Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - Q
E shtune, 30.10.2010, 12:33 PM
 Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
Q
QAF/Ë-A
            AI   QË  UL QAFËN, E DHIEJNË (E DHJESIN)  PULAT  fr.proverb.,iron.- ai që gjunjëzohet, nënshtrohet e marrin të gjithë nëpër këmbë. (FGJSSH f. 1567, 1584). 
            I ARDHTË PAS QAFËS! fr.fol.,mallk.-vdektë! i rëntë papandehur një fatkeqësi!  e pësoftë nga nuk e pret! (i thuhet dikujt  që i ka shkaktuar  një tjetri një të keqe ose që gëzohet  për fatkeqësinë e tjetrit). (FGJSSH f. 1583, 2137, 2165). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
            I BËHET QAFA PALË-PALË (ME PALA) dikujt  fr.fol.,meton.-1. shëndoshet, ngjallet shumë, trashet, majet  shumë dikush, lidhet mirë nga shëndeti dikush, bëhet shumë i trashë, i majmë  dikush. (FGJSSH f. 130). S. shih sin : i bëhet barku palë-palë dikujt ; bëhet si bucë dikush. 2.  bëhet i pasur dikush, pasurohet dikush. (FGJSSH f. 1584). S. shih sin: bëhet beg dikush 
            E BËN QAFËN FYTËZ PENJSH dikush fr.fol.,iron.- përulet, nënshtrohet ( me turp) dikush, poshtërohet, shkarëzehet dikush, sillet me përulje dikush . (PETZE-FSHFRR f. 91). S.shih sin: bëhet baltë e pluhur dikush
            *I BIE MË (NË) QAFË dikujt dikush fr.fol.,id.-1.  i sjell mërzi dikujt dikush,  e shqetëson,  e mundon, e ngacmon dikë dikush, e bezdis, e mërzit, e trazon tepër, pa masë dikë dikush, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, i bëhet i mërzitshëm dikujt dikush. (AXH-IX f. 175, ART f. 212, FGJSSH f. 123, 1583, 1602,  RAHY f.43).- Ai zbardhi dhëmbët një copë herë dhe pastaj tha: -Kjo është një çështje e brendshme, Ema. Mos na bini edhe aq shumë në qafë ne beqarëve  për këto gjëra. (APONA-K f. 10). Shumëçka do të ishte më mirë sikur kritika të bënte punën e vet ashtu siç duhet e gazetarëve  të mos u bjerë  askush në qafë. (p.a. te: ERE, 29 mars 
            DERI NË PALCË TË QAFËS fr.ndf., meton.- krejt, të tërin, tërësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 1336, 1584). S. shih sin : nga koka deri te këmbët 
            E DREDH  QAFËN  fr.fol.,iron.- 1. (dikush)  vdes dikush.  S. shih sin : e kthen barkun nga dielli dikush. 2. (kafsha)  ngordh (kafsha). (FGJSSH f. 1583).S. shih sin : e kthen barkun nga dielli  (kafsha)
            IA DREDH QAFËN dikujt dikush fr.fol. ,meton.- e mbyt dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
            E FUT QAFËN diku dikush fr.fol., meton.- strehohet diku a në një vend dikush. (FGJSSH f. 1583). S. shih sin:e fut kryet diku dikush  
            E FUT QAFËN NË ZGJEDHË   fr.fol.1. (një popull, një vend) met.-  nënshtrohet, robërohet, pushtohet (një popull, një vend). (FGJSSH f. 1584, 2154, 2237). S.bie në robëri (një popull, një vend); hyn në zgjedhë (një popull, një vend); e vë qafën në zgjedhë (një popull, një vend);  shih sin: bie në dorë  të dikujt (një popull, një vend).. Ant. i këput  prangat  (një popull, një vend). 2. (dikush) i(ia) hyn vetë një pune të rëndë e të vështirë dikush. (FGJSSH f. 2237).S. shih sin: futet në baltë dikush 
            I HA QAFA PËR KËMBORË (DASHI) dikujt fr.fol.,iron.- e kërkon vetë diçka  jo të pëlqyer a të vështirë, të keqe dikush. (FGJSSH f. 637, 1584). S. shih sin:  e kërkon si breshka gozhdën  dikush 
            E HA QAFËN E PATËS dikush  fr.fol.,iron.- e pëson ashtu siç e meriton dikush, e gjen atë që e kërkon dikush. (NMUS-SHPK f. 253). S. shih sin: e gjen si  breshka te nallbani dikush 
            E HEQ  QAFE (QAFESH, QAFET, QAFËS)   fr.fol., meton.- 1. (dikë dikush) e largon, e shporr dikë dikush, e dëbon, e zbon, e përzë dikë dikush. (AXH-XLV f. 144, FGJSSH f. 792, 1328). Le t’ ia paguajmë paret dreqit, mjaft që ta heqim qafe.Tre dollarë nuk janë një punë e madhe.-Po dardha e ka bishtin prapa,-ia preu Ndou.-Nuk i zihet besë ujkut. Ata kërkojnë të vënë dorë në letër. (KJ-F-I f.159). Mbylla atë monstrum  prej çadre/ E hoqa qafe skenën  fanitëse mendova. (HAMAT te: KD, 31 maj 
            NUK E HEQ DOT QAFE ( QAFESH, QAFET, QAFËS) dikë dikush fr.fol.,id.- nuk e largon ,  nuk e përzë, nuk e dëbon dot dikë dikush  që  e bezdis,  që e mërzit , që nuk e lë të qetë ,rehat vazhdimisht,pareshtur.  (BQ-DSH).  S. shih sin : i bëhet barrë dikujt dikush
            *I HIDHET NË QAFË dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e përqafon dikë dikush, i turret dhe e përqafon dikë dikush. (FGJSSH f. 677). - Larushja, sa pa t’ anë, iu hodh në qafë dhe e puthi në të dyja faqet. (ZSA-VL-
            *I HIPËN  MË (NË) QAFË dikujt dikush  fr.fol.- 1. id.- e mërzit, e trazon tepër, pa masë dikë dikush, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, i bëhet i mërzitshëm dikujt dikush. (FGJSSH f. 683).-S’ ka ,  more shokë,  ai s’ bën për kryetar. Kur erdhi çoç na u duk, pa tani kërkon të na hipë në qafë. (ZSA-VL-
              M’ U HIQ QAFE !  fr.fol.,iron.- shpo-rru! ik! largohu! mbathja! qërohu! largohu prej këndej! (prej këtej!). (FGJSSH f.  1583). S. shih sin : baje  bishtin ! 
            *I HIQET QAFE (QAFET, QAFËS) dikujt dikush fr.fol., meton.- i largohet, i shporret dikujt dikush. (AXH-XLV f.144, RAHY f. 41).- Pra, mirë bëre që nuk  i sulmove me sëpatë, por edhe më mirë bënë ata që ulën bishtin nën vegë dhe t' u hoqën qafës. (BH-LB f. 81). S. shih sin:i hiqet deret   dikujt dikush
            *NUK I HIQET QAFE (QAFESH, QAFËSH) dikujt dikush fr.fol., ,iron. 1. i shkon shumë shpesh, shumë dendur (në shtëpi) dikujt dikush ,i qepet, nuk i ndahet për një punë a për diçka tjetër dikujt dikush, e bezdis, e mërzit shumë, së tepërmi dikë dikush me vizita, me shkuarje-ardhje të shpeshta. S.shih sin: ia ha llozin e derës dikujt dikush 2. meton.-Malësorit  i plasi barku e u kthye e  tha: u mundova...s' po më hiqen qafe. (RR.R te:R, 11 .IV.1987 f.18).  3. nuk e largon ,  nuk e përzë, nuk e dëbon dot dikë dikush  që  e bezdis,  që e mërzit , që nuk e lë të qetë ,rehat vazhdimisht,  pareshtur.  (QM- FSHRGP f. 58).  S. shih sin : i bëhet barrë dikujt dikush
            HIQMU QAFE (QAFET) ! fr.fol.meton.- shporru! ik! mbathja! largohu prej këndej! (FGJSSH f. 1583). S. shih sin : baje bishtin !
              IKËN ME QAFË TË THYER dikush  fr.fol.,iron.-1.  ikën me turp, i turpëruar dikush. S. shih sin: ikën me bisht ndër (për) këmbë dikush. 2. ikën i dërrmuar e i shpartalluar dikush. (NMUS-SHPK f. 253). S. shih sin : (e)  nerr dërrmën dikush 
            E KA MBI (MË, NË) QAFË  diçka   dikush fr.fol.,id..-e mundon, e shqetëson  pareshtur, vazhdimisht dikë diçka  , i rëndon dikujt diçka  , nuk i ndahet diçka dikujt, e ka ngarkesë, rëndesë vetanake (vazhdimisht, pareshtur) dikush  diçka, e ka në ngarkim, në ngarkesë vetanake (vazhdimisht, pareshtur) dikush  diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : e  ka ballgam  (në zemër) diçka   dikush 
            *E KA MË (NË) QAFË  dikë dikush  fr.fol., id.-i shkakton ndonjë  të keqe, ndonjë  dëm , ndonjë fatkeqësi  dikujt dikush, është dikush shkaktar ose fajtor  i ndonjë  të keqeje, ndonjë  dëmi  të dikujt a ndonjë  fatkeqësie që e ka pësuar dikush .-Mos më vër barrë në pleqëri, që nesër të thuash më pastë më qafë xha Hakiu. (TL-PD f.120). Juve asgjë nuk u dallon nga ata që për më shumë se pesë dekada i kishim në qafë. (BECU te : KD, 27 dhjetor 
            NUK KA PYLL PA DERRA fr.pro-verb.,aleg  s’ ka gjë pa të metë, pa firë, s’ ka gjë të përkryer, s’ ka njeri pa të metë, s’ ka njeri të përkryer). (FGJSSH f. 316). S. shih sin: arë pa stom e fjalë pa bishta nuk ka
            E KA QAFËN ME NJË DELL dikush fr.fol.,meton.-1. është shumë i dobët. S.shih sin : i duken brinjët dikujt. 2. është duke vdekur. (FGJSSH f. 305, 1584). S. shih sin : është në agoni dikush
            S’ KA  QAFË PËR ATË KËMBORË  dikush   fr.fol.,iron.- nuk është i zoti për atë punë dikush, nuk ka aftësi a fuqi për të bërë atë punë dikush, s’ bën dot për atë punë dikush, s’ është për atë punë dikush, nuk e përballon dot diçka (një punë etj.) dikush . (FGJSSH f. 1584). S. shih sin : s’ është cjap për atë zile dikush 
            E KA QAFËN TË SHKURTËR dikush  fr.fol.-1. id.  është njeri që nuk duron shumë dikush. S. shih sin : e humb durimin dikush. 2. id. nuk e mban gjatë diçka të fshehtë dikush. S.shih sin: e bën arë e lëmë diçka dikush. 3. iron.- flet pa u matur dhe pa u menduar mirë dikush. (FGJSSH f. 1584, 1878). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush 
              *E  KA QAFËN  SI TARAK dikush fr.fol.,meton.,krah.- Ajo s' u bë bukë e ujë te ai i pari që e kishte qafën si tarak. (MI-UD f. 34). 
             *KËPUT QAFËN! fr.fol., iron.- shporru, largohu, mbathja, ik!- (FGJSSH f. 2073).Këput qafën, na mërzite,/ Të doli boja, hipokrite! (QG-X f. 53). S. shih sin: baje bishtin!
            *E KËPUT QAFËN dikush fr.fol.,id.- 1.rrëzohet, bie e vritet keq. S.shih sin:e  thyen arrçin e qafës  dikush. 2.ikën, largohet, shporret në vend a drejtim të pacaktuar dikush. (FGJSSH f. 2073, 2251).- Ku dreq e këputi qafën? (JX-LV f. 209). S. shih sin: e ban bishtin dikush ; e  këput arrëzën dikush 
            I KËPUTET QAFA (së punuari, në punë)  dikujt fr.fol.,id.-lodhet shumë, pa masë (duke punuar, nga puna e rëndë)  dikush, robtohet (në punë,  së punuari) dikush, punon shumë, së tepërmi, tej mase dikush, punon e lodhet pa masë dikush. (FGJSSH f. 819, 1584). S. shih sin : i bie mulla e barkut  në tokë  (së punuari, duke punuar) dikujt
            *I KËRCEN NË QAFË dikujt dikush fr.fol.- 1. id.- e mërzit, e trazon tepër, pa masë dikë dikush, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, i bëhet i mërzitshëm dikujt dikush.- Të  gjithë ata që flasin apo shkruajnë për Qosjen me lehtësi (mohuese) apo vështirësi (pohuese), të kërcejnë në qafë. (BECU te : KD, 17 janar 
              IU  KTHEFTË  QAFA PRAPA ! fr.fol., mallk.- vdektë ! (FGJSSH f. 1584). S. shih sin : mos i pjektë dy bukë në një hi ! 
              KUR TË SHOHË QAFËN ! fr.ndf., iron.- kurrë, askurrë, asnjherë, kurrën e kurrës. (FGJSSH f. 1883, 1891, 2251). S. shih sin : kur të shijë Ajdini  urov
              IA LË NË QAFË diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.-1. i ia lë në besim, në ndërgjegje diçka dikujt (për ta ruajtur a për t’ u kujdesur), ia beson, ia ngarkon dikujt dikush kryerjen e një pune, një detyre etj, ia beson, ia  lë dikujt dikush diçka a dikë për t' u kujdesur, për ta mbrojtur a për ta ruajtur etj. (FGJSSH f. 1584).S. shih  sin :ia bën barrë diçka dikujt dikush. 2.  ia ngarkon, ia lë diçka (një punë, një detyrë, një përgjegjësi  a një çështje) dikujt dikush  për ta bërë  a për ta zgjidhur  (që është dashur ta bëjë a ta zgjidhë vetë a ka mundur ta bëjë  a ta zgjidhë vetë). (FGJSSH f. 926, 1584, 2111, 2154). S. shih sin : ia bën angari  diçka dikujt dikush ;  ia lë  (për, si) barrë  diçka dikujt dikush
              E LË NË QAFËN TËNDE fr.fol.,ftill.- e lë në mëshirën tënde, e lë në ndërgjegjen tënde. (FGJSSH f. 1584). S. shih sin : e lë në dorën tënde
              E MBAN MBI (MË, NË) QAFË   dikë a diçka  dikush fr.fol.,meton.-mban ngarkesë, detyrë, detyrim, përgjegjësi për dikë a diçka dikush, e mban në ngarkim, në ngarkesë vetanake (vazhdimisht, pareshtur)  dikë a diçka dikush (BQ-DSH). S.shih sin :  e mban barrën e dikujt a diçkaje dikush,   e mban  (si) barrë   dikë a diçka dikush      
            *I MBETET NË QAFË fr.fol.,id.- 1. (dikush dikujt) e sulmon pa të drejtë dikë dikush, e ngacmon kot a pa i bërë gjë dikë dikush. (MIGOJ-F-II f. 17, FGJSSH f. 1584). - Ai nuk e ka zakon  të flasë në erë dhe t’ i  mbesë në qafë njeriu. (GJV-MN f. 34).S.i ngel në qafë  dikujt dikush. 2. ( diçka)  i mbetet për detyrë , për obligim dikujt diçka, i mbetet ngarkesë, hall, brengë a përgjegjësi  dikujt  diçka e pahijshme (faj, sherr,turp, bela etj. pa dëshirë a me dredhi, me pabesi, me mashtrim nga dikush. (JTH-FFGJSH f. 105). S. shih sin: i bëhet për (si) barrë dikujt   diçka.3.(dikush   dikujt)  nuk e largon ,  nuk e përzë, nuk e dëbon dot dikë dikush  që  e bezdis,  që e mërzit, që nuk e lë të qetë, rehat vazhdimisht, pareshtur, i qepet e nuk i ndahet dikujt dikush, nuk e lë të qetë dikë dikush deri sa ia plotëson diçka   . (QM-FSHRGP f. 58, FGJSSH f. 1584).  S. shih sin : i bëhet barrë dikujt dikush
            I MBETET QAFA NË PE dikujt fr.fol., meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , bie , hiqet shumë nga shëndeti  dikush. SASI-PU f. 72). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush 
            I  MBETET QAFA SI BISHT QEPE dikujt  fr.fol.,meton.- hollohet dhe dobësohet shumë, pa masë dikush. (NMUS-SHPK f. 253). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush 
            *E MERR MË (NË) QAFË dikë dikush fr.fol.,id.-1. ia bën, ia sjell, ia shkakton ndonjë  të keqe, ndonjë  dëm , ndonjë fatkeqësi  dikujt dikush, është shkaktar ose fajtor  dikush për ndonjë  të keqe, ndonjë  dëm a ndonjë  fatkeqësi që e pëson  dikush a që i ndodh dikujt , i bën një  dëm të madh, një të keqe të madhe dikujt dikush,ia punon keq dikujt dikush,  e dëmton  keq, rëndë  dikë  dikush  (me një veprim, me një qëndrim a me një udhëzim të gabuar) .(FGJSSH f. 582, 976, 1584, 2061, ESHI f. 162).- Qafir!Kaq frikë ke? Nuk e shikon që është i lidhur?Bjeri, se më more më qafë e ma nxive faqen! (KB-TNZ f. 279). Po të jetë e mbara, i çon fjalë  tënd  shoqi të dorëzohet  e  të mos na marrë  në qafë  të gjithëve. (PARB-V f. 16). Fato të keqen, do të na marrësh më qafë! Ik, se të kërkojnë nga të gjitha anët...(DSH-KL f.78). Ata trockistët na morën më qafë të gjithë. (ZSA-VL-
            E MERR PËR  QAFE dikë dikush  fr. fol., meton.- e përqafon dikë dikush. (FGJSSH f. 1062).  S. shih sin. E merr në grykë dikë dikush
            TË MERR MË (NË) QAFË !  fr.fol.,id.- është shumë i mirë a shumë i bukur ! është i përsosur, sa të mahnit me bukurinë a me cilësitë e mira që ka ! (FGJSSH f. 1584).S. shih sin : të lë me gojë hapur ! 
            TË MERR MË (NË)  QAFË  dikush   fr.fol., id.- të bën dëm të madh   dikush, të  bën një të keqe të madhe  dikush, të dëmton shumë, rëndë  dikush, të shkretëron, të rrënon krejt dikush,  të fik, të katandis  dikush . (FGJSSH f. 1948). S. shih sin : të  shuan binanë dikush 
            NË QAFËN TËNDE fr.ndf.,id.-në  përgjegjësinë tënde! (FGJSSH f. 1715). S. në rruazën tënde!
            *NË QAFË TIME fr.ndf.,id.-në përgjegjësinë time.-Tani i plotfuqishmi  ishte bërë më qejf :-Për Bedenin , në qafë time, besoj t’ jua japin. (ZSA-VL-
            NGA LËVIZ  QAFA, KTHEHET KOKA fr.proverb.-nga diçka më e vogël e më pak e rëndësishme varet diçka kryesore. (FGJSSH f. 1584).  
            I NGEL NË QAFË fr.fol.,id.- 1. (dikush dikujt) e sulmon pa të drejtë dikë dikush, e ngacmon kot a pa i bërë gjë dikë dikush . ( FGJSSH f. 1584). S.shih sin: i mbetet në qafë dikujt dikush. 2. (dikush dikujt)  nuk e largon  nuk e dëbon dot dikë dikush  që  e bezdis,  që e mërzit, që nuk e lë të qetë, rehat vazhdimisht, pareshtur, i qepet e nuk i ndahet dikujt dikush, nuk e lë të qetë dikë dikush deri sa ia plotëson diçka.(FGJSSH f. 1584).S. shih sin : i bëhet barrë dikujt dikush
            I NGEL NË QAFË dikujt dikush a diçka  fr.fol.,id.-i mbetet për detyrë dikujt dikush a diçka për t’ u kujdesur. (JTH-FFGJSH f. 105). S. shih sin: i bëhet barrë dikujt dikush a diçka
            NUK E NGRE KURRË QAFËN dikush  fr.fol.,meton.-  është shumë i përulur e i nënshtruar dikush,është gjithnjë kokulur dikush,nuk kundër-shton kurrë dikush. (FGJSSH f. 1584).  S. shih sin : është bogolinë  dikush 
            NGRIJE QAFËN ! fr.fol.,id-mos u përul ! mos u nënshtro !  (FGJSSH f. 1584). 
            E NXJERR  PËR QAFE  diçka dikush   fr.fol.,id.-  heq shumë mundim, mundohet   shumë dikush për ta fituar, për ta marrë, për ta nxjerrë  diçka, e fiton, e merr, e nxjerr me shumë mundim, me zor, me vështirësi të madhe diçka dikush. (FGJSSH f. 1584). S. shih sin : e nxjerr për brirësh  diçka dikush 
            E NXJERR QAFËN  NGA SUPET dikush fr.fol.,id.- merr kurajo e guxim dikush, nuk rri më me frikë e me druajtje dikush,  trimërohet dikush. (NMUS-SHPK f. 253). S. shih sin : i vijnë fletët dikujt 
            TË  PAÇA NË QAFË ! TË PAÇA NË QAFËN TIME ! qofsha unë fajtor për diçka të keqe që mund të të ndodhë, më bëj, më quaj mua fajtor, shkaktar për çdo pasojë të keqe a fatkeqësi. (FGJSSH f. 1583-4). 
             PAS QAFE, PAS QAFËS  fr.ndf.,hiper. – shumë afër, fare afër, fare pranë. (FGJSSH f. 1583). S.shih sin : afër e afër
              E PRET QAFËN për  diçka  dikush fr.fol.,id.-është më se i sigurt për diçka (që e  pohon, e thotë) dikush,është shumë i sigurt për diçka (që pohon, thotë) dikush, ka besim, bindje të plotë, të patundur për diçka (që pohon, thotë) dikush, siguron, garanton për diçka dikush, e thotë me bindje të plotë diçka dikush, nuk e beson fare, kurrën e kurrës dikush se mund të ndodhë, se mund të bëhet diçka. (FGJSSH f. 1584, EQSHI f. 167). S. shih sin : (e) fut dorën në prush (në zjarr) dikush
              I PSHURR NË QAFË dikujt dikush  fr. fol.,iron.-e poshtëron shumë dikë dikush, e nëpërkëmb ligësisht dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 146). S.shih sin: e bën ars e qyrs  dikush  dikë
              QAFË MË (PËR) QAFË fr.ndf.,meton.- 1. duke u përleshur fytafyt, fytas, fytazi, fytafytas, fytafytazi, grykas,  në mënyrë të vendosur e të rreptë, me ashpërsi, me rreptësi të madhe, duke u zënë për gryke.S. shih sin : dhëmb  për dhëmbë2. duke u përqafuar, duke ndenjur të përqafuar njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 1583). S. shih sin: grykë më (për grykë)  
            I RËNTË PAS QAFËS! fr.fol.,mallk.-vdektë! i rëntë papandehur një fatkeqësi!  e pësoftë nga nuk e pret! (i thuhet dikujt  që i ka shkaktuar  një tjetri një të keqe ose që gëzohet  për fatkeqësinë e tjetrit). (FGJSSH f. 2137). S. shih sin: m os i pjektë dy bukë në një hi!
            I RRI NË QAFË dikujt diçka fr.fol.,ftill.-  i rri si barrë, si shqetësim, si brengë e vazhdueshme, e përhershme dikujt diçka, i rëndon vazhdimisht dikujt diçka, i rri rëndesë, ngarkesë, përgjegjësi, detyrë e vazhdueshme,e pareshtur vetanake dikujt diçka . (BQ-DSH). S.shih sin: i rri në krye dikujt diçka
            *E RROK NË QAFË  dikë dikush  fr. fol., meton.- 1.  e përqafon dikë dikush. (KR f. 288, FIA f. 969).2.  S. shih sin: e merr në grykë dikë dikush. 2. (fëmijën, foshnjën) e merr para vete (para kraharorit) fëmijën dikush  duke e mbajtur lart e duke e shtrënguar me dy duart  a një dorë. (KR f. 237). S. shih sin : e merr hopa (fëmijën, foshnjën) dikush 
              RROKET NË QAFË  me dikë dikush  fr.fol.,meton.-përqafet, përqafohet me dikë dikush . (FIA f. 969). S. shih sin: merret në grykë me dikë dikush 
            SHEH ME QAFË dikush fr.fol.,meton.- është shumë syçelë, vigjilent,  i kujdesshëm dikush, s’ i shpëton  gjë syrit të dikujt, sheh nga të katër anët dikush, sheh,  shikon nga të gjitha anët dikush. (SUAH-SHPPG f. 91). S. ka  katër palë sy dikush; i ka sytë pas kreje dikush; e ka syrin pishë dikush, i ka sytë pishë dikush; ka sy dhe prapa kokës dikush; ka sy edhe në qafë dikush; i ka sytë  qiqër dikush
            PO TA SHKELËSH NË QAFË, NUK BËN ZË dikush   fr.fol,meton.- është njeri shumë i butë, shumë i urtë e i patëkeq  dikush, nuk guxon të flasë, të reagojë a të kërkojë diçka dikush, s’ i dëgjohet fare zëri dikujt . (BQ-DSH). S. shih sin: është bogolinë dikush 
            *E SHPORR QAFËSH diçka dikush fr.fol.,meton.- e largon, e mënjanon, e shporr tej diçka dikush.- Shqipe moj lësho kushtrimin/ ndize flakë e qitja tymin/ shporre qafësh poshtërimin. (NEBU-DB f. 69). S. shih sin: e heq qafe (qafesh, qafet, qafës) diçka dikush 
                 E SHTRIN QAFËN dikush fr. fol., iron.- nënshtrohet, përulet dikush, sillet me përulje dikush. (FGJSSH f. 2085). S. shih sin: bëhet baltë e pluhur dikush 
                I (IA) SHTRIN QAFËN dikujt dikush  fr.fol.,iron.- i përulet dikujt dikush, i nënshtrohet me përulje  dikujt dikush, i përulet me turp dikush dikujt. (FGJSSH f. 1584, 1939-40, 2236). S. shih sin : i bëhet baltë  dikujt dikush 
                E SHTRON QAFËN dikush  fr.fol., iron .-nënshtrohet, gjunjëzohet, përulet dikush, sillet me përulje dikush..(FGJSSH f. 1584, 1941).S. shih sin : bëhet baltë e pluhur dikush
              I TRASHET QAFA dikujt fr.fol.,meton.- 1. shëndoshet, ngjallet shumë dikush. S. shih sin : i bëhet barku palë-palë dikujt. 2. bie, punësohet  në një vend të mirë a me të ardhura të mira dikush. (FGJSSH f. 2016). S. shih sin : (e) gjen shtëpinë e priftit dikush 
                THEFSH QAFËN! fr.fol.,mallk.-u mbytsh!  (BQ-DSH). S. shih sin : të pafsha tek sillen dardhat e egra
               THYEJ (E) QAFËN! fr.fol.,iron.- shporru! ik! mbathja! qërohu! largohu prej këndej! (prej këtej!) (HB-IV f. 239, 287, FGJSSH f. 313, 2073). S. shih sin : baj(e) bishtin !
                *IA THYEN PALCAKUN E QAFËS dikujt dikush fr.fol.,id.- e qorton, e sulmon, e kritikon ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush,  e shan dhe e qorton rëndë dikë dikush.- Njerëzit edhe kur të lavdërojnë apo edhe të lëmojnë, ta thyejnë palcakun e qafës ! (HKA-OM f. 187). S. shih sin : e bën bërdoz dikë dikush 
            *E THYEN QAFËN dikush fr.fol.id.- 1. shporret dikush, ikën, shkon, largohet, shporret në drejtim, vend të panjohur dikush. (FGJSSH f. 2073). -.Do ikë dimri, koha boshe,/thyen qafën ai i huaj! E thyen qafën e del fare.(RG-T f. 22-3). Ai, bëri si bëri, po shyqyr e theu më në fund qafën. (IK-KO f. 514). ). Pa e thyer qafën nuk ka çare,/ se shqiptari nuk përkulet! (RG-T f. 23). S. shih sin : e  këput arrëzën dikush..2. e pëson dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bie në  buzë dikush. 3.  zhduket, farohet, faroset  dikush a diçka.-Do ikë dimri, koha boshe,/thyen qafën ai i huaj! E thyen qafën e del fare.(RG-T f. 22-3).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka.4. rrëzohet, bie e vritet keq. (FGJSSH f. 2073, 2251). S.shih sin:e  thyen arrçin e qafës  dikush
            E   UL  QAFËN  dikush  fr.fol., iron.- përulet, nënshtrohet dikush, sillet me përulje dikush. (FGJSSH f. 1584, 1941, 2085). S. shih sin: bëhet baltë e pluhur dikush  
            IA VAR NË QAFË diçka dikujt dikush fr.fol.,met.- ia ngarkon, ia vë barrë, ia beson dikujt dikush një punë, një detyrë( për ta bërë, për ta kryer), ia beson, ia ngarkon dikujt dikush kryerjen e një pune, një detyre etj, ia beson dikujt dikush diçka për t' u kujdesur, për ta ruajtur etj. (FGJSSH f. 225, 1584, 2111, 2154). S.shih sin : ia bën  angari diçka   dikujt  dikush ; ia bën barrë diçka   dikujt  dikush
            *I VARET NË QAFË  fr.fol.,id.-1. (diçka dikujt) i ngarkohet, i besohet diçka dikujt.- Pas “çështjes Bebi”  që u mbyll kaq papritmas, policisë iu var në qafë çështja Vuçitërna. (SHVUK te: KD, 18 tetor 
            IA VË NË QAFË diçka dikujt dikush fr.fol., met.- ia ngarkon, ia beson dikujt dikush  diçka (një punë, një detyrë etj.) për ta bërë, për ta kryer, ia beson, ia ngarkon dikujt kryerjen e një pune, një detyre etj. dikush, ia beson, ia  lë diçka a dikë  dikujt dikush për t' u kujdesur, për ta mbrojtur a për ta ruajtur etj. (FGJSSH f. 1584, 2111, 2154). S. shih sin : ia bën  angari diçka   dikujt  dikush ; ia bën barrë  diçka dikujt dikush 
            NUK E  VË  DOT QAFËN NË  LITAR   dikush fr.fol., met.- nuk nënshtrohet, nuk  gjunjëzohet dot dikush, nuk e duron, nuk e pranon dot nënshtrimin, gjunjëzimin dikush. (FGJSSH f. 1008, 1584, 2154). S.shih sin : nuk bie në bark dikush ; nuk e ul ballin dikush
            E VË QAFËN NË ZGJEDHË (një popull, një vend) fr.fol.,met.-1.(një popull,një vend) nënshtrohet, robërohet, pushtohet (një popull, një vend). (FGJSSH f. 1584, 2154, 2237). S. shih sin: e fut qafën në zgjedhë dikush. 2. (dikush) i(ia) hyn vetë një pune të rëndë e të vështirë dikush. (FGJSSH f. 2237).S. shih sin: futet në baltë dikush
             (E)ZË QAFËN dikush fr.fol.- 1. id.-ikën, shkon, largohet, shporret në drejtim, vend të panjohur dikush.  (FGJSSH f. 1715-6). S. shih sin : e thyen arrçin e qafës dikush. 2. id.-bie,rrëzohet dhe vritet keq dikush. S. shih sin : e thyen arrçin  e qafës dikush.3.iron.-vdes dikush. (FGJSSH f. 2232, 2251).S.shih sin : e kthen barkun nga dielli dikush 
            I ZËNTË  PAS  QAFËS!  fr.fol.,mallk.-  vdektë! i rëntë papandehur një fatkeqësi!  e pësoftë nga nuk e pret! (i thuhet dikujt  që i ka shkaktuar  një tjetri një të keqe ose që gëzohet  për fatkeqësinë e tjetrit). (FGJSSH f. 1583). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
               I (IA) ZGJAT QAFËN dikujt dikush  fr.fol.,iron.- i përulet dikujt dikush, i nënshtrohet me përulje  dikujt dikush, i përulet me turp dikush dikujt. (FGJSSH f. 1584, 1939-40, 2236). S. shih sin : i bëhet baltë  dikujt dikush 
QAFLAK
                 BIE QAFLAK  dikush  fr.fol.,id.- bie, rrëzohet, përplaset, plandoset  përtokë, përdhe me forcë dikush.(BQ-DSH). S shih sin: e thyen arrçin e qafës  dikush
              E QET QAFLAK dikë dikush fr.fol.,id.- e qet, e hedh, e vërvit, e përplas tej, tutje përtokë dikë dikush  me forcë, me rrëmbim, me vrull, e rrëzon, e plandos përtokë dikë dikush duke e shtyrë me vrull, me forcë,e shtyn me forcë, me vrull dhe e hedh përdhe dikë dikush..S. shih sin: i (ia) jep duart dikujt dikush. 2  e shtyn dikë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: ia fut bërrylat dikujt dikush 
              QITET QAFLAK dikush fr.fol.,id.- hidhet , vërvitet tej, tutje përtokë dikush me vrull a me fuqi,përplaset, rrëzohet, plandoset pëdhe dikush me shtyrje të fuqishme ,  rrëzohet  dikush duke u shtyrë me vrull, me forcë, shtyhet me forcë, me vrull dikush dhe hidhet, rrëzohet përdhe. (BQ-DSH).  S. shih sin: i jepen duart dikujt
QAFOL-I
              I (IA) LIDH QAFOLIN dikujt dikush fr.fol.,id.-ia ngarkon një punë të rëndë dikujt dikush, ia cakton një detyrë të vështirë për ta kryer dikujt dikush. (FGJSSH f. 1585, 2154). S. shih sin: ia bën barrë diçka dikujt dikush 
              I (IA) VË QAFOLIN dikujt dikush fr. fol.,id.-ia ngarkon një punë të rëndë dikujt dikush, ia cakton një detyrë të vështirë për ta kryer dikujt dikush. (FGJSSH f. 1585, 2154). S. shih sin: ia bën barrë diçka dikujt dikush 
QAJ
            ËSHTË QAJ E RRJEDH  dikush fr.fol., meton.- është i qëndrueshëm, i paluhatshëm dikush, është parimor, i prerë, i vendosur dikush, atë që e thotë dikush  nuk e mohon, por e përmbush, e sendërton. (PETPA-LU f. 181). S. shih sin: e ka mendjen grusht dikush
            ËSHTË QAJ E THAJ dikush fr.fol.,iron.- atë që e thotë, e mohon, nuk e përmbush, nuk e sendërton dot dikush, është joparimor, i pavendosur, i luhatshëm dikush. (PETPA-LU f. 181). S. shih sin: është as andej, as andej dikush 
QAN
            AS QAN, AS QESH dikush fr.fol.,ant.-1.  nuk e shpreh, nuk e zbulon  gjendjen shpirtërore  dikush, nuk shpreh pakënaqësi as gëzim dikush. (AXH-XXXVIII f.156, FGJSSH f. 1586, 1601). 2. nuk bën, nuk mbaron dot asnjë (një) punë, veprim dikush, nuk bën dot asnjë (një) zgjidhje dikush. (FGJSSH f. 2045). S. shih sin : nuk qet as në duqe, as në strajcë dikush 
            QAN  PA RRAHUR dikush  fr.fol.,ftill.-  s’ ka asnjë arsye dikush që të jetë i pakënaqur,  ankohet kot, pa arsye dikush. (FGJSSH f. 1586, 1677). S. shih sin : ankohet kalorësi  se i  varen këmbët
QAR-I
               BËN  QAR dikush  fr.fol.,id.- fiton, siguron fitime dikush.  (FGJSSH f. 1587). S. shih sin: i bie  qarit  dikush 
            I BIE QARIT dikush fr.fol.,id.-e përfiton  diçka pa u munduar fare (që nuk e priste ose që nuk i takonte)  dikush  (ART f.211).S.bën qar dikush 
            E KA QAR diçka  dikush  fr.fol.,ftill.-  e ka fitim të paparashikuar diçka dikush. (FGJSSH f. 1587). S. qar e ka diçka dikush
            QAR E KA diçka dikush  fr.fol.,inverz.-   e ka fitim të paparashikuar diçka dikush. (FGJSSH f. 1587). S.  shih sin: e ka  qar  diçka dikush
QARË-T (TË)
            ËNJTET SË QARI dikush fr.fol.,meton.-  qan shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 444). S. shih sin: i dridhet buza për buzë dikujt 
            ËSHTË PËR TË QARË dikush fr.fol., meton.- është në gjendje kritike, të mjeruar, të keqe, të vajtueshme dikush, është si mos më keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : është në angështi dikush
            *IA JEP TË QARIT dikush  fr.fol., meton.- qan dikush, nis të qajë dikush. (FGJSSH f. 735).- Një re trishtimi, që ajo shthuri me vështrimin e saj vrënjte sytë e mi. Nëna u bë dhe në fytyrë. Unë ia dhashë të qarit. (JX-N f.19).  S. shih sin : i bie buza në vaj  dikujt
            IA KRIS TË QARIT dikush  fr.fol., meton.- qan dikush, nis të qajë dikush. (FGJSSH f. 1587). S. shih sin : i bie buza në vaj  dikujt
            NJË VJEN PËR TË QARË E NJËQIND VIJË PËR TË PARË fr.proverb., iron.-   një vjen për ta  qarë hallin e më shumë vijnë për të bërë sehir. (BETA-SITA-TIR f. 233). 
            *IA PLAS TË QARIT dikush  fr.fol., meton.- qan dikush, nis të qajë dikush .- I biri i tij do t’ i vinte pas tabutit …por, kur e futëm në dhe, siç duket diçka kuptoi edhe ai, se ia plasi të qarit. (IK-KF f. 47).. S. shih sin : i bie buza në vaj  dikujt 
               *IA SHKREP TË QARIT dikush  fr.fol., meton.- qan dikush, nis të qajë dikush .- Buza filloi  t’ i dridhej  gati për t’ ia shkrepur  të qarit dhe u lëshua si njeri  i lodhur  e i dërrmuar për vdekje. (ZSA-VL-
            *I VJEN  PËR TË QARË  dikujt fr.fol., fj.- i qahet dikujt. (FGJSSH f. 2164).- I vinte për të qarë, bëhej qull me djersë e thërriste duke sharë. (DHXH-P f. 19).  S. i vjen vaj dikujt 
QARK
            I  BIE QARK   diçkaje, dikujt a një vendi   dikush     fr. fol.,id.- i sillet, i vërtitet  diçkaje, dikujt a një vendi dikush, e qarkon, e rrethon  diçka, dikë a një vend dikush,  i bie, i kalon për rreth  diçkaje, dikujt a një vendi dikush. (FGJSSH f. 1588). S. shih sin: i vjen anës    diçkaje, dikujt a një vendi  dikush
            QARK E QARK  fr.ndf.,fj.- përqark, rrotull, përreth. (FGJSSH f. 1587). S.shih sin: anë e përqark
            SILLET QARK dikush a diçka fr.fol., ftill.-vërtitet, rrotullohet dikush a diçka, ecën, shkon përreth, përqark dikush a diçka. (FGJSSH f. 1714). S.  shih sin : vjen anës dikush a diçka 
            E SJELL  QARK dikë a diçka dikush  fr.fol.,meton.- e rrotullon, e vërtit dikë a diçka dikush, e bën të sillet rreth vetes dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. e sjell rreth (rrotull, vërdallë, vrangull)  dikë a diçka dikush 
            VJEN QARK dikush a diçka fr.fol.,ftill.-  vërtitet, rrotullohet dikush a diçka, ecën, shkon përreth, përqark dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin :  vjen anës dikush a diçka
            I VJEN QARK dikush fr.fol.,id.-1.   fr. fol.,id.-1. (diçkaje, dikujt a një vendi ) i sillet, i vërtitet diçkaje, dikujt a një vendi dikush,  e qarkon , e rrethon diçka, dikë a një vend dikush,  i bie, i kalon për rreth diçkaje, dikujt a një vendi dikush . (FGJSSH f. 1587). S. shih sin: i vjen anës   diçkaje, dikujt a një vendi  dikush.  2. diçkaje (një pune etj.) -  ia arrin, ia del diçkaje ( një pune etj) dikush, e mbaron, e kryen tërësisht diçka ( një punë etj.)  dikush, ka sukses të plotë në diçka (në një punë etj.) dikush , arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë krejt diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush   
QARK-U
            BËN NJË  QARK  dikush  fr. fol.,ftill.-  bën një rrotullim a një rrugë rreth diçkaje dikush. (FGJSSH f.  1587).
            QARK I BRENDSHËM  fr.em.,fj.,fiz.- burim i rrymës elektrike në një qark elektirik. (ART-II f. 203).
            QARK  I SHKURTËR fr.em., id., elektr.-  shkurtim i parregullt i rrugës së rrymës elektrike në një varg  përcjellësish e pajisjesh a pjesësh  elektrike, që sjell dëmtimin e tyre ose të burimit të rrymës. (FGJSSH f. 1587, 1878). S. shih sin: lidhje e shkurtër
QARK/Ë-A
            IA THAN QARKËN dikujt dikush fr.fol. ,id.- e lë pa ngrënë a pa pirë dikë dikush, e lë të uritur a të etur  dikë dikush, nuk i jep gjë  të hajë a të pijë dikujt dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 237). S. shih  sin : ia than barkun  dikujt dikush 
QARKULLIM-I
            *DALJE NË QARKULLIM e diçkaje fr.em.,id.- dalje në lexim e diçkaje.- Të nesërmen e daljes në qarkullim të fletores zyrtare,papritur për logjikën e tij, erdhën dhe e kërkun në zyrë. (FMYR-N f. 18).
            *DEL NË QARKULLIM fr.fol.,fj.-del  për  lexim.- Kohët e fundit  doli në qarkullim  libri „ Mitologjia, folklori, letërsia“ i A. Uçit.  (JPA te: SF nr. 1/ 84  f. 189).
            E FUT NË QARKULLIM diçka dikush  fr.fol.,fj.- e fut në punë, në veprim diçka dikush. (FGJSSH f. 523). 
            E NXJERR NË QARKULLIM diçka dikush  fr.fol.,fj.- e qarkullon, e shpërndan diçka dikush. (FGJSSH f. 2153). S.e vë në qarkullim diçka dikush  
            E VË NË QARKULLIM diçka dikush  fr.fol.,fj.- e qarkullon, e shpërndan diçka dikush. (FGJSSH f. 2153).  S. shih sin: e nxjerr në qarkullim diçka dikush 
QARTËSI-A
            *ME QARTËSI fr.ndf.- qartë, qartë-sisht.- Ishte një pasqyrë me dritë të marrme ku nuk dalloheshin me qartësi vijat më të mprehta të shpirtit shqiptar. (EKO-KE f. 27).
QARTËSON
            AS QARTËSON, AS TURBULLON dikush fr.fol.,ant.- .nuk bën, nuk mbaron dot asnjë (një) punë dikush. (HAVA-M f. 150). S. shih sin: nuk qet as në duqe, as në strajcë dikush
QARR-I
            KËRKON  TË BËJË QARRI ARRA  dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pamundur, të pasendërtuar dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: lyp borë në lëmë dikush     
            KUR BËN (TË BËJË)  QARRI ARRA (DARDHA,  FIQ) ! fr.ndf., proverb., iron.- kurrë, asnjëherë. (FGJSSH f. 58, 133, 1589, AVSU-SHPMGJ f. 94, MAH-FKPG-II f. 67, QM-FSHRGP f. 61, NMUS-SHPK f. 102). S. shih sin : kur të shijë Ajdini  urov
              QARR I EGËR fr.em.,fj.,bot.- lloj qarri, i gjatë deri njëzet e pesë metra, me lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë, bujgër. (FGJSSH f. 1589). S. shih sin: lis bujk
            QARR I KUQ fr.em.,fj.,bot.- lloj qarri, i gjatë deri njëzet e pesë metra, me lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë, bujgër. (FGJSSH f. 190, 1589). S. shih sin: lis bujk
            QARR I LESHTË fr.em., fj.,bot. , L. Quercus lanuginosa -lloj bungu njëzet- tridhjetë metra i lartë, me lëkurë të plasaritur e me push, me gjethe vezake dhe me lende më të vogla se të bungut, që kur bien, e lënë kësulën në degë. (FGJSSH f. 198, 1589). S. shih sin:  bungë e butë
            QARR I ZI fr.em.,fj.,bot.- lloj qarri, i gjatë deri njëzet e pesë metra, me lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë, bujgër. (FGJSSH f. 1589). S. shih sin: lis bujk
              QARR I LESHTË fr.em.,fj.,bot.- fr.em., fj.,bot.- lloj bungu  njëzet-tridhjetë metra i lartë, me lëkurë të plasaritur e me push, me gjethe vezake dhe me lende më të vogla  se të bungut, që kur bien , e lënë kësulën  në degë, bungëbutë. S. shih sin : bungë e butë 
QE
            QE S’ QE, SHKOI ME QE fr.proverb.-  ajo që ka shkuar, që ka kaluar s’ ka pse të kujtohet më.(PAVHA-SHPE f. 117). S. e shkuar, e harruar
QELIBAR-I
            SI QELIBAR fr.mb.,krah.- fare i verdhë, i verdhë shumë , së tepërmi. (UÇ-3/ 
QE-TË
            (I) BJERR  QETË  E (I) KËRKON  BRIRËT dikush  fr.proverb.,iron.- e humb gjënë e madhe, kryesore, me vlerë, me rëndësi të madhe dhe  kërkon  diçka të   parëndësishme a pa vlerë dikush. (NBE-
            DO TRE QE NË ZGJEDHË dikush  fr.fol.,iron.- ka kërkesa të tepruara dikush, kërkon gjëra të tepërta dikush. (NMUS-SHPK  f. 137). S. shih sin : do bythë viçi  dikush 
            I GRAH QETË JASHTË ÇEPURËVE dikush  fr. fol.,iron.-1.  flet kuturu, pa u menduar, pa u matur, në tym dikush. S. shih sin : flet në arë e në stom dikush. 2. punon, vepron  ters, së prapthi, mbrapsht  dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 87). S. shih sin : barrën e kalit ia ngarkon gomarit dikush  
            S' I HEQIN DOT QETË me dikë dikujt fr.fol.,ir-on.- nuk mund të matet dot me dikë dikush, nuk mund t’ i matë dot forcat me dikë dikush, nuk mund të hyjë në garë me dikë dikush, nuk mund dot t’ i matë, t’ i sprovojë, t’ i provojë aftësitë, forcat me dikë dikush. (JBALL-MISA-KOR f. 186). Ant. i mat armët me dikë dikush 
            (I) HUMB QETË  E PYET PËR BRIRËT dikush fr.proverb.,iron.-e humb kryesoren, më të rëndësishmen e interesohet për të parëndësishmen, jokryesoren dikush, e humb diçka të madhe e kryesore dhe shqetësohet për gjëra të vogla, të parëndësishme dikush. (FGJSSH f. 698, 753). S. shih sin : e humb kokën  e pyet për flokët  dikush 
            S’ KA KUSH IA NGET QETË dikujt  fr. fol.,iron.- nuk e përfill njeri dikë, nuk ia var njeri totbën dikujt . (NMUS-SHPK f. 138). S. shih sin : është bira e fundit (e mbramë)  e fyellit (e kava-llit) dikush 
            I KA QETË NË ARË dikush fr.fol., meton.- është shumë i zënë me punë dikush, nuk ka kohë fare për të bërë a punuar diçka tjetër dikush (nga zënia me punë),është me ngut e s’ e pret dot puna dikë. (JTH-FFGJSH f.75). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush
            NUK I KA QETË BARAS me dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk është i barabartë  për nga pozita (shoqërore) me dikë dikush, dikush është në një pozitë më të lartë se dikush tjetër. (HAFSHE-DI f. 177). 
            I KA QETË  NË ZGJEDHË   dikush fr. fol., meton.- është shumë i zënë me punë dikush, nuk ka kohë fare për të bërë a punuar diçka tjetër dikush (nga zënia me punë),është me ngut e s’ e pret dot puna dikë. (JTH-FFGJSH f.75). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush
            *I MBREH QETË me dikë dikush  fr.fol., id.- 1.  ngatërrohet, zihet, grindet  fytafyt  me dikë dikush, përleshet, kacafytet me dikë dikush, i përgjigjet sfidës së  dikujt  dikush. - Hë gjeti  Zugo Bullari me kë t’ i mbrehte qetë! Atij i hanë brirët, duket! (BILXHA-KR f. 17 ). S. shih sin:  del në bejleg me dikë dikush . 2.  matet  me dikë dikush, hyn në garë me dikë dikush,i mat,i sprovon, i provon aftësitë, forcat me dikë dikush. (FGJSSH f. 1092, 1244, 2232). S. shih  sin:  shtie bejleg me dikë dikush
            I NGATËRRON  QETË me dikë dikush  fr.fol., id.-1. ngatërrohet, zihet, grindet  fytafyt  me dikë dikush, përleshet, kacafytet me dikë dikush, i përgjigjet sfidës së  dikujt  dikush, bie në përleshje me dikë dikush,i kundërvihet dikujt dikush. S. shih sin:  del në bejleg me dikë dikush. 2.  matet  me dikë dikush, hyn në garë me dikë dikush,i mat,i sprovon, i provon aftësitë, forcat me dikë dikush. (FGJSSH f. 1092, 1244, 2232). S. shih  sin:  shtie bejleg me dikë dikush
            S’ NGET QETË, S’ NGET AS BUAJT dikush  fr.fol.,iron.- nuk është i zoti, i aftë për asgjë, për asnjë punë dikush. (PAVHA-LI f. 99). S. shih sin : nuk e ke për asgjë dikë
            I  NIS QETË me dikë dikush fr.fol.,iron.- 1. ngatërrohet, grindet  me dikë dikush, nuk shkon mirë me dikë dikush, ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush, ndodhet ngushtë me dikë dikush. (NMUS-NJFK f. 211). S. shih sin : e gjen belaja dikë me dikë . 2. matet  me dikë dikush, hyn në garë me dikë dikush,i mat,i sprovon, i provon aftësitë, forcat me dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 138). S. shih  sin:  shtie bejleg me dikë dikush (edhe moh.)
            RRI PARA QEVE! fr.fol.,id.- këqyr,shih, shiko punën tënde! shiko rrugën tënde ! rri aty e mos fol ! mos ndërhyj ! (NMUS-SHPK-II f. 190, NMUS-SHPK f. 139). S. shih sin : ruaj dhitë tua !
            NUK I RROJNË QETË dikujt fr.fol., iron.- fr.fol.,iron.- s' ka aftësi, mundësi, fuqi  për diçka dikush, është jashtë mundësive e aftësive të dikujt diçka, nuk i ka mundësitë dikush. (NMUS-SHPK f. 139). S. shih sin: nuk ka bythë për diçka (për një punë etj.) dikush
            SA TË QAJNË QETË, QAN QERRJA fr. proverb.- fr.ndf.- sa të  ankohet dikush tjetër që mban barrën më të rëndë, ankohet ai që nuk ka ndonjë barrë ose vështirësi për të përballuar. (FGJSSH f. 753, 1587). S. sa të thërresin qetë, thërret qerrja
            SA TË THËRRESIN QETË, THË-RRET QERRJA fr. proverb.- fr.ndf.- sa të  ankohet dikush tjetër që mban barrën më të rëndë, ankohet ai që nuk ka ndonjë barrë ose vështirësi për të përballuar. (FGJSSH f. 753, 1600, 2064). S. shih  sin: sa të qajnë qetë, qan qerrja  
            NUK I SHKOJNË QETË PËR BRAZ-DË dikujt fr.fol., meton.- nuk  shkojnë mirë, mbarë punët dikujt. (PETZE-TRO-I f. 197). S. shih sin: I shkojnë punët rrakadyl dikujt 
           *I ZË QETË me dikë dikush  fr.fol., id.- 1. ngatërrohet, zihet, grindet  fytafyt  me dikë dikush, përleshet, kacafytet me dikë dikush, i përgjigjet sfidës së  dikujt  dikush. (AXH-X f. 162, FGJSSH f. 1092, QM-FSHRGP f. 57). S. shih sin:  del në bejleg me dikë dikush. 2.  matet  me dikë dikush, hyn në garë me dikë dikush,i mat,i sprovon, i provon aftësitë, forcat me dikë dikush. (FGJSSH f. 1092, 1244, 2232). S. shih  sin:  shtie bejleg me dikë dikush  
            I ZËNË QETË në mes vete  fr.fol.,id.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, grinden, zihen në mes vete, e çojnë, e kalojnë shumë keq në mes  vete.(PAVHA-SHPE f. 117).S.shih sin: shkojnë arëza në mes vete
            MOS I ZËRË QETË  me dikë  fr.fol.,id.-  mos u merr me dikë. (NXH-2/ 
QEDER-I
            *MOS E BËJ QEDER QEJFIN !  fr.fol., id.- mos u shqetëso ! mos u mërzit ! - Ulërinin të shiturit : / mos bëj qeder qejfin !/ S’ ka gjë  se s’ ke bukë, /jemi derë e parë.(IK-MD f. 168). S.shih sin : mos kij brengë ! mos kij dert ! S.shih sin : mos kij brengë !
            I BËN QEDER dikujt a diçkaje dikush  fr.fol., fj.- e dëmton dikë a diçka dikush. (FGJSSH f.  1590). 
            NUK E HA QEDERI  dikë  për dikë a diçka  fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush.  (FGJSSH f. 1590). S. shih sin : aq  i bën  dikujt për dikë a diçka
            NUK E KA QEDERIN e dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,iron.-uk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush.  (FGJSSH f. 1590). S. shih sin : aq  i bën  dikujt për dikë a diçka  
            MOS KIJ QEDER ! fr.fol.,id.-  mos u brengos, mos u shqetëso, mos u merakos !. (FGJSSH f. 1590). - Ti ruaj veten, për mua mos kij qeder se unë, fundi i fundit, e hëngra çairin. (HP-M f. 33).  Mos keni qeder!Në pyll nuk hyjnë dot ata, sikur ja, kaq ta bëjnë dhëmbin!- dhe u tregonte gishtin e madh. (THK-PËR f.197).S.shih sin : mos kij brengë !
           NUK E HA QEDERI për dikë a diçka dikë fr.fol.,id.- nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet dikush për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: aq i bën dikujt për dikë a diçka
           NUK E ZË QEDERI për dikë a diçka dikë fr.fol.,id.- nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka. (FGJSSH f. 643, 1590, 2232). S.shih sin: aq  i bën dikujt për dikë a diçka
QEFIN-I
            BËHET  QEFIN dikush  fr.fol.,id.- zbehet shumë (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 1591).S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush 
            E MBAN  QEFININ ME VETE dikush  fr.fol.,meton.-1.nuk frikohet, nuk trembet nga vdekja dikush, e merr vdekjen parasysh dikush. S. e bën vdekjen si të lindë dikush; e merr vdekejn në sy dikush. 2. e ndien dikush se po i afrohet vdekja. (FGJSSH f. 1591, 2142).  
            *ME QEFIN NË GJI fr.ndf.,meton.- me (në) rrezik të madh (jete).-Gjithnjë me frikë e qefin në gji nuk jetohet në këto troje. (HKA-OM f. 106). S. shih sin: nën bajonetën e armikut  
            ME QEFIN NË KOKË fr.ndf., meton.- me (në) rrezik të madh (jete). (FGJSSH f. 1591, 1785). S. shih sin: nën bajonetën e armikut  
            ME QEFIN NËN  SQETULL  fr.ndf., meton.- në rrezik të madh (jete). (FGJSSH f. 1591, 4785). S. shih sin: nën bajonetën e armikut  
            E SHQYEN QEFININ dikush fr.fol. meton.- shpëton nga vdekja dikush. (BQ-DSH).
QEFULL-I
            QEFULL DIMRI fr.em.,fj.,zool., L. Chelon  labrosus.-  peshk detar pelagjik që rritet deri në 
            QEFULL VERE, QEFULL I VERËS fr.em.,fj.,zool.,L.Mugil cephalus.-  peshk që rritet  dri më 
            QEFULL VJESHTE fr.em.,fj.,zool.,L. Liza ramada.-  peshk  që rritet  deri në 50-60  cm, me peshë  3-
QEJF-I shm. QEJFE-T
            ASHTU I (IA) DO QEJFI  dikujt fr.fol., meton.-  ashtu do,  ashtu dëshiron dikush. (FGJSSH f. 1591). 
            *BËHET MË (NË) QEJF dikush fr.fol.,meton.-1.trashet, ngjallet, shëndoshet shumë dikush, dhjamoset, majet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet barku palë-palë dikujt ;bëhet si bucë dikush. 2. bëhet (vjen) në gjendje të mirë shpirtërore dikush, thrkmezet, qejfleiset dikush. (FGJSSH f. 130, 1591).-Tani i plotfuqishmi  ishte bërë më qejf :-Për Bedenin , në qafë time, besoj t’ jua japin. (ZSA-VL-
            *I BËHET QEJFI  dikujt fr.fol.,meton.- i vjen mirë dikujt, kënaqet dikush,  gëzohet dikush, i pëlqen dikujt.  (FGJSSH f. 815, 1591, 2164). -Asaj i bëhej qejfi që ajo kishte flakur drojtjen dhe kishte hyrë në bisedë në mënyrë të lirshme. (EK-NJLV f. 48). Flokët... i kishin hije dhe s’ ëmës po i bëhej qejfi. (ZSA-VL-
            I BËHET QEJFI PUSHKË dikujt  fr. fol.,id.- gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1591).S.shih sin :  i guf (i gufon)  barku dikujt  
            E BËN KOKRRËN (KOQEN) E  QEJFIT dikush   fr.fol., id.-  kalon çaste  të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle,  pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGJSSH f. 868). S. shih sin : bën pallë dikush
            *E BËN MË (NË) QEJF  dikë dikush  a diçka fr.fol., meton.- e bën  në gjendje të mirë shpirtërore dikë dikush a diçka, e thekmez  dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 132).-Ngase e bën atë të thekmezur, në qejf, në orë të mira, të disponueshëm hë për hë, vera ngrihet  në nivelin e kultit të vërtetë. (BQ- PNF  f. 178). Gota e rakisë shkonte dorë më dorë.Ngadalë-ngadalë rakia po i bënte më qejf. (ZSA-VL-
        BËN SI I DO QEJFI dikush fr.fol.,ftill.- bën si do, si të dojë dikush,  bën si t’ i teket dikush. (FGJSSH f. 1591).S.shih sin : (e) bën qejfin e tij dikush 
         BËN  SIPAS QEJFIT dikush   fr.fol.,ftill.- dikush  fr.fol., fj.- bën si do, si të dojë dikush,  bën si t’ i teket dikush. (FGJSSH f. 1591).S.shih sin : (e) bën qejfin e tij dikush 
        *BËN QEJF   dikush fr.fol.,meton.  zbavitet, argëtohet, dëfrehet dikush. (FGJSSH f. 1041, 1591).-Pastaj e merr atë miken këtu përpara  dhe fry nga të katër anët,ec ku të duash  dhe bëj qejf .(FGJ-K f.137). Edhe aty, bëmë sa bëmë qejf , e pa feksur akoma dita, u shpërndamë. (SS- F f. 79). Flilozofia e Epikurit reduktohet  në tirrjen  për të ngrënë , për të pirë e për të bërë qejf. (ZXH te : SF nr. 4/ 
            IA BËN QEJFIN dikush fr.fol.- 1. (dikujt) meton.-ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, ia plotëson dëshirën dikujt dikush, ia dëgjon fjalën dikujt dikush . (FGJSSH f. 815, 1591). S. shih sin: i (ia) gjen damarin  dikujt dikush. 2. (dikujt) meton.- ia bën, ia plotëson, ia përmbush çka dëshiron  dikujt dikush, bën, vepron dikush sipas  dëshirës, ëndjes së dikujt, vepron, punon dikush siç dëshiron dikush, ia plotëson dëshirën dikujt dikush. (AXH-XLV f. 147, FGJSSH f. 135, FIA f. 900). S. nuk ia prish zemrën dikujt dikush ; shih sin : ia bën dëshirën dikujt dikush .3.dikujt (fëmijës) iron.- e përkëdhel dikë (fëmijën)  dikush duke i plotësuar edhe tekat e trillet, duke mos e qortuar për gabimet që bën etj.,e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush, e merr me të mirë e i bën lajka dikujt dikush. (FGJSSH f. 466). S. shih sin: e merr me dhele  dikë (fëmijën)  dikush. 4. (dikujt) iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat, tekat a qejfin dikush dikujt.(FGJSSH f. 2229). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  
            *IA BËN QEJFIN MAL dikujt dikush fr.fol.,met.-e thekmez shumë, pa masë  dikë dikush.- Dhe vazhdoi me të njëjtin avaz: -Hej, ç’ ma ke  bërë qejfin mal, sokol i malit! (MI-SHT f. 38).
         NUK E BËN QEJFIN QEDER për dikë a diçka dikush fr.fol.,id.-nuk mërzitet, nuk brengo-set, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet dikush për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka. (JBALL-KOR f. 200, FGJSSH f. 1590-91). S.shih sin: aq  bën dikujt për dikë a diçka
           (E) BËN QEJFIN E TIJ dikush  fr.fol., fj.- bën si do, si të dojë dikush,  bën si t’ i teket dikush. (FGJSSH f. 1591).S.bën si i do qejfi dikush ; bën sipas qejfit dikush 
           IA BËN QEJFIN VETES dikush  fr.fol., iron.- ia mbush mendjen vetes dikush për diçka se ashtu është siç mendon ai, se do të bëhet  ashtu siç do, siç dëshiron ai. (FGJSSH f. 135, 1591, 2141).
           *I  BËRË NË QEJF dikush  fr.fol.,id.-  i thekmezur, i bërë në gjendje të mirë shpirtërore.- Merko Zeneli… përcolli  Xhelal Kadënën  e tregtarin dorac të bërë  në qejf  nga të pirët. (ZSA-VL-
            I BIE PAS QEJFIT dikujt dikush fr.fol.,  id.- ia bën, ia plotëson, ia përmbush çka dëshiron  dikujt dikush, bën, vepron dikush sipas  dëshirës, ëndjes së dikujt, vepron, punon dikush siç dëshiron dikush, ia plotëson dëshirën dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin:i shkon pas (sipas) avazit  dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush 
            I BIE PËR QEJFI diçka dikujt  fr.fol.,meton.- i pëlqen diçka dikujt, i bën, i bie, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, e do, e dëshiron, e pranon, e honeps diçka dikush me ëndje, me kënaqësi, i leverdis diçka dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen elver diçka dikujt 
            I BIE QEJF  për diçka dikujt  fr.fol.,id.- e dëshiron ,e do, e lektis  diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih  sin: i bie dëshira dikujt për diçka; i digjet buza për diçka dikujt 
            *ÇFARË T’ I DOJË QEJFI fr.fol.,fj.- çfarë të dëshirojë.- Në Kosovë sot kopjon e vjedh kush të dojë çfarë t’ i dojë qejfi dhe askush nuk jep llogari. (IMU te: ERE, 7 qershor 
            I DEL NGA QEJFI (PREJ QEJFI)  diçka a dikush dikujt fr.fol.,id.- nis të mos e adhurojë, të mos e dojë, të mos e pëlqejë më diçka a dikë dikush, nuk e do, nuk e adhuron  më  diçka a dikë  dikush,  i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë për diçka a dikë  dikush,  i zvirdhet dikujt diçka a dikush, nuk ushqen më dashuri ndaj diçkaje a dikujt  dikush. (FGJSSH f. 659, 1591). S. shih sin: i del nga huji (prej huji)  diçka a dikush dikujt; nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush  
            I DEL QEJFIT   diçka  a dikush dikujt  fr. fol., id.-  nuk e do, nuk e adhuron  më (si më parë) diçka a dikë  dikush,  i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë, dashuri për diçka a dikë  dikush, i zvirdhet, i strakset, i zvordhitet  diçka a dikush dikujt, nuk ushqen më dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt  dikush. (HB-II f. 208). S. shih sin: i del nga huji (prej huji) diçka a dikush dikujt
            *IA DO QEJFI   diçka  dikujt  fr,fol.,id.- i pëlqen dikujt diçka, e dëshiron , e do  me ëndje , me kënaqësi diçka  dikush. (FGJSH f. 111, FGJSSH f. 381, 443, 1591, 1696). Vinte e na jepte mend: le të marrë djali kë të dojë…Të dashurohej djali e të martohej me kë  t’ i donte qejfi, pa nëna  e babai në dreq të venin…. (STPO-D f. 8).  Atë që ju do qejfi, e besoni … domosdo ! (ZSA-VL-
            ËSHTË ME QEJF dikush fr.fol., ftill.- është  i   thekmezur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush.(FGJSSH f.124, 734, 1143, 1591).S. shih sin : është në bend të mirë dikush
            ËSHTË ME QEJF TË PRISHUR dikush   fr.fol.,ftill.- është në gjendje të keqe shpirtërore dikush. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin : është çartrafil  dikush 
            ËSHTË NË QEJF dikush fr.fol.,ftill.- është  i   thekmezur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush. (FGJSSH f.1591).S. shih sin : është në bend të mirë dikush (edhe moh.) 
            *NUK ËSHTË NË QEJF dikush fr.fol., meton.-nuk është në gjendje të mirë shpirtërore dikush.-Vërtet nuk isha në qejf, sepse druhesha sa nuk bëhet. (AC-DF f.23).S.shih sin :është çartrafil  dikush  (edhe poh.) 
            ËSHTË PA QEJF dikush fr.fol.,ftill.-  është i sëmurë dikush. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin : i ka hyrë krimbi dikujt 
            ËSHTË TËRË QEJF dikush  fr.fol.,ftill.-  është në gjendje shumë të mirë shpirtërore dikush. (FGJSSH f. 1591). 
            *GJITHË QEJF E LEZET fr.ndf.,mb.-  në gjendje shumë të mirë shpirtërore.- Kruajti kokën gjithë qejf e lezet ca nga supa e lyrshme e qefullit e ca nga shakaja c kripur e Leksit. (JX-LV f.178). 
            HEQ QEJF dikush për dikë a diçka, E HEQ QEJFIN e dikujt a diçkaje dikush  fr.fol., meton.-çmallet, çmallëzohet me dikë a diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë dikujt për dikë a  diçka, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e heq dryshkun e dikujt a diçkaje dikush 
            * I HYN NË QEJF  diçka a dikush  dikujt  fr.fol.,meton.- fillon t’ i pëlqejë dikujt dikush a diçka  e t’ i japë kënaqësi, nis ta  dojë, ta  adhurojë, ta pëlqejë   diçka a dikë  dikush, e do ,e adhuron , e pëlqen diçka a dikë dikush,i lezetohet diçka a dikush dikujt. (FGJSSH  f. 659, 971, 1591).-Përpiqet t’ i hyjë në qejf Hitlerit e Musolinit e me ndihmën e tyre  të shtrijë sundimin e vet djathtas e majtas. (FH-KPV f. 26). S..shih sin : i hyn në begeni   diçka a dikush dikujt 
             I IKËN QEJFI dikujt  fr.fol.,meton.-  nuk do, nuk dëshiron më dikush. (FGJSSH f. 1591). 
            *E KA NË QEJF  diçka a dikë  dikush fr.fol., id.- e do,e adhuron, e pëlqen  diçka a dikë  dikush.- Si edhe romantikët evropianë, edhe Naimi  vargjet i ka më në huj, më në qejf se prozën. (BQ-PNF f. 235).Të rinjtë kosovarë  që nuk e kanë shumë në qejf  shkollën ndërkohë që kanë prirje  për të ushtruar zanate të ndryshme teknike, mund të aftësohen në zanate  në zanate të ndryshme  pranë organizatës  joqeveritare zvicerane “ Swisscontact“. (GJFIL te: KD, 23 qershor 
            *NUK E KA NË QEJF  diçka  a  a dikë dikush fr.fol.,id.-, nuk e do, nuk e adhuron  më  diçka a dikë  dikush,  i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë për diçka a dikë  dikush, i zvirdhet dikujt diçka a dikush, nuk ushqen më dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt  dikush. –Më pate thënë se atë s’ e kanë në qejf ata të pushtetit, por, po të them, më është dhimbsur shumë  që i ka ardhur radha të shesë tokën e babait për botimin e librit! (HKA-OM f. 119). S. shih sin: nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush  (edhe poh.)
                E KA PËR QEJF diçka a dikë dikush  fr.fol.,id.-e do, e adhuron, e pëlqen diçka a dikë dikush.(BQ-DSH).S.shih sin: i hyn në begeni diçka a dikush dikujt 
            *KA QEJF për diçka  dikush fr.fol.-e dëshiron, e do diçka dikush. (FGJSSH f. 381, 1591, 1696).- Akademia solemne shënoi veç tjerash, edhe ripromovime këngësh  që dikush ka qejf t’i quajë himne. (IMU te: ERE, 14 qershor 
            *E KA QEJF diçka dikush, IA KA  QEJFI  diçka dikujt fr.fol., meton.-e dëshiron, e do  diçka dikush,e pëlqen diçka dikush, i pëlqen diçka dikujt, e do, e dëshiron, e pranon, e honeps, e pëlqen  diçka dikush me ëndje, me kënaqësi. (FGJSSH f. 1134, 1591, 1806). - Lejla e kishte kuptuar se dhe asaj  ia kishte qejfi. Prandaj atë natë…(ZSA-VL-
                IA KA QEJFIN  diçkaje dikush  fr.fol. ,fj.-e do, e dëshiron diçka dikush, i teket për diçka dikujt. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt  (edhe moh.) 
            E KA QEJFIN për diçka dikush  fr. fol., ftill.-e dëshiron, e do diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt 
            KUR T’ I DOJË  QEJFI? fr.fol.,meton.-   kur të dojë? kur të dëshirojë? (FGJSSH f. 1591). 
            *I MBETET QEJFI dikujt fr.fol.,id.- hidhërohet, zemërohet dikush, nga që nuk i plotësohet  dëshira,  mbetet i pakënaqur dikush. (FGJSSH f. 659, 1591).  Të drejtën,  pas zgjedhjeve mua më mbeti qejfi. Nuk e kuptova  pse nuk u zgjodha .  (ZSA-VL-
            *ME GJITHË QEJF fr.ndf.- me gjithë kënaqësi,, me pajtim të plotë, pa kundërshtuar fare, pa asnjë kundërshtim, fare pa kundërshtim. (ALSI te : Leka nr. 6/ 
            ME QEJF TË PRISHUR fr.mb., ndf., meton.- .1. i pakënaqur, i brengosur tej mase, shumë i mërzitur e i sëndysur, i ngrysur. (FGJSSH f. 205).S.  shih sin: sikur i ka ngrënë macja brumin.2.  jo me dëshirë, jo me qejf. (FGJSSH f. 2073). S. me zemër të thyer. 3. iron.- qejfprishur, në gjendje jo të mirë shpirtërore, në gjendje tê keqe shpirtërore, i  zymtë, i  paqeshur, i  pagëzuar, i  ngrysur, i  vrenjtur. (BQ-DSH). S. shih sin : me ballin e vrenjtur
            E MERR ME GJITHË QEJF diçka dikush  fr.fol.,ftill.-e merr me gjithë kënaqësi diçka dikush, e merr fare pa përtim diçka dikush. (BQ-DSH). S.e merr me gjithë dëshirë diçka dikush 
            IA NDREQ QEJFIN dikujt dikush fr.fol., id.-1.  e qorton, e sulmon, e kritikon ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush. (SKDO f. 248). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush. 2a. e rrah, e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush  për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush .2b. i(ia) jep përgjigjen e merituar dikujt dikush, nuk e lë të veprojë sipas trilleve vetanake dikë dikush, ia tregon  dikujt dikush  si duhet të sillet, ia jep atë që e meriton dikujt dikush. (FGJSSH f  1221, 1682, 2080).S.shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush
            NË QEJF  fr.ndf.,mb.,id.-  në gjendje të mirë shpirtërore, i thekmezur. (BQ-DSH).S. shih sin : i bërë çakërrqejf ; me hënë të mirë
            *NË QEJF TË VET  .- fr.ndf.,mb.,id.-  në gjendje të mirë shpirtërore, i thekmezur.- Ecte në qejf të vet duke vështruar aty-këtu ndonjë degë misër. (HM-M f.29) . S. shih sin : me hënë të mirë
            E NËNSHKRUAN ME GJITHË QEJF diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e nënshkruan pa përtim diçka dikush, e nënshkruan me kënaqësi diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e nënshkruan me gjithë dëshirë diçka dikush
            I NGEL (I NGELET) QEJFI dikujt fr.fol.,id.-  nuk i vjen mirë dikujt, nuk i plotësohet  dëshira, qejfi  dikujt, e ndien veten të fyer, të pakënaqur dikush, mbetet i pakënaqur dikush. (FGJSSH f. 659, 1591). S. shih sin: i bie ari në ujë dikujt
              E NXJERR QEJFIN  e diçkaje dikush, IA NXJERR QEJFIN diçkaje dikush  fr.fol.,id.-   çmallet me diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë për  diçka dikujt, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për diçka dikush, e kënaq, e plotëson, e përmbush ëndjen me diçka dikush. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin: e heq dryshkun e diçkaje dikush 
                PA E BËRË QEJFIN QEDER fr. ndf.,id.- fare shkujdesur, pa u shqetësuar, pa u brengosur fare, pa u merakosur fare. (NABA f. 149). S.shih sin : pa pikën e dertit
                * PA QEJF fr. fj.-1. ndf.  pa dëshirë, jo me dëshirë, pa qejf, pa ëndje, çartaqejfas, prishaqejfas, qejfprishur, çartakëndas. (FGJSSH f. 1591, IST f. 425, 435).- Bejkushi vuri re  se ajo e qeshur  ishte e qeshur  pa qejf, si e një njeriu  që ka një mërzitje të madhe. (ZSA-VL- 
             PËR T’ I (IA) BËRË QEJFIN fr. ndf., fj.- për ta marrë me të mirë, duke e lavdëruar e duke ia pranuar menjëherë ato që thotë  a që kërkon dikush, megjithëse mund të  mos jenë të drejta. (FGJSSH f. 1591). 
            *PËR PESË (SHTATË) PALË QEJFE fr.,id.-1..ndf.- si s’ ka më mirë, duke mos lënë gjë metë,  duke u kënaqur pa masë, shumë mirë, shumë bukur.-Ndiznim nga një cigare e ia shtronim bisedës për pesë palë qejfe. (AC-DF f. 15 S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet më. 2. mb. Shumë i mirë, shumë i bukur,  i shkëlqyeshëm. (DFJSSH f. 1921). 
                 PËR QEJF  fr.ndf.-1. për dëshirë. (AXH-VII f. 159). S. shih sih : për mall. 2.  shumë mirë, fare bukur, shumë bukur, më së miri. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin : për bukuri
                PËR  QEJFIN e dikujt  a diçkaje fr. ndf.,meton.- për shkak të dikujt a diçkaje. (FGJSSH f. 1591). S. shih sin : për arsye të  dikujt a diçkaje 
 
               *PËR QEJF TË VET  fr.ndf.,fj.-  si do ,si dëshiron vetë.- Pikërisht kështu  dhe vazhdoi rrugën  për qejf të vet. (BLKRA te: KD, 31 maj 
               PO  TA DOJË QEJFI fr.fol.,meton.- në ta ka ënda, në ta kënda. (FGJSSH f. 1591).  
            NUK E PRISH QEJFIN e tij për dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengo-set,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush, nuk pyet  për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : aq i bën dikujt për dikë a diçka  
            IA PRISH QEJFIN  dikujt dikush fr.fol., id.-nuk ia sendërton, nuk ia përmbush, nuk ia plotëson diçka (qëllimin, synimin, kërkesën, dëshirën etj.) dikujt dikush, e lë pa ia plotësuar, pa ia sendërtuar, pa ia përmbushur qëllimin, synimin, kërkesën, dëshirën etj.) dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e lë me duar (t)  thatë  dikë dikush ; ia prish çetelen dikujt dikush  
               *NUK IA PRISH  QEJFIN dikujt dikush  fr. fol., iron.- vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve  të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat a  tekat dikush dikujt, bën siç thotë dikush tjetër dikush, e merr me të mirë dikë dikush.  (FGJSSH f. 659, 1591, 2236). Këta po ia prishkan qejfin dikujt. (ALRRA te: KS,  7 nëntor  
              *I PRISHET QEJFI dikujt fr.fol., meton.-nuk i vjen mirë dikujt, nuk i plotësohet  dëshira, qejfi  dikujt, e ndien veten të fyer, të pakënaqur dikush, mbetet i pakënaqur dikush. (AXH-I f. 208, FGJSSH f. 1591).-S’  ishte puna se i prishej qejfi   Gjenës, po dhe e mira  ashtu e donte.  (ZSA-VL-
              QEJFI I HA KUMBULLAT  TË THARTA fr.proverb.- nganjëherë nën ndikimin e lakmisë së tepruar njeriu bën diçka që nuk duhet bërë. (AJA-DE f. 173). 
                 IA RREGULLON QEJFIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush,e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (FGJSSH f. 337). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2a.  e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush  për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush .2b. i(ia) jep përgjigjen e merituar dikujt dikush, nuk e lë të veprojë sipas trilleve vetanake dikë dikush, ia tregon  dikujt dikush  si duhet të sillet, ia jep atë që e meriton dikujt dikush. (FGJSSH f  1221, 1682, 2080).S.shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush
            IA RRËFEN QEJFIN  dikujt dikush  fr. fol.,id.-e rrah, e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush  për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush, e dënon, e ndëshkon siç e meriton dikë dikush. (FGJSSH f. 1591, 1692, 2020).S. shih sin : ia ndëreq bërroren dikujt dikush 
            SA TË KESH  QEJF fr.fol.,fj.- sa të duash, sa të dëshirosh. (FGJSSH f. 1591). 
            SA  PËR  QEJF  fr.ndf.-  sa për dëshirë. (AXH-VII f. 159).  S.  shih sin: sa për mall
             SA TA KESH ZOGUN  E QEJFIT fr.fol.- sa  të dëshirosh. (BQ-DSH). S. shih sin : sa të duash
             SA TA DOJË LOÇKA E ZEMRËS fr.ndf.,meton.- sa të dëshirosh. (BQ-DSH). S. shih sin : sa të duash
               SA T’ I VIJË QEJFI fr. fol.,iron.-sa t’ i pëlqejë.  (FGJSSH f. 232). S.shih sin : derisa të bëhen gorricat cucka
                *SI TA DOJË QEJFI  i dikujt fr.ndf., meton. - si do, si dëshiron vetë dikush.-(BQ-DSH).  S. shih sin : si ta dojë huji i dikujt 
               SI  MA KE QEJFIN ?  fr.fol., fj.- si ndihesh ? si je ?  (FGJSSH f. 1591). 
               *SIPAS QEJFIT fr.ndf.-sipas dëshirës.-Edhe kësaj radhe zonjës Rrezellinë  nuk ia zuri ngoje emrin.- Kurdo është në gjendje t’ ia luajë burgjitë  secilit sipas qejfit. (MI-SHT f.168-9).
               E SJELL NË QEJF dikë diçka  a dikush fr.fol.,fj.- e thekmez, e qejfleis dikë   diçka a dikush,e bën në gjendje të mirë shpirtërore dikë diçka a dikush. (FGJSSH f. 1760). S. shih sin : e bën çakërrqejf  dikë    diçka a  dikush
            I  SHKON PAS (SIPAS) QEJFIT dikujt dikush, SHKON PAS QEJFIT të dikujt dikush fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt , shkon sipas dëshirave a porosive të dikujt dikush, ia plotëson dëshirat, tekat,  kërkesat a qejfin dikush dikujt.- (FGJSSH f. 468, 730, 1580, 1591, 2081). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  
            I SHKON PËR QEJFI dikujt dikush fr.fol. ,id.- vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat a kërkesat dikush dikujt, bën siç thotë dikush tjetër dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
            IA SHTROJNË PËR SHTATË PALË QEJFE (PËR SHTATË QEJFE)  fr.fol.,ftill.- e kalojnë duke kënduar, duke  ngrënë e duke pirë  , e kalojnë kohën në gosti e me qejfe duke e tepruar me të ngrëna e me të pira, jepen shumë pas hajes e pijes, bëjnë shpenzime të tepruara   në gosti a në dasmë, bëjnë shpenzime të mëdha  në një darkë  , bëjnë gosti të pasur me të ngrëna e me  të pira  të shumta  . (AXH-XXVII f. 179). S. shih sin: e çojnë (e kalojnë) dafrungë
            *TËRË QEJF fr.mb.-në gjendje shumë të mirë shpirtërore.-  Nuk i njihja dot  fëmijët, po i përshëndetja me buzë në gaz e ua kisha zili që më patën zënë vendin. Ata ma kthenin fjalën tërë qejf e, kur bëja më tej, sillnin kryet nga unë e ngrinin supet pa më njohur.(SA-TZ f. 104).
            IA TREGON QEJFIN dikujt dikush fr.fol.-1. id.- e qorton, e kritikon ashpër, rëndë dikë dikush, ia mbledh mirë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1938). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush. 2a. iron.- e sjell në vete, e bind, e disiplinon dikë dikush duke e rrahur me dru, ia mbledh mirë dikujt dikush,ia jep përg,jigjen, dënimin e merituar dikujt dikush.  (FGJSSH f. 218, 898,  1079, 1526). S. shih sin: ia ndreq bërroren  dikujt dikush. 2b.e rrah, e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush  për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush, e dënon, e ndëshkon siç e meriton dikë dikush. (FGJSSH f. 1591, 1692, 2020). S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush 
            IA UJDIS QEJFIN  dikujt dikush  fr.fol., iron.- 1a. e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush  për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush .1b. i(ia) jep përgjigjen e merituar dikujt dikush, nuk e lë të veprojë sipas trilleve vetanake dikë dikush, ia tregon  dikujt dikush  si duhet të sillet, ia jep atë që e meriton dikujt dikush. (FGJSSH f  1221, 1682, 2080).S.shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush                               
            I  VETE PAS (SIPAS) QEJFIT dikujt dikush fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt   .(NMUS-SHPK f. 257). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  
              *VJEN NË QEJF dikush fr.fol.,meton.- thekmezet, bëhet (është) shumë me
(më, në) qejf dikush (për të qeshur, për të folur etj.), nuk ka më zymtësi në fytyrë dikush. (FGJSSH f.1591).-Pasi të vinte në qejf, do të dilte pazarit me brezin e lëshuar e i ngrehosur, për të bërë adetin, nga i cili nuk hiqte dorë. (KB-TNZ f. 235). S.  shih sin : i hipën afshi  dikujt 
            *I VJEN PAS QEJFIT dikujt  fr.fol., iron.- 1. (dikush) bën dikush çfarë t' i thonë të tjerët, e mbështet, e përkrah dikush dikë për çdo gjë, vepron si t' i thotë dikush, shkon sipas dëshirave a porosive të dikujt dikush, ia plotëson dëshirat, tekat  kërkesat a qejfin dikush dikujt (sidomos ndonjë fëmije), bën siç thotë dikush tjetër. JNU-FPM f. 263, FGJSSH f. 1920, 2164). S. shih sin:  shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush. 2. (diçka) i pëlqen dikujt diçka, i bën, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, e do, e dëshiron, e pranon diçka dikush me ëndje, me kënaqësi.-I dukej  sikur të gjithë njerëzit e kishin dëgjuar. Po dhe fjalët e Tenos i kishin ardhur pas  qejfit.Nuk i dukej  ndonjë punë me shumë rreziqe. (ZSA-VL-
            I VJEN PËR QEJFI diçka dikujt  fr.fol., meton.-i pëlqen diçka dikujt, i bën, i bie, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, e do, e dëshiron, e pranon, e honeps diçka dikush me ëndje, me kënaqësi, i leverdis diçka dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen elver diçka dikujt
QELB-I
            MBLEDH QELB (plaga) fr.fol.,fj.- qelbëzohet (plaga). (FGJSSH f. 1592). S. zë qelb (plaga) 
           QELB NËN THUA  fr.em.,iron.- 1.  diçka e keqe dhe e rrezikshme që nuk duket. 2.  njeri i keq  . (FGJSSH f. 1592). S. shih sin: djall me brirë . 3.  njeri tinëzar, tinëzak. (FGJSSH f. 1592, 2070). S.shih sin: gacë e mbuluar   
            SI QELBI NË ÇIBAN fr. mb., ndf.- i fshehtë, tinëzar, fshehurazi, tinëzisht. (FGJSSH f. 1592). S. shih sin: nën dhe; nën banak
            ZË QELB (plaga) fr.fol.,fj.- qelbëzohet (plaga). (FGJSSH f. 1592, 2231). S.  shih sin: mbledh qelb (plaga) 
QELBËS-I
            TË HA SI QELBËSI PULËN dikush  fr. fol.,iron.- ta bën të keqen fshehurazi dikush. (NMUS-SHPK f. 253). S. shih sin: ta ha dheun (dhenë) nën këmbë dikush 
QELESH/E-JA
            E FUG QELESHEN  MËNJANË (MBI SY) dikush  fr.fol.,id.- 1a. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron  të  gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 1b.  nuk ka asnjë hall a shqetësim, preokupim dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, bëhet i pahalle dikush. (FGJSSH f. 783, 1593,1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
            E HEDH   QELESHEN  MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id.-1a. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron  të  gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush.1b. rri i shkujdesur, rehat,i qetë,  i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush  (FGJSSH f. 783, 1593, 1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










