Kulturë
Albana M. Lifschin: Vjehërr amerikane
E shtune, 30.10.2010, 10:11 AM
 Shtepia Botuese OMSCA-1 nxorri ne qarkullim keto ditet e fundit librin "Vjehërr amerikane" të autores Albana M. Lifschin.
Shtepia Botuese OMSCA-1 nxorri ne qarkullim keto ditet e fundit librin "Vjehërr amerikane" të autores Albana M. Lifschin.
 
Në atach është kopertina.
 
Të dhëna teknike:
 
Titulli: Vjehërr amerikane
Autorja: Albana M. Lifschin
Redaktor: Loredan Bubani
Gjinia: Novelë
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 112
Çmimi: 400 lekë
 
 
Për autoren:
 
Albana Melyshi Lifschin ka mbaruar fakultetin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës më 1973. Punoi për 15 vjet në Televizionin Shtetëror. Që nga 1992 jeton në Nju Jork Në 2001, u diplomua në Universitetin e Nju Jorkut dhe aktualisht punon për një zyrë avokatie që merret me problemet e emigracionit.
 
Për librin:
 
Çfarë ndodh, kur ke një vjehërr amerikane? Çfarë mësojnë palët nga njera tjetra? Këto dhe shumë pyetje të tjera shtrohen dhe gjejnë zgjidhje te libri i më i fundit të autores Albana M. Lifschin, e cila përvojat e saj në jetë i përçon në faqet e kësaj novele të bukur. 
 
 
Libra të autores:
 
1.                               Kafe Shkodra e Nju Jorkut, tregime, 1999
2.                              Children of Kosova-stories of Horror, 1999 (në gjuhën shqipe: "Fëmijëri e përgjakur", 1999)
3.                              Fundjave ne Hillsajd , tregime dhe novelë, 2000
4.                              Poezi - vëllim poetik, me pseudonimin Blerta Tirana. 2000
5.                              Zëra nga larg, -antologji e të rinjve në  mërgim, 2000
6.                              Udhëtim ne Historinë Amerikane, 2003, ribot. 2006
7.                              Takim me të papriturën, tregime dhe novela, 2006
8.                              Yesterday I cut my hair, vëllim poetik anglisht/shqip, 2007
9.                              Ura mbi Oqean, tregime nga Nju Jorku, 2008
10.                          Magjia e një zëri,  tregime dhe novela, 2008
11.                           Ka gjithmonë diku, përmbledhje me poezi, 2010
12.                           Vjehërr amerikane, novelë, 2010
OMSCA-1

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










