Mendime
Halit Bogaj: Doktor Rugova dhe Tuxhmani
E diele, 07.11.2010, 08:57 PM
Doktor Rugova dhe Tuxhmani
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në emisionin / Pa Rrotlla / I Milaim Zekës , e ku ishte I ftuar Ali Aliu ( dikur zyrtar I lartë I LDK-së ) , në bisedë e sipër , dolën në dritë disa gjëra të cilat mbase sot duken të parëndësishme por atëherë ishin tepër jetike dhe të lidhura ngushtë me ekzistencën tonë të mëtejme kombëtare.
Ali Aliu , I pyetur se çka u kishte thënë atëherë Tuxhmani kur kishin shkuar tek ai , përgjigjet ashtu siç kishte ndodhur me të vërtetë. Ai na tregoi se Tuxhmani , pa një pa dy dhe në mënyrë urgjente kishte kërkuar nga Rugova që Kosova ta fillonte luftën paralelisht me Kroacinë! Madje madje , gjenerali I tij Martin Shpegel u kishte thënë se shqiptarët frikësohen pak si tepër nga tankset , demek të cilat mund të shkatërrohen qoftë edhe me një shishe benzene!!! Nuk do të duhej mençuri më e madhe se ajo që I ishte përgjigjur Rugova Tuxhmanit, se /luftën e filloj kur të më përgjigjet mua e jo juve /. Këtë konstantim më vonë e konfirmon edhe vetë Shpegeli I cili I kishte acaruar marrëdhëniet me Tuxhmanin , por që donte t’ia pranonte Rugovës se kishte pasur të drejtë në ato që ia kishte thënë Tuxhmanit. Në një intervistë dhënë revistës sonë javore /Zëri/,Shpegel e arsyeton pozitivisht dr. Rugovën se kishte bërë mirë që nuk e kishte filluar atëherë luftën në Kosovë, ngase Sërbia kishte potencial shumë të madh luftarak. Disa vjet më vonë ( pas çlirimit të vendit tonë nga Sërbia ), të njejtin mendim e kishte edhe miku ynë I madh Stipe Mesiq ( I cili në një emision të RTK-së dhe në cilësinë e presidentit kroat ) ka pas thënë : sikur Kosova ta fillonte luftën atëherë , do të shkatërrohej e tëra dhe do të vriteshin qindra mijëra njerëz. Edhe Mesiq thirrej në forcat e fuqishme të armatosura të Sërbisë e cila e kishte trashëguar mbi 90% të pontecialit të armatimit ish jugosllav. Mesiq shprehej se Serbia një gjë të tiillë do ta bënte me dëshirë të madhe , ngase siç kishte thënë njëherë çetniku Sheshel : ne në Bosnjë kemi qenë të përzier në martesa , kurse në Kosovë nuk do t’i zgjedhim fare njerëzit që do t/I vrasim, ngase të gjithë janë shqiptarë. Fjalët e Sheshelit ( I cili, për t’u vënë në vend drejtësia sot banon në Hagë ) na i rikujton edhe Mesiqi në atë emision shumë të dobishëm televiziv nga i cili mësuam se sa mirë ishte bërë që nuk kishim luftuar atëherë për të tjerët ,deri në çastin kur na erdhi dita edhe neve, por që viktimat në njerëz ishin shumë më të vogla ngase Sërbia nuk guxonte të shkonte aq larg në Kosovë ,ashtu siç kishte shkuar në Kroaci dhe Bosnjë, çfarë u dëshmua edhe me Konferencën e Rambujesë dhe bombardimet shpëtimtare të Aleancës veriatlantike të ushtruara ndaj Sërbisë.
Të njejtin mendim sikur Mesiqi atëherë , e kishte pasur edhe miku tjetër i madh , Milan Kuçan i cili i kishte thënë Rugovës: se Kosova do të zhbëhej nëse do ta fillonte luftën me Sërbinë. Këtë , në emisionin ’’ Pa rrotulla’’ na e bëri të ditur Ali Aliu ( kur dy ditë pas vizitës tek Tuxhmani kishin shkuar edhe te Milan Kuçani ) . Por në valë të njejta me Tuxhmanin ( që Kosova ta hapte atëherë frontin jugor ) kishte qenë edhe liga patriotike e Bosnjës /e cila në një emision radiofonik ka pas thënë :Ne në Bosnjë e filluam luftën por shpresonim se edhe ata poshtë ( d.m.th Kosova ) do të hynin në të ! , e që do të thotë se nëse sot I krahasojmë të gjitha ato që u thanë më lart , na del se Dr. Rugova kishte pasur shumë të drejtë dhe dëshirë jetike që ta ruante qenien tonë njerëzore në atë kohë shumë të vështirë, deri atëherë kur Millosheviqi e kishte tepruar me tri luftërat e tij paraprake ( ngase e kishte provuar pak edhe me Slloveninë , por nuk i doli siç kishte menduar ). Përveç tjerash , doli shumë e saktë edhe ajo thënia e Denis Farinës në Dejton i cili kishte delegacioni kosovar I kishte treguar : Se Kosova do të shqyrtohet më vonë , për çka disa skiftera tanë filluan të brengoseshin se kinse ne Dejton ishte lënë pas dore Kosova !. dhe njëmend , kush do të thoshte se pikërisht për Kosovën do të bombardohej Beogradi si epiqendra kryesore e krimit. Për këtë do ta ketë ditur lideri ynë historik Ibrahim Rugova, dhuntitë e të cilit i çmuan dhe do t’i çmojnë burrat e mëdhenj të botës, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe shpëtimtarët tanë : Bill Clinton, Tony Bler dhe te tjerë , kurse ne sot nuk jemi në gjendje të kujdesemi për varrin e tij dhe t.i realizojmë disa projekte që do ta bartnin emrin e tij të nderuar të cilit i përulet pergjithmonë ky popull, ani më kur po e shohim se çfarë njerëzish po dalin në sipërfaqe dhe po thirren akoma në emrin e Rugovës ( natyrisht vetëm kur u duhet për fushatë ).