me shqiptarët, a ka shqiptarë në Kosovë?
E diele, 07.11.2010, 09:58 PM
ÇPO NDODHË ME SHQIPTARET, A KA SHQIPTARË NË KOSOVË
Nga Selim Hasanaj
¨Thanë të verteten shumë moti gadi kamë pas vendos mos të shkruej asgja per dukunitë e mbrapshta fetare të shqiptarve në Kosovë por vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Kosovë dhe reagimet e ndryshme që u banë per atë vizitë si dhe pompoziteti i pritjes së ti tue i nda edhe mirnjohje dhe tue e shpall qytetar nderi e HONORIS CAUSA të Universitetit mue më paten nxit që të shkruej disa rreshta dhe padyshim do i shkrueja, por disa letra permes FACEBOOK-ut që me erdhen sot në adresen time elektronike më detyruen që shkrimin ta bajë tani menjiherë. Së pari lexuesit po i kerkojë falje pse do e perdori termin Kosovë e jo Dardani në këtë shkrim, por këtë e bajë me qellim.
Mue më erdhen disa letra të cilat do e lus moderatorin z. Gëzim Marku që ti banë publike në ZSH dhe lexuesi do e shef se "shkak" per to (sipas tyne) asht shkrimi: " NANEN E NANES KREJT SHQIPTARVE MUSLIMAN QË KENI PRIT ERDOGANIN". Kjo pra asht aktakuza e muslimnve kunder meje dhe unë publikisht po ju pergjigjem të gjithve. Jo pse ata më kanë tremb, por kamë natyren e tillë që nuk muj pajtohem me diçka që më mvishet dhe që nuk asht e vertetë. Pra as kjo fjali nuk asht e imja këtë fjali si duket akuzuesit e mijë që më ofendojnë me shamje në familje dhe me kerrcnojnë e kanë lexue në shkrimin e Ilir Dardanit me titull (nese nuk gabojë) NANEN ATI QË FLET E THRRET VËLLA TURKUN NË EMNIN TIM.... Ky shkrim ishte i publikuem në ZSH dje me 06.11.2010 dhe shof se asht edhe sot aty. Në tekstin e këti shkrimi kishte shumë shamje kunder atyne që kanë prit dhe e kanë thirr vëlla Erdoganin, por unë atë tekst as nuk e kamë shkrue dhe as nuk kamë ba koment per te. Tash vras mendjen pse mue mu drejtuen këta njerz me këto letra?! Padyshim dikush i ka nxit dhe ju ka sygjerue se Selim Hasanaj emigrant në Norvegji asht ILIR DARDANI anonim që shkruen në ZSH të z. Gëzim Marku. Edhe këte due ta sqarojë publikishtë. Unë pos dy a tri rasteve kur kamë shkrue me pseudonimin Ujkan Grapqori , pseudonim ky që me deshirë do e mbaja edhe oficialisht per emen e mbiemen sikur mos ti kisha arsyet teper sentimentale per emnin tim (të cilin nuk e due sepse asht musliman e jo shqiptarë) të cilat jo njiherë i kamë sqarue këtu në faqen ZSH-së. Herave të tjera unë gjithmonë kamë shkrue me emen e mbiemen, me foto dhe me adresë e edhe numra të telefonit. Pra unë kurr nuk jamë mshef pas nofkave as pas pseudonimeve. Dhe unë pos në ZSH shkrimet e mia i kamë dergue disa herë edhe në saidin "kosovaalbemigrant.com" te zotrinjet Tedeschini dhe Ajet Nuro. Tjeter kund nuk kamë shkrue asnjiherë. Shpresojë se u sqarova per të gjithë se unë nuk jamë Ilir Dardani sikur padyshim paskan mendue këta turkoshak islamist.
Dhe tash më lejoni të gjithë juve që më keni shkrue, më keni sha, ofendue e kerrcnue tua thamë disa fjalë. Unë aspak nuk jamë njeri fetar, dhe pse kjo asht punë e imja. Nese e kamë gabim per këtë dhe nese dogmat fetare janë të sakta unë atëherë do gjykohem diten e gjykimit para krijuesit. Çka ju pengon kjo juve që më shani, ofendoni e kerrcnoni?! Kush ua jap juve të drejten per të më gjykue ju, apo mendoni se ju jeni vetë ai far arab Allahu që gjykon dhe vret këtu e 1388 vjet njerz pamëshirshem tue i var, tue i gropos dhe mbyt me gur, tue i shperla trunin dhe mbush me eksploziv per të marr me veti në "atë botë" njerz të pafajshem, femijë e gra, pleq e të rinjë. Pra e thamë prap se unë nuk jamë fetar, a besojë a jo, në çka besojë unë asht kjo e drejtë e imja personale dhe poashtu asht e drejtë edhe e juvja dhe cilitdo njeri tjeter të beson apo mos të beson si të dojë. Mirpo dallimi mes meje dhe jush asht se unë kamë nji besim të cilin e mbajë per veti, por mbi atëbesim kamë nji dashuni e cila më ka lind dhe rrit dhe per të cilen flijohem pa prites. Ajo dashni e jemja ka emen dhe ai emen asht: ETHNIKUMI IM PERKATSIA E IME KOMBTARE, GJAKU IM SHQIPTARË.
Juve nuk do ju pelqejnë këta rreshta, por edhe nuk do harroni të me bani pyetjen, mirë Selim, pse ti shumë herë je deklarue publikisht kunder fesë islame, pse ti ke me qindra rreshta tekst antiislamist ndersa as edhe nji fjalë kunder ndonji feje tjeter pasi po deklaron se nuk je fetarë?! Pergjigjeja ime asht kjo: Fetë e krishtena , që të dyjat i ka pranue gjaku im shqiptarë para se me pranue fenë arabe të islamit. Unë tash nese do ulesha ta sulmojë fenë katolike do më dridheshin duert sepse nuk do dija me cilin alfabet ta shkruej sulmin. Unë tjeter ALFABET në gjuhen shqipe nuk di pos këti që e ka ba i pavdekshmi At Gjergj Fishta i ndihmuem nga At Ndre Mjeda dhe edhe disa frater e klerik katolik të cilet atë kohë burrnisht janë perkrah edhe nga patriot shqiptarë të besimit islam si dhe vëllaznit e besimit ortodoks. Andaj unë per këtë nuk muj e gjuej AT Fishten me gur perderisa ai na i ka lanë RREZET E DRITES mbrapa dhe me to neve shofim deri në parajsë.
Po të doja ta sulmojë fenë ortodokse, prap do detyrohem ta perdor alfabetin e Fishtes dhe veprimtarve që e ndihmuen por do më del para Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Peshkop Theofan S. Noli dhe ata me veprat e tyne kapitale që si të krishten i kanë ba per kombin tim do më ngulfatin dhe shkrimi im nuk do ishte i arsyeshem. Mue shqiptaret e vertetë do më shanin dhe do më shpallnin tradhtarë i kombit me plotë të drejtë. Ndersa islamin e kundershtojë sepse ai per 5 shekuj pushtim i Perandorisë Osmane ka pengue gjithçka shqiptare, ka zhduk vlera dhe histori të popullit tim dhe veq kësaj hiq disa figura të ndrituna të¨shqiptarve të këti besimit të tjeret gjithmonë ishin gangren dhe virus shkatrrimtar i qenjes kombtare shqiptare. Unë pra efendiler të nderuem jamë kunder islamit ekstrem në trojet e mia iliro dardane ndersa aspak nuk jamë kunder islamit si fe nese ai rrinë atje ku e ka origjinen dhe nuk i perqudnon dhe qorodit trojet e mia shqiptare. Jamë dhe isha e edhe gjithmonë do jem kunder politikajve të tipit të Erdoganit, të Avdullah Gulit dhe Davudoglu-s. Unë po të kisha pushtet në shtetet shqiptare, kurr nuk do vizitoja Turqin, kurr nuk do ftoja ata lider të vizitojnë shtetin tim dhe kurr nuk do i pranoja nese ato do kerkonin të vinin. Andaj mendojë se janë turpi i kombit deri në shkallë TRADHTARI lideret dhe politikajt që pranuen viziten e Erdoganit në PRIZREN, i ndan ati dekoraten QYTETAR NDERI dhe në Prishtinë i ndanë edhe ate HONORIS CAUSA. Tash unë ju pyes juve e bashk me juve edhe ata politikaj servil e tradhtarë, a ma tregoni ju lutem: si banë ti jipet medalja qytetar nderi pasardhsit të pushtuesve ma të eger dhe pikrisht e qytetit ku u ba per herë të parë në historinë e re të Rilindjes tonë Kombtare bashkimi i trojeve dhe u shpall shteti ethnik shqiptarë me Prizrenin si kryeqender. A nuk e shkelet gjakun e Ali Ibres, të Mic Sokolit, të qindra e mijra patriotve të tjerë që luftuen fyt per fyt me turqit per ta çlirue Shqipninë Ethnike dhe per ta mbrojtë kryeqendren e tyne Prizrenin?! A nuk e neperkambet kontributin e vëllaznive Frashëri, burgun e Avdylit të Sylë Vokshit e Ymer Prizrenit?!
Dhe pyes Hashim Thaqin, si dhe langonin e ti Mujë Rugoven ( rektorin e Universitetit)që ka flliq perjetë emnin e krahines kreshnike të Dardanisë si dhe mbiemnin e Shejtit të kesaj Toke Dr. Ibrahim Rugoves, me çka e meritojë Erdogani titullin HONORIS CAUSA?! Per faktin se sikur shkruen per mrekulli publicisti dhe krijuesi Ndue Ukaj, Erdogani e mohon egzistencen e ethnikumit shqiptarë, se edhe neve na konsideron mbeturina të osmanizmit ashtu sikur banë me boshnjaket, per faktin se mbi 10 milion shqiptarë të detyruem me dhunë në marrveshjet perfide e shfarosëse mes Turqisë e Serbisë që të ikun nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku, Çameria etjerë, sot Erdogani nuk ilen me folë shqip dhe ju mohon edhe etimologjin shqiptare, i ju ndryshon emna e mbiemna tue i shpall turq.Apo per fakte , per qindra e mijra fakte tjera të dhimshme e tragjike që Turqia e Erdoganit per 6 shekuj i bani shqiptarve. Si nuk i erdhi turp Hashim Thaqit me rrejt publikisht jo veq popullin e Kosovës , por edhe të tjeret kur tha: "VËLLAU IM ERDOGAN ASHT I PARI QË KA PRANUE PAVARSIN E REPUBLIKES SË KOSOVËS". Une¨dhe krejt bota e dinë se kanë pas kalue mbi nji muej derisa Turqia nana e perbashket e Hashim drenicakut dhe Rexhep Taip Erdoganit e pranojë mvetsinë e Kosovës dhe se deri atëherë Kosovën e kishin pranue disa dhjetra shtete. Pra Turqia nuk ishte e para.
Unë per juve sulmuesit dhe ofenduesit e mi permes facebook-ut po e sqarojë edhe njiherë se nuk më frigoni edhe nese në Kosovë pasuli nuk ka kokrra fare. Sa per nga nji kokërr unë atë pasul e kamë ngranë tanë jeten dhe ja mbijetova. Unë nuk kamë asgja kunder islamit, por kamë kunder islamizimit të trojeve të mija ethnike. Juve që thoni se jeni musliman, po pranoni vetë se nuk jeni shqiptarë, andaj unë kamë të drejtë të ju konsiderojë si të huej, si pushtues te trojeve shqiptare. Dhe pasi vetë po deklaroheni si të tillë mendojë se kishit ba mirë ti mblidhni qaklat dhe ta theni qafen në shkretinat e Azisë e Afrikes atje në zemren e islamizmit.
Posht do shifni se çka më keni shkrue, dhe po patet njerzi do turpnoheni. Mirpo njerzit që kanë gjak të perziem, që mund edhe të jen të krijuem në incest nuk kanë as njerzi as moral, ata në realitet nuk kanë as ZOT as Fe. Nuk besojë se ka Zot apo se ka fe që mëson njerzit per të ba dhunë, per të ba luftë, per të ofendue e per të poshtrue të tjeret. Ndoshta juve e njifni nji Zot të tillë!!!
Selim Hasanaj
Sarpsborg-Norvegji: 07.11.2010
________
Behar Osmani 6. November 2010 um
Subject: Tung
Mirembrema zotri,
Komentin tuaj ne profilin Tim e kam lexue 3-4 here dhe me ka pelqye shume... Ok nuk Jam dikush qe perdor fjal banale dhe feja eshte nje gje private qe qdokush duhet Te vendos perveti, por historija nuk duhet Te harrohet...aty pajtohem me juve.
Edhe pse une e kam fejen Islame, nuk dmth qe tash e adhuroj turkin... Por ne kosov
Ky eshte mendimi im Personal dhe
Ne kosov
Pershendetje
Behari
________
Fuat Mehmeti 2010-11-07 në orën 1:07.PD
Subject: Selim Begi
A eshte e vertete qe na ke sha nanat muslimane ti? Nese ke sha je i shame dhe nga un me te gjitha,
________
Faruk Aliu 2010-11-07 në orën 1:25.PD
Jam nje i ri kosovar, ndersa ne facebook u njoftuam me kete lajm: "Nanën e nanës krejtve Shqiptarve Musliman që e keni prit Erdoganin"
është përshëndetja e "publicistit" Selim Hasanaj në shkrimin e tij të fundit përndryshe Emigrant në Norvegji !
Ai njëherit i kërcnon Muslimanët se do të vjen prej Norvegjie tek qika e vet e cila është e martuar pas autobusave në Gjakovë për ti qeruar hesapet me krejt Muslimanat !
A eshte e vertet kjo...kaq deshta te di nga ti. Pres mesazh nga ti.
________
Kastriot NallbaniNovember 7, 2010 at
Subject: Mirdita i Nderuar
une jam kastriot nallbani qe po ju shkruaj,ndegjova qe kishe qika ne gjakove, dhe nuk po kishe qef
_________
Sejfedin Danjolli 07 Kas?m 2010, 00:42
o gabelll bir poshter,kush mut je ti me sahh fejen e shqiptarve,more muti vatikanit.le ta dish krej kosova esht me turkien...