E marte, 30.04.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Lavrov edhe më grotesk

E shtune, 06.11.2010, 08:57 PM


LAVROV EDHE MË GROTESK

 

Nga Halit Bogaj

 

Ariu rus, duke e pare se I është lagur baroti dhe nuk po I shkon fjala askund dhe duke mbetur pa përkrahje nga fuqitë më të mëdha ekonomike të botës rreth Kosovës, këto ditë doli me një deklaratë shumë qesharake, edhe më absurde se më pare!.Pas GJND-së, e cila e legalizonte Pavarësinë e Kosovës, nga e cila doli edhe Rezoluta Evropiane për Kosovën,Lavrov u përpoq ta mbronte Serbinë se kinse ajo duhetj të bisedonte me vendin tonë, por në nivelin e Rezolutës 12 44, së cilës për çdo ditë po I harrohet emri tek ne!!! Satrapi rus, në vend që ta kthejë kokën kah problemet e veta në dhjetra regjione të ndryshme, të cilat kërkojnë çlirim  dhe pavarësi nga okupimi klasik rus, përpiqet të tregojë se akoma është dikushi dhe atë, pikërisht pas disa javëve kur edhe vetë Serbia është dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe e ka pranuar realitetin e krijuar, që ta ndryshonte edhe Rezolutën e saj, ku më nuk do të përmendet statusi/përkatësisht Pavarësia e Kosovës/ e cila për perëndimin është çështje e kryer. Seregej  Lavrov ,ose paska harruar ose nuk e paska kuptuar se me atë Rezolutë serbo-evropiane, Serbia faktikisht dhe në mënyrë të heshtur, e ka pranuar Pavarësinë tonë.Ai e di fare mirë se çka përmban ajo Rezolutë ngase edhe vetë ka qenë aty kur ajo është aprovuar .Madje shpirti I tij katran është bërë edhe më I zi nga inati se përse Serbia e kishte pranuar presionin perëndimor dhe ishte dorëzuar para tij?!.Përkatësisht pse e kishte zgjedhur rrugën dhe orientimin e vropian, duke mos dashur të mbeste peng I përhershëm I aspairatave rusofile nga të cilat shihte ëndrra të shumta të cilat në opinionin serb I lansonin çetnikët serbë të të gjitha botëkuptimeve dhe ngjyrave.Fundja, edhe Serbia e kishte kuptuar se kush është Rusia dhe çfarë mund t’I ofronte’’Bijës së saj të vogël’’.

 

Lavrov, me demagogjinë e tij të tejdukshme, mundohej të gënjente se vendi I tij  interesohej për’’mosndryshimin e kufijve dhe ruajtjen e integritetit territorial të vendeve dhe popujve të ndryshëm’’por me të dy këmbët shkelte sa mundej mbi ato parime, duke hyrë me tankse në Gruzi me ç’rast e kemi parë të gjithë se çka ndodhi atje!!!

 

Pra edhe vetë Serbia ishte bindur se sad he me çka mund t’I ndihmonte Rusia, përveç që t’I sillte sa më shumë vuajtje, dëshpërim, mjerim, tradhëti dhe vazalitet të cilat I kanë provuar edhe disa popuj të tjerë nga ish satelitët e saj të cilëve iu nevojit shumë kohë dhe gjak për të dalur nga kthetrat e errëta të Perandorisë komunsite ruse.Por ishte çudi se si këtë/deri kah fundi/nuk e shihte edhe Serbia, e cila, po ta ndiqte nënën, do të shkonte në theqafje të mëtejme dhe nuk do të mund të ngritej kurrë më.Prandaj, disa nga nacinalistët serbomëdhenj, siç janë:Shesheli, Koshtunica, Nikoliqi dhe disa të tjerë, kanë mbetur ekzemplarët e vetëm  të një nostalgjie klerokomuniste e cila e ka bazën në shtypjen e popujve të tjerë. Ata mundohen të tregojnë se e duan Serbinë më shumë se të tjerët por në të vërtetë me veprimet e tyre donkishoteske janë armiqtë më të mëdhenj të saj, ngase akoma dëshirojnë ta shohin në përqafimin rus.Por këtë, për ditë e më shumë po  e vëren edhe populli I rëndomtë serb I  cili është ngopur me floskulat e njejta bajate të cilat janë duke I irituar masat e gjëra popullore të cilat janë lodhur me njerëz të tillë me pikëpamje luftënxitëse.Sa na përket neve, ishalla kurrë nuk shkëputen prej saj.

 

Nga të gjitha këto, del se Lavrov, I cili sheh ëndrra kur e përmend Rezolutën 1244, paska harruar ose paska rënë në gjumë të thellë në raport me zhvillimet e pastajme të skenës politike në vetë  Serbinë, e cila si duket u ka thënë të mëdhenjëve se ajo/në mënyrë të heshtur dhe pa zhurmë mediale/ do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, sidomos pas asaj se midis dy vendeve‘’nuk do të bisedohet për status’’por vetëm për çështje teknike.Madje madje tani Serbia është ajo që po I jep zor që bisedat me Kosovën të fillojnë sa më pare.Domethënë se kishte harruar kur kishte thënë:Se kurrë  nuk do të bisedohet me’’terroristin’’Hashim Thaçi, thënie kjo e cila ishte qesharake me vite të tëra, kur dihej se Thaçi bisedonte me liderët më të mëdhenj botërorë!.

 

Lavrovi ishte I frustruar edhe nga shkaku se Serbinë para disa ditëve e vizitoi edhe Hilari Klinton e cila I tha Tadiqit se çka duhej bërë përkitazi me Kosovën, natyrisht nëse ajo dëshiron të integrohet aty ku janë integruar të gjitha vendet ballkanike.Lavrovi I di mirë të gjithat por nuk mund t’I përballojë faktit se përse Serbia doli nga orbita e saj.Prandaj serbët, po t’u përmendet emri I Lavrovit, I cili I kishte lënë në baltë, do t’ia shajnë atij babë nënë, motër e vëlla, diell e hënë dhe tokën kah ecën ai, ngase sllavët I shajnë edhe fenomenet më jetëdhënëse të cilat na I ka dhuruar natyra për të jetuar.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ruben Avxhiu: Joe DioGuardi, mbështetja e shqiptarëve, fushata dhe arsyet e humbjes Frrok Çupi: Mumja në mes të Kombit Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (IV) Shaban Peraj: Çdo gjë është e qartë Çlirim Uça: Pezmatimi ruso- japonez dhe miqesija shqiptaro–greke Deklaratë publike e Lazim Destanit Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (III) Mehmetali Rexhepi: Krahina e trazuar (e Kosovës), Shqipërisë Lindore Isa Mulaj: Demokracia: ky sistem i budallëve, territ, tmerrit, dhe ferrit Halit Bogaj: Nëse nuk zgjedhen në një parti shkojnë në tjetrën Pirro Prifti: Ateistët dhe ish nomenklatura e kuqe, dëmtues të tolerancës fetare në Shqipëri Hilmi Saraçi: Një popull është Sovran nese e ka të drejtën për të vendosur vet Idriz Zeqiraj: Qeveri dështakësh Ilir Sefaj: Vetëvendosje - për një shtet ndryshe! Faik Krasniqi: Shqiptar apo Kosovar? Ramiz Dërmaku: Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupsionin, e vetë janë të korruptuar Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (II) Isa Mulaj: Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së Televizioni qeveritar serb: Në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale'' Sabri Maxhuni – Novosella: Çfarë dobie kanë shqiptarët, nëse Obiliqi na qenka shqiptar?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora