E diele, 04.05.2025, 02:00 AM (GMT+1)

Kerko: Remzi Salihu

Remzi Salihu: Shpalimi risisë - novatores në formë dhe përmbajtjes

E merkure, 20.10.2010, 09:51 PM


SHPALIMI RISISË - NOVATORES

  NË FORMË DHE PËRMBAJTJE

 

Nga REMZI SALIHU

 

       Ardhja e revistës letrare “Stili 97” në skenën kulturore me formën e vet të veprimit është një kërcim, lëvizje, nxitje, provokim akrobatik modern me trokitje të derës për të hyrë për proklamim  revolucionar, letrar, të këtyre viteve të vonshme demokratike. Qëllimi programatik i revistës ka domethënien e madhe si medium, që përcjell dhe përndjek të gjitha lëvizjet letrare nëpër të gjitha hapësirat shqiptare në Ballkan dhe në botë. Revista letrare “Stili 97” është një shpërthim i fortë i komunikimit  letrar, pa cenzurë  politike që ka për detyrë të ruaj kriterin dhe cilësinë e veprimit nëpër kohën dhe hapësirën ku vepron e rrugëtonë.

       Lufta për të mbijetuar kjo revistë, është lufta e kujdesit intelektual, në rradhë të parë të adhuruesve dhe dashamirëve të letërsisë për t’i dhënë frymë dhe energji të re, për të mbijetuar edhe më tej kohës sonë. Të gjithë ata që kanë kujdes për rritjen dhe cilësinë e këtij përndjekshi kulturorë në hapësirën tonë, i hap dritaret e leximit të kthjellët edhe shumë lexuesve tjerë, për ta  njohur sadopak nivelin kulturor të kësaj ane.

       Revista letrare ka autonominë e vet të veprimit, duke përfshirë në gjirin e vet krijuesë të të gjitha moshave e viseve të banuara me shqiptarë, si dhe autorëve të huaj që do t’i kontribuonin civilizimit dhe emancipimit kulturor me kriter dhe risi. Prandaj, ftoj të gjithë autorët e të gjitha zhanreve të shfrytëzojnë këtë shancë si dhe të atyre që s’kanë pasur ndonjë mundësi afirmimi me punimet e tyre për t’u flirtuar artistikisht para publikut lexues. Të gjithë janë të mirëseardhur për të mbuluar, shqyrtuar e ndikuar në një çështje, që është e jona në shërbim të mirë për njerëzimin. “Stili 97” nuk ua kufizon zhanrin e tekstit  dedikuar publikut. Andaj, në brendinë e saj le të përkunden veçanti dhe risi nga të gjitha format e të shkruarit kreativ. “Stili 97” nuk është enciklopedi dhe as leksikon, por në brendinë e saj shërbehet me frymën e të dyjave, që ngandonjëherë  edhe mund të befasoj, sepse në shtegtimin e vet nëpër alinenë e kërkimit alternativ, ka detyrën  dhe objektin  e vet të zbulimit, gjurmimit të metodës teorisë  për të mos mbetur statik në shpalimin e risisë, novatores në formë dhe përmbajtje.

       Autorët mund ta gjejnë veten këtu, duke i vënë detyrë dhe interes vetes me gjuhë dhe shprehje të lartë artistike. Nga viti në vit “Stili 97” shton sofrën, tryezën letrare me një dozë të re nga lëndina e gjerë e kulturës  sonë. Përpilimi i përbashkët i kësaj reviste, pa u keqpërdorur ju afron pasqyrim të larmishëm shumë dimenzional  me temat dhe motivet e preferuara, që nga numri i parë e deri më sot.

       Ndërrimi i redaksisë  luan rolin e vet domethënës për të sjellur prurje cilësore,  pak më ndryshe se zakonisht në kultivimin e shijes dhe ngritjes profesionale. Ndërrimi i kuadrit përgjegjës së redaksisë, është shumë domethënës për revistat, ngase çdo njeri  në këtë botë është i dallueshëm, tjetër fare, nga të tjerët, bashkë me kreativitetin dhe njohuritë e veta në dije, kërkim, informacion, shkathtësi, që posedon. Andaj, revista ka hapësirë dhe tolerancë në ndërrimin e kuadrit verifikues e botues. Për secilin vëllim redaksia merret me temat nga lufta e kulturës, që nga aspekte të ndryshme theksohen mendime kyçe të autorëve për një epilog të përbashkët e të përkushtuar. Fusha e rrëfimit dhe përfshirja e autorëve në këtë thesar të çmuar të kohës do të jetë me veprim ndërkombëtar. Gjegjësisht, sipas ndryshimeve tematike të “Stilit 97”, sojit të tematikës, ndërmjet përfshirjes sa më të gjerë të prozës, poezisë, eseut, portretit, kritikës dhe polemikës, si dhe historisë së kulturës me nivel të lartë artistik.

       Revista tradicionale letrare, është pikë e rëndësishme e modernes internacionale, me zhanret e larmishme, si dhe me shumë lirikë  që ngërthen e inkarnon në vete, duke u marrë me krijues të njohur e të “panjohur“ të letërsisë nga gjiri i hapësirës evropiane e më gjerë e bën revistën sa më të kërkuar. Revista madje do t’i jap rëndësi  lirikës bashkëkohore avangarde e postmoderne, si dhe qasjeve estetike e kritike për veprat e botuara origjinale e të përkthyera nga autorë të ndryshëm. Revista ka për detyrë që ta formojë kështjellën e poezisë moderne, ashtu pra me një mundësi tolerance për të afruar krijues pa censurë klanesh e grupesh që ia ngulfatnin frymën në të kaluarën kulturës dhe zhvillimit shoqërorë. Ajo ka për detyrë të sjell  avangardën, për formimin e komunikimit veprues të rrethit me synim të kultivimit të artit stilistik e artistik, madje për të hapur shtigje alternative të komunikimit. Natyrisht se, nëpër këtë rrugëtim revista ka pësuar dhe pëson ndryshime, ashtu siç ndryshon edhe shoqëria njerëzore me kalimin e kohës, bashkë me pretendimet e saja për t’i ndryshuar gjërat. Kështu mund të themi tanimë me bindje se, revista letrare “Stili 97” me veprimin e vet, në formë dhe përmbajtje është bërë shumë egzotike, e cila që nga zanafilla e konceptit i është përmbajtur gjuhës moderne të poezisë. Formati mund të ndryshoj pak, por, megjithatë, ajo do të ruaj formën bazë të lindjes së saj, nga dashuria e flaktë e marrëdhënies intime të saj me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, ka dalë në dritë sipas mundësive dhe rrethanave nën udhëheqjen e përkujdesjen e Kalosh Çelikut - Kryetarit të Lidhjes.

       Revista këtë vit nuk është ndihmuar dhe financuar nga Minirtsia e Kulturës, arsyet nuk i kam të njohura, por për ta ruajtur kontunuitetin e  vërtetë të ekzistimit  të saj, jam i detyruar,  deri sa të gjendet një zgjidhje më e mirë, nga koshienca   që me vetëfinancim ta mbaj gjallë frymën e saj të mëtejshme. Si përfundim, mund të them se revistat letrare e intelektuale këtu tek ne më duket se janë të dënuara. Edhe pse, ato mund të shërbejnë si mjete komunikuese,  me një kodim fisnik qëllimmirë në afirmimin e kulturës dhe shoqërisë të një vendi të caktuar. Andaj, nga kjo bindje mund të vijmë në përfundim se, revista në këtë milenium do ketë një nxitje stoike, ose me vështirësi do të ekzistojë, poqese nuk do të ndihmohet nga Ministria e Kulturës dhe adhuruesit e artit të letërsisë dhe shoqërisë.

      Numri më i ri i revistës letrare “STILI 97” (nr. 51-52), kryesisht i përkushtohet poetit tonë të mirënjohur Xhevahir Spahiu me ciklin e poezive të përzgjedhura: Eja të vdesim e dashur! Përveç poezive të Xhevahir Spahiut, në këtë numër defilojnë edhe penat më të njohura të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Konstadinos Kavafis në këtë numër vjen me një cikël të poezive të përkthyera nga Iliaz Bobaj: Shtëpi me kopësht. Zyhdi Morava: Askush nuk sjell lule. Perikli Jorgoni: Hijet dhe drita e një jete. Todor Çallovski, i rikënduar në gjuhën shqipe nga Remzi Salihu me ciklin e poezive: Truall. Iliaz Bobaj me poezitë e zgjedhura: Sa herë dua vij të të marr. Delvina Kërluku: Kujtomi sytë kur të ik. Besnik Lena: Mbi Urën e Strugës qan Çamëria. Fadil Curri: Letër nga Humbëtira e Hanit të të verbërve. Kujtim Morina: Ëndërr në breg të detit. Irena Gjoni: Natë Ali Pashe dhe Spiro Xhavara me ciklin: Poezi me diell e hënë. Ndërsa, me prozë para lexuesve paraqiten shkrimtarët: Hermann Hesse me Ujkun e Stepës (fragment romani, i përkthyer nga Arbër Çeliku) dhe Kalosh Çeliku me një fragment nga romani i tij më i ri, Djemnusha. Me reçensione, Remzi Salihu: Gërmime shtresore e metaforike në humusin poetik dhe Kalosh Çeliku: Gjaku dhe shpirti kur qarkullojnë në damarët e poezisë. Në rubrikën Përkujtime, kësaj radhe vjen poeti ynë i madh Frederik Rreshpja në një shkrim të Kalosh Çelikut: Poeti nuk ka nevojë për horra e morra komunistë. Numri mbyllet me një ngjarje kulturore: Poetët vijnë me shi dhe ikin me poezi…

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx