E enjte, 01.05.2025, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Një studim për epikën popullore në trevën e Gjilanit

E diele, 31.10.2010, 07:23 PM


NJË STUDIM PËR EPIKËN POPULLORE NË TREVËN E GJILANIT

 

(Mr.sc. Misin Misini “Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit” studim shkencor, botues “Rrjedha”  Gjilan, 2010 faqe 158).

 

Nga Bilall MALIQI

 

Treva e Gjilanit me rrethinë është e pasur me këngë epike nga më të ndryshmet të cilat janë shkruar herët dhe kënduar  nëpër oda e vende të ndryshme që për nga tematika janë të lloj-llojshme, kanë një gamë të gjërë duke filluar këngë për kaçakët, për ngjarje me rëndësi historike të cilat kohë i kanë përcjellur me këngë të vargëruara, këngë legjendare etj, etj., që japin të kuptojmë se disa nga këngët epike popullore kanë shtrirje edhe në vise të tjera shqiptare…

 

Epika popullore

 

Në mënyrë të thuktë për epikën popullore kanë shkruar studiues si Prof.dr. Shefqet Pllana, Tahir Berisha, Dr. Mehmet Rukiqi, Qamil Haxhihasani që është njohës i mirë i krijimtarisë gojore të cilët kanë shkruar dhe studiuar mirë këtë zhanër që daton herët.

Për epikën popullore në vargje në trevën e Gjilanit tani studim do ta kenë në duar lexuesit dhe studiuesit të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi të kenë një studim të tillë për epikën popullore të kësaj treve e që tani falë punës së palodhshme të studiuesit Mr.sc. Misin Misini i cili para disa ditëve nxori në dritë veprën me karakter studimor e shkencor të titulluar  “Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit”, botuar nga Sh.B. “Rrjedha” Gjilan. Nga ky autor kemi edhe disa botime të tjera si: “Përjetime  e kujtime”, “Fjalë me porosi të mençura të mbledhura në Karadak të Gjilanit” dhe “Fshati Terziaj në shekuj”.

Në këtë vepër të rrallë dhe deficitare autori ka spikatur tema të epikës sonë të vargëruara sidomos të trevës së Gjilanit dhe fshatrave që gravitojnë në këtë qendër të njohur sa i përket kësaj lëmie të krijimtarisë gojore popullore të shkruara në vargje.

Në këtë botim të veçantë Misini ka shqyrtuar dhe studiuar epikën popullore në trevën e Gjilanit në kohën e sotme të shkruar në kapituj dhe tituj interesant për lexuesin .Libri fillon me parathënien e autorit të librit, ku jep të dhëna për veprën e tij, përmbajtjen e librit dhe të dhëna të tjera me interes për lexuesit në përgjithësi, për të kaluar pastaj edhe në histoikun e qytetit të Gjilanit, origjinën e qytetit, për Gjilanin qendër administrative, për shënimet statistikore  në kohën e Turqisë më 1896 etj., pra jep të dhëna mjaft të thukta për  qytetin e Gjilanit.

Autori gjatë studimit të lëndës për epikën e kësaj treve është mbështetur kryesisht në epikën popullore në vargje duke dhënë arsyetim se nuk janë të përfshira të gjitha krijimet në vargje, por ka marrë në shqyrtim ato më karakteristikat që janë prezente dhe që dallojnë me nuanca nga folklori kombëtar në përgjithësi.

Ndër këngët me rëndësi në këtë trevë zënë vend: këngët për kaçakët, këngët kreshnike dhe këngët për revolucionin xhonturk, ku janë përfshirë të gjitha llojet e epikës popullore në vargje me karakteristikat e tyre shprehëse dhe autoktone.

Sa i përket metodës së hartimit të kësaj vepra autori është mbështetur në grumbullimin e materialit në terren dhe studimin e tyre dhe për ndriqimin e fakteve në mënyrë më komplete është shërbyer me metodat dialektiko-materialistike duke bërë kështu zbërthimin  e brendisë dhe formës së epikës popullore në aspektin shoqëror e historik.

 

Epika legjendare

 

Në kapitullin tjetër me titull Epika legjendare (Këngët legjendare me karakter mitik), autori i librit  ka shtjelluar këngë legjendare të cilat zënë vend me rëndësi në fondin e epikës sonë popullore.Në këto këngë gjejmë gjurmë lashtësie që janë krijuar shumë herët në kohën pagane, atëherë kur zen fill folklori. Në këto këngë pasqyrohen në rend të parë botkuptimet e vjetra, doket e zakonet e popullit tonë…

Në vazhdim autori merr në trajtesë disa  vargje të këngës “Kur lindi  një fëmijë i plakut 9o vjeçar”. Këtu kemi të bëjmë me vargje të thurrura të cilat për logjikën e njeriut është e pakapshme p.sh. lindja e fëmijës në syret të gjarprit, kjo këngë dhe këngë me karakter të tillë më tepër i përngjajnë legjendave të vargëzuara kur dihet se treva e Gjilanit dhe Karadaku në të cilën gravitojnë qytete të ndryshme legjendat janë të theksuara dhe që zënë një vend me rëndësi në krijimtarinë gojore popullore.

Përveq kësaj kënge interesante që e merr në trajtesë, autori vazhdon me kapitullin tjetër me titull “ Epika legjendare me motiv të rinjohjes burrë-grua”,  ku në mënyrë të thuktë bënë shtjellimin e kësaj teme e më pastaj për ta dokumentuar edhe me vargje të këngës “Kënga e Arifit Sinanit” .Kjo këngë ka shtrirje edhe në pjesët e tjera shqiptare edhe në Malësinë e Veriut, Shkodër, Kukës, Dibër, por edhe në Gjilan, Preshevë, Bujanoc e Kumanovë.

Përveq tjerash autori në vazhdim të shtjellimit të temave të lartpërmendura  ndalet edhe në Këngët për kreshnikët, ku këngët e tilla në këtë trevë e shoqërojnë karaktristikat kryesore si : fuqia e kreshnikëve, femra heroine kreshnike, martesa e kreshnikëve etj., etj., ku kjo paraqitet në mënyrë shumë të mirë në vargjet e këngës për Filip Harambashin i cili ia rrëmben motrën Ajkunë Mujë Bylukbashit. Këtu pra paraqitet në mënyrë shumë të qartë vendosmëria dhe fuqia fizike e kreshnikëve të cilët arrijnë që t’i shpëtojnë femrat e tyre të grabitura para aktit të kryer.

Në vazhdim të studimit autori kalon në një tjetër kapitull me titull “Epika popullore për luftën e Kosovës 1389 dhe paraqet një tabllo shumë reale për atë kohë që la gjurmë të pashlyer në historinë tonë por edhe në letërsinë tonë në përgjithësi. Autori paraqet në këtë kapitull këngët më të vjetra të krijuara nën sundimin Osman që i ka ruajtur populli ynë, pra ato janë të Luftës së Kosovës dhe këto këngë në trevën e Gjilanit këndohen nëpër oda pleqshë. Këtij kapitulli autori ia bashkangjet edhe këngën për Sulltan Muratin të cilën këngë e këndonte bujku  Shefki Nuhiu nga Stublla e Ulët e këto lloj të këngëve kishin edhe karakter religjioz.

 

Kaçakët në epikën popullore

 

Edhe kaçakët zënë vend të rëndësishëm në Epikën popullore të këtij libri. Autori në vazhdim të studimit të tij në këtë libër paraqet qartë se Epika popullore për kaçakët në këtë trevë ofron lëndë mjaft të pasur për studim. Në vargjet e këtyre këngëve praqitet mirë rezistenca e popullit tonë. Dihet se kaçakët ishin njerëz trima të pakënaqur me pushtuesit dhe luftonin me secilin pushtet dhe ate në kushte jashtëzakonisht të pabarabarta, por tek këta ishte në pyetje morali i fortë për t’iu kundërvyer çdo pushtuesi e që ishin të shumtë e të ndryshëm.Ndër këngët me rëndësi autori merr në trajtim këngën e Kaçak Sherifit, pastaj këngën e Lit Maxhunit, Kamer Loshit, pastaj kënga për kaçakun Ramë Halitin  etj.

Një kapitull tjetër me rëndësi në këtë libër është edhe “Këngët popullore rrethë ngjarjeve të viteve  1909-1912. Autori në këtë kapitull jep shpjegime për këngët epike sidomos për këngën e Llapit ku autori e vështron mirë këtë këngë në aspekte përgjithësuese.

Në pjesën e dytë të librit  Mr. Misin Misini para lexuesit jep disa krijime popullore në vargje të mbledhura në trevën e Gjilanit si: /Kënga  për gjarprin dhëndër/, /Kënga për Div Marjanin/., /Kënga për Arif Sinanin/, /Kënga për Mujë Bylykbashin/, /Kënga për Filip Harambashin/, /Xhafer Aga e Sokoli i Mujës/, /Kënga për Kaçak Sherifin/, /Kënga e Kamer Loshit/, dhe kënga për Ramë Halilin.

 

Vlera

 

Marrë në përgjithësi vepra shkencore me titull “Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit” e autorit Mr. sc. Misin Misini zen një vend të rëndësishëm në letërsinë tonë sepse ai ka trajtuar një studim shkencor  për  Epikën popullore të trevës së Gjilanit me rrethinë e që shoqërohet me vlera të arrira sa i përket këtij studimi që është mjaft deficitar. Kujtojmë se ky libër është dashur t’i bie në duar një lektori të mirë me qëllim të arritjes së vlerës më të lartë artistike. Pra mendojmë se Mr. Misin Misini ia ka arritur qëllimit final sa i përket vlerës dhe synimit të tij që ky libër me të vërtetë mbetet si një vepër me vlerë të lartë artistike dhe shkencore…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx