Mendime
Kastriot Myftaraj: Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh: Misteri dhe lidhja (II)
E diele, 07.11.2010, 08:59 PM
Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh: Misteri dhe lidhja (II)
Nga Kastriot MYFTARAJ
Familja e Osmanit madje nuk ishte as arabe dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Mekën apo Medinën. Prandaj, sulltanët osmanë, të etur për të fituar legjitimitet si khalifë, u treguan më nderues të Kaaba-s se khalifët e dikurshëm kurejshë, duke vendosur në flamurin osman simbolikën e Kaaba-s. Sulltanët osmanë të cilët e bënë këtë, qartësisht nuk dinin diçka të cilën e dinin khalifët e
dikurshëm kurejshë, si dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë, dhe që i bëri që ta evitojnë simbolin e Hënës rritëse dhe të yllit. Këtu nuk kishte të bënte ndonjë mospëlqim për simbolet në përgjithësi, se si khalifët arabë kurejshë, ashtu dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë kanë përdorur shumë simbole, duke përfshirë edhe oktogramin. Problemi me siguri është se ata kanë dashur që të fshehin diçka, një sekret, një mister.
Në Testamentin e Vjetër Ylli i Mëngjesit identifikohet me Djallin. Grekët e vjetër, të cilët mendonin se Ylli i Mëngjesit dhe ai i Mbrëmjes qenë dy objekte të ndryshme qiellore e quajtën Yllin e Mëngjesit Fosforus (Dritësjellës), të cilin latinët e quajtën në gjuhën e tyre Lucifer. Në Testamentin e Vjetër, librin e Isaia (14: 3-20) Luciferi identifikohet me djallin, Engjëllin e Rënë, të flakur nga Zoti për shkak të kundërshtimit që i bëri atij, një episod ky që rrëfehet edhe në Kuran, ku ashtu si në Testamentin e Ri, Shajtani (Satani), ndryshe Iblisi, i kërkon Zotit që të ketë të drejtën t’ i verë në provë njerëzit dhe t’ i konvertojë, gjë që Zoti e pranon. Lidhja e Yllit të Mëngjesit me Djallin e ka origjinën në kultin
Tek sumerët e vjetër, tek kulti i perëndeshës Inanna e kishin origjinën shoqëritë sekrete, ku ritualet okulte shërbenin si maskim për grupet të cilët kërkonin të siguronin pushtet dhe kontroll sekret mbi shoqërinë dhe shtetin. Në thelb bëhej fjalë për konspiracione. Në këta tempuj bëheshin edhe orgji të kontrolluara, të ritualizuara, si imitime të ritit që quhej Martesë e Shenjtë, ku mbreti
Me të njëjtën origjinë si oktogrami është edhe pentagrami, Ylli i Kuq, simboli i komunizmit ndërkombëtar. Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq nuk mund t’ i atribuohet Marx-it dhe Engelsit se ata nuk e përdorën atë, përveçse ndoshta në ndonjë esoterikë komuniste, e cila nuk qe e njohur veçse për një elitë sekrete brenda komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq u adoptua publikisht si simbol i komunizmit në Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit të Tetorit, madje disa vite më vonë pas tij. Kjo u bë pa ndonjë shpjegim të kënaqshëm. Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar. Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët. Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokratcie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet. Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë.
Pentagrami, i quajtur edhe pentakle (pesëkëndësh) ka një domethënie në okultizëm, ku shenjon bashkimin e Venusit me Diellin. Origjina e yllit me pesë cepa shkon në Sumerinë e lashtë, në qytetin Uruk, ku lindi kulti i Inanna dhe oktogrami. (Cornelia J. de Vogel, “Pythagoras and Early Pythagoreanism, An Interpretation of Neglected Evidence on the Philosopher Pythagoras”, Assen, Netherlands: Van Gorcum, 1966. p. 292-7
Beatrice Laura Goff, “Symbols of Prehistoric Mesopotamia”, New Haven: Yale University Press, 1963, p. 76, figurat në faqet: 316, 339, 464
E. Douglas Van Buren [Elizabeth], “Symbols of the gods in Mesopotamian art”, Roma: Pontificium institutum biblicum, 1945. p. xvi, 191)
Gjashtë herë gjatë vitit, planeti Venus, varësisht pozicionit të tij ndaj Diellit, në mëngjes dhe mbrëmje, krijon një pentagram me pozicionin e tij. Gjashta, sikur dihet është numri që përsëritet tre herë në numrin 666, që është numri i Djallit, Satanit, Luciferit, i cili është i asocuar me Venusin, Yllin e Mëngjesit. Ylli pesëcepësh është një simbol i rëndësishëm në magjinë e zezë. Ai është quajtur “gjurma e këmbës së djallit”. Kisha e Satanit, e cila është shfaqur publikisht në shekullin XX, e ka atë simbolin e vet. Mefistofeli, tek “Fausti” i Goethe, e quan yllin pesëcepësh “shputën e shtrigës”. Studiuesi i okultizimit Eliphas Levy (1810-1875) paraqiti tezën se kur njëri cep i pentagramit është i ngritur lart kjo simbolizon okultizmin e mirë, ndërsa kur janë dy cepa të ngritur lart, kjo simbolizon okultizmin e keq. Por ai nuk solli dot asgjë për ta mbështetur këtë tezë të tij.
Në shoqëritë sekrete ekziston një lidhje shumë e sofistikuar me pentagramin, përveç asaj të dukshme. Kompasi në emblemën masonike është i hapur në këndin 72 gradë, që është edhe hapja e këndit të pentagramit. Është interesante se në simbolikën komuniste parapëlqehej pentakli, ylli pesëcepësh me këndet e vizualizuara, ndaj pentagramit, yllit pesëcepësh ku këndet nuk janë vizualizuar. Yjet e vëna mbi kullat e Kremlinit qenë pentacle, jo pentagrame. Pentakli është ai që përdoret më së shumti në okultizëm. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq. Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej. Ylli i kuq i jepte një domethënie të re sloganit komunist. “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”… në shërbim të elitës sekrete okulte të Yllit të Kuq. Nuk është e rastit që ishte Lenini ai që e adoptoi Yllin e Kuq si simbolin publik të komunizmit. Lenini, me doktrinën e vet të organizatës revolucionare pararojë, ishte ai që e zhvilloi marksizmin nga një ideologji në platformën e një shoqërie sekrete elitare, e ndërtuar si një forcë aktive për të marrë pushtetin me dhunë.
Ylli kuranik, oktogrami dhe Ylli i Kuq komunist, pentagrami, ose pentakli, nuk janë gjë tjetër veçse anë të së njëjtës medalje të së keqes së historisë. Ylli i kuq ishte vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë. Para tij ishte ylli kuranik, oktogrami. Fakti se origjina e tyre është e njëjtë, është shumë domethënës. Njëri ishte i lidhur me një fe, tjetri me një ideologji. Por, siç do të tregoj në vazhdim, të dy nuk qenë gjë tjetër veçse doktrina sundimi të kamufluara, të cilat përdoreshin nga elita të këqija. Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë? Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.
Rreth 1700 vite para lindjes së Muhametit jetonte një mbret me emrin Hyll, eponimi i Ilirëve. Ilirët me siguri që veten nuk e kanë quajtur “ilirë” dhe as trojet e tyre “Iliri”. Fjalët “ilir” dhe “Iliri” janë përshtatje në shqipen e sotme të fjalëve greqisht “Illyroi” dhe “Illyrida” të cilat na kanë arritur nëpërmjet autorëve të vjetër grekë (madje edhe autorët romakë që kanë shkruar për ilirët dhe Ilirinë, në pjesën më tëe madhe kanë qenë grekë me origjinë). Nga ilirët për fat të keq nuk kemi trashëguar shkrime. Autorët e vjetër grekë sigurisht që i shtrembëronin emrat e popujve dhe vendeve të huaja, varësisht rregullave të artikulimit në gjuhën greke. Kështu grekët në Mesjetë fjalën “alban” e tjetërsonin në “alvanos” dhe “Albania” në “Alvania”. Në greqishten antike shtrembërimi duhet të ketë qenë edhe më i madh. Mund të diskutohet për atë se si mund të ketë qenë emri real i ilirëve dhe Ilirisë, nisur nga norma e deformimit në greqishten e vjetër, por një gjë është e sigurt. Deformim ka pasur.
Derisa historia u tregua aq e ashpër me ilirët, duke sjellë që nga ata të mos trashëgonim literaturë, ne na duhet të rindërtojmë identitetin e tyre real duke kqyrur si shkrimet e autorëve të huaj ashtu edhe traditën gojore shqiptare, e cila qartësisht është me prejardhje ilire. Në shqip kemi fjalën shumë të vjetër “Hyll”, për “yll”, si dhe fjalën “Hyu” për “zot” (perëndi), e cila e ka origjinën nga fjala “Hyll”. Fjalët “hyjni” dhe “hyjnore” në shqipen e sotme, qartësisht e kanë origjinën nga fjala “Hyll”. Sipas autorëve antikë, Hylli ishte mbreti i parë legjendar i ilirëve. Ai qartësisht kishte për emër atë të popullit, i cili me siguri që vinte nga një perëndi që adhurohej në emrin Hyll. Emri “hyll” dhe trajta e mëpasme “yll” kanë mbijetuar edhe në emrat e mbretërve të mëvonshëm ilirë, si Bardhyll (Ylli i Bardhë). Kështu që ilirët e vjetër, duke pasur emërtimin me bazë fjalën “Hyll”, duhet të jenë quajtur diçka si Hyllanë.
Mbreti legjendar Hyll u priu ilirëve për të ardhur në trojet ku banojnë shqiptarët sot në Ballkan. Unë nuk jam ndër ata që besojnë se ilirët e kanë origjinën tek pellazgët, të cilët qenë popullsi indigjene ballkanase. Ilirët qartësisht qenë arianë, dhe dihet se arianët janë të ardhur në Ballkan, në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Unë mendoj se është në dëm të ilirëve që t’ i quash ata pellazgë dhe populli më i vjetër në Ballkan, se kështu i ngarkon ata me fajin se përse nuk arritën që të ndërtojnë dot një qytetërim po aq të zhvilluar sa të fqinjëve grekë, apo edhe maqedonë, kur supozohet të kenë pasur shumë më tepër kohë për këtë gjë. Unë besoj se është e kundërta, ilirët nuk kanë pasur shumë kohë për të zhvilluar qytetërimin e tyre, dhe kur qenë duke e bërë këtë, u gjendën nën goditjet e popujve të tjerë, të cilët kishin arritur më herët në Ballkan si grekët. Unë ndaj tezën e studiuesve gjermanë se ilirët kanë arritur në Ballkan, në trojet ku janë shqiptarët sot dhe më gjerë përgjatë bregdetit të Adriatikut, në vitet pas Luftës së Trojës, e cila ka ndodhur në shekullin XII para Kr. Studiuesit gjermanë e kanë identifikuar momentin e ardhjes së ilirëve në regjion me dyndjen doriane në Greqi, pasiqë ilirët i shtynë dorët nga pas dhe këta u dyndën në Greqi ku shkatërruan qytetërimin mikenian.
Ilirëve u printe mbreti legjendar Hyll. Ilirët qartësisht qenë idhujtarë adhurues të një zoti-hyll, i cili qe kryesori në panteonin e perëndive të tyre. Emri i këtij zoti mbijetoi tek ilirët dhe shqiptarët deri në ditët tona, në fjalën “Hyu”, e cila është sinonim i fjalës “Zot”. 1700 vite pas Mbretit Hyll, në Arabi lindi Muhameti, i cili do të bëhej profeti i Islamit. Safijurrahman El- Mubarekfuri në librin e vet “Nektari i vulosur i xhennetit”, një jetëshkrim i Muhametit që ka fituar çmim të parë në një konkurs në botën islame dhe që mbahet si një ndër jetëshkrimet më të mira të tij, shkruan:
«Fjala El- Areb, do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë papjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër që nga kohët e lashta është quajtur Gadishulli Arabik, sikurse që me të njëjtin emër janë quajtur banorët e këtij vendi, i cili është bërë atdhe i tyre». (Safijurrahman El-Mabarekfuri: “Nektari i vulosur i xhennetit” “Shoqata e Vakëfit Islamik”, Tiranë 1998, f. 12)
Fjala “arab” do të thotë “shkretëtirs”. Profeti i lindur në shkretëtirë do të krijonte një fe e cila do të përvetësonte idhujtarinë arabe, me bazë kultin e trupave qiellorë, të kopjuar nga qytetërimet përreth, posaçërisht sumerët dhe babilonasit si dhe dy fetë e tjera, Judaizmi dhe Krishterimi. Flamuri osman, nën të cilin Islami pushtoi trojet shqiptare, ishte një gjysmëhënë me yll. Ylli i tretë në historinë shqiptare do të ishte ylli me pesë cepa komunist. Në një koincidencë me konotacion okult emri i çiftit diktatorial të Shqipërisë komuniste, Enver dhe Nexhmije (Hoxha) do të thoshte në arabisht “Yll i Ndritshëm”. Fjala “Enver” do të thotë “i ndritshëm”, ndërsa fjala “Nexhmije” do të thotë “Yll”.
Nga tre yjet e historisë shqiptare, i pari, ai i Mbretit Hyll ishte i mirë, ndërsa dy të tjerët qenë të këqinj. Ky studim kërkon të provojë analogjinë mes dy yjeve të këqinj të historisë shqiptare, atij islamik dhe atij komunist, si dhe analogjinë e gjithçkaje qëndron pas këtyre dy simboleve të së keqes. Ky studim është një thirrje që nacioni shqiptar të dalë nga influenca e yllit të keq islamik. Nëse Ylli i Kuq u shua, duke marrë fund influenca e tij e keqe, ylli islamik rrezikon të na marrë me vete në shndërrimin e tij në një vrimë të zezë thithëse. Hylli ilir është i adoptuar edhe në Krishterim, me yllin e Pemës së Krishtlindjes, i cili u mor nga tradita ariane, tek e cila e kanë origjinën edhe kultet ilire. Kështu, tradita ilire shkrihet natyrshëm me atë të krishtere dhe Hylli (ylli) iliro-kristian ndriçon Volkgeist iliro-shqiptar, Shpirtin e Nacionit.
A do të thotë kjo se shqiptarët duhet të kthehen në fenë e të parëve, Krishterimin? Kjo do te ishte e mirëpritur dhe Perëndimi është duke dhënë kumte të qarta zyrtare për këtë gjë. Edhe këtë vit, kur Bashkimi Europian vendosi që t’ u japë Bosnjë-Herzegovinës dhe Shqipërisë të drejtën e qarkullimit të lirë, pas votimit të rezolutës përkatëse në parlamentin europian, u tha përsëri se data e fillimit të qarkullimit të lirë duhet të afrohet para Krishtlindjeve, ashtu që qytetarët e këtyre vendeve të mund të udhëtojnë para kësaj feste. Pra qytetarëve të këtyre vendeve, pasardhësve të muslimanëve të konvertuar në kohën e pushtimit osman, u stimulohej ringjallja e shpirtit të krishterë.
Feja tradicionale e shumësisë së shqiptarëve ka qenë Katolicizmi. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët-pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në muslimanë në kohën osmane, duhet të bëhen katolikë sot. Kryesorja është që ata të bëhen të krishterë, të riteve perëndimore. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, rëndësi ka që të bëhet deislamizimi. Disa islamikë albarabë mendojnë se duken veçanërisht i zgjuar duke e quajtur kthimin në fenë e të parëve, kthim në paganizëm. Por a nuk e bart Islami paganizmin, çka është Guri i Zi në Mekë rreth të cilit tubohen në haxh besimtarët islamikë nga e gjithë bota? Po Hëna rritëse çka është? A nuk qe këto idhujtari pagane arabe, paraislamike? Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet.