E enjte, 01.05.2025, 05:15 AM (GMT+1)

Kerko: a

Namik Selmani: Interviste me z.Qemal Zylo Ph.D candidate, themelues i TV Alba Life dhe shkolles shqipe...

E shtune, 14.08.2010, 09:27 PM


Nje shkolle e dalluar shqipe, ne Diasporen amerikane ne Nju Jork

 

Interviste me z.Qemal Zylo Ph.D candidate,

themelues i TV Alba Life dhe shkolles shqipe ne New York, dhene shkrimtarit z. Namik Selmani

 

Marre nga gazeta “Republika”, 13 gusht 2010


Si dhe kur lindi ideja për të bërë një shkollë të tilë?

 

Diten qe morem rrugen per te emigruar ne USA dhe shkelem ne kete toke te bekuar, cdo dite e me shume qe po kalonte, kuptuam se cdo shqiptar behet edhe me patriot jashte vendit te tij.  Gjeja e pare qe ne e patem shqetesim kur erdhem ketu ishte qe te mos humbisnim identitetin tone.  Prandaj sa here takoheshim me femije emigrantesh, dhe shumica e tyre nuk flisnin shqip, ndjenim nje dhimbje dhe nje deshire te madhe per t’i ndihmuar ata per te folur gjuhen amtare.  Kjo sigurisht ka arsyet e veta, pasi se bashku me bashkeshorten time kishim dhene kontributin tone ne fushen e arsimit ne Shqiperi dhe Amerike.  Une pothuajse tere jeten kam dhene mesim ne fushen inxhinierike, ndersa Kozeta ka qene mesuese e mirefillte, ne lendet gjuhe dhe letersi shqipe ne Tirane.  Keshtu si familje vendosem me tej per te dhene kete ndihmese me femijet e Diaspores.


Si është organizuar shkolla me cikle apo  grupe 

 

Sigurisht qe mesimi ne shkollen tone shqipe "Alba Life" eshte e organizuar ne baze te njohurive per gjuhen shqipe si dhe te moshes qe kane femijet. Dihet se femijet ne emigracion kane nivel te ndryshem te pervetesimit te gjuhes shqipe nga njeri tjetri pavaresisht se jane ne te njejten moshe, pasi ata vijne nga familje te ndryshme dhe perdorimi i gjuhes shqipe ne familjet e tyre eshte i ndryshem, pa permendur ketu dialektet ne trojet tona, qe sic dhe e dime gjuha jone ka shume, pavaresisht nga shtrirja territoriale e vogel.  Pra e thene me shkurt ndarja ne grupe perben akoma nje problem per ne qe jetojme ne emigracion, por sidoqofte ne vitin e kaluar shkollor, duke patur parasysh nivelin dhe moshen e tyre,  i organizuam ne kater grupe mesimore.

 

Cilet kanë qenë mësuesit sipas grupeve në këtë vit apo në vitet e tjera kur ka funksionuar ajo?

 

Kur e hapem shkollen shqipe, me 2008 kishim vetem nje grup dhe mesuesja e pare  ishte Blerina Likollari.

 

Me pas e pame se kishte veshtiresi, mesimi i te gjithe femijeve ne nje grup. Keshtu ne vitet 2009-2010 sic e permenda me siper na u afruam me shume nxenes dhe mesues dhe e organizuam punen me kater grupe. 

Mesuesit sipas grupeve per kete vit kane qene: Mesuese Betulla Bollati Zenelaj e cila ka pasur grup moshen 4-6 vjec, qe nuk dinin te shkruanin dhe lexonin, dhe me kete grup moshe sigurisht ne punonim ne shume drejtime: ne zhvillimin e te folurit, ku u fillojme te mesojne shkronjat si t’i  lexojne dhe shruajne, u cfaqim filma te shkurter per femije ne shqip, organizojme pune te pavarur si te mesojne dhe te vizatojne, pra mundohemi me te gjitha menyrat t’i mesojme edhe t’i disiplinojme me mesimin ne grup.

Mesuese Blerina Bejleri ka patur grupmoshen prej 6-8 vjec dhe femijet e ketij grupi dine ne pergjithesi te shkuajne e te lexojne, pasi i kemi patur ne grupin e pare vitin e kaluar, por sidoqofte edhe ne kete grup duke patur parasysh moshen, punojme akoma per te permiresuar shkrimin dhe leximin e abetares si dhe te teksteve te thjeshta ne gjuhen shqipe, por cdo dy-tre  jave u bejme dhe ndonje prezantim me kompjuter e projector per perralla te ndryshme apo bashkebisedime te vecanta, ku mundohemi t’i  aktivizojme femijet ne grup.

Mesuesja e grupit te trete eshte Shkendije Zylaj qe meson grupmoshen

9-11 vjec, te cilet  kane njohuri me te mira per te komunikuar shqip dhe dine te shkruajne dhe lexojne shqip pasi dhe keta e kane mbaruar programin e Abetares, por ne ndryshim me grupin e dyte me keta ecim me shpejt me leximet dhe kemi pothuaj cdo here ndonje prezantatim 10-15 minuta me kompjuter e projector.

Mesuese e grupmoshes 12-15 vjec ka qene Adelina Lacaj dhe ky grup po ashtu e ka perfunduar programin e Abetares, por qe ritmi e volumi i informacionit qe i japim ketij grupi eshte me i madh se ai i grupit te trete. Ne pergjithesi me kete grup kemi punuar cdo jave me prezantime te pergatitura posacerisht nga mesuesja me kompjuter dhe projector dhe u zhvillojme me shume bashkebisedimin , per arsye se ne pergjithesi nxenesit e kesaj moshe kane me shume lehtesi te flasin anglisht se sa shqip, pasi me ta nuk eshte punuar qysh heret me gjuhen shqipe dhe ne familjet e tyre ne pergjithesi flitet anglisht.

Pra mesuesit ne punen e tyre kane si objektiv qe te punojne ne menyre te diferencuar, sepse duhet te afrojne sa me shume nivelin e pervetesimit te gjuhes me njeri tjetrin, pasi keshtu duke qene ne nje nivel sa me te perafert ata e ndjejne veten dhe me mire me njeri tjetrin per te bashkebiseduar shqip.

 

A ka ndonjë bashkëpunim me shtetin shqiptar ( Ministria e Arsimit dhe e Shkencës apo me Ministrinë e Jashtme ) për ta ndihmuar atë?

 

Fatkeqesisht deri tani nuk kemi pasur asnje mbeshtetje nga shteti shqiptar apo nga Instituti i Diaspores, edhe pse ne kemi bere perpjekjet tona per te bashkepunuar.  Ne vitin 2008 morem takim me z.Ylli Polovina, punonjes prane ketij Instituti, i cili na premtoi se pas disa muajsh do te kete nje program te caktuar per femijet e Diaspores per te mesuar gjuhen shqipe, por deri tani edhe pse kane kaluar dy vjet nuk kemi asnje pergjigje. 

Patem takim dhe me zv/ministrin e Arsimit, z.Halit Shamata, i cili e pershendeti nismen e hapjes se shkolles shqipe, por gjithashtu  na sqaroi se aktualisht nuk kishin ndonje program te specifikuar per mesimin e Gjuhes Shqipe ne Diaspore e na rekomandoi te flisnim me z. Flamur Bezati, i cili na dha  programet e mesimit te gjuhes shqipe nga nxenesit ne Shqiperi, por ato jane te pa aplikushme ketu, pasi shumica e femijeve nuk dine te flasin shqip dhe kete gjuhe po jua mesojme si gjuhe te dyte, pra si gjuhe te huaj.

Per kete me vjen shume keq qe e cilesoj si gjuhe te huaj, ngase ne jemi shqiptare dhe duhet te bejme c’eshte e mundur per ta ruajtur identitetin tone.  Sidoqofte fale pergatitjes se mesueseve dhe Doktores se Shkencave z. Valbona Zylo Watkins qe po i pershtasin keto udhezime dhe po hartojne programet specifike te shkolles sipas grup moshave.

Ne kemi planifikuar kete vit te shkojme perseri ne Shqiperi dhe do te marrim takime e bisedojme me nga afer per problemet qe kemi, dhe te marrim ndihmen dhe bashkepunimin qe kerkojme, por e  ndjejme te nevojshme te themi se eshte detyra e ketyre dikastereve qe paguhen, te merren me shume  me keto probleme, pasi ne cdo gje qe organizojme, e bejme  per shqiptarizem dhe nga dashuria per Atdheun, per te mos u asimiluar ketu ne emigracion.  Pra shtoj se kete pune e bejme  vullnetarisht dhe me sfilitje te madhe.  Gjithashtu dua te pohoj se ketu ne emigracion po e ndjej se me shume vemendje i kushton Diaspores, shteti i Kosoves se sa ai shqiptar.  Sa per ilustrim po permend se qysh para dy vjetesh une kam siguruar  per shkollen tone nje udhezim te Ministrise se Arsimit te Kosoves qe ka nxjerre per mesimin e gjuhes ne Diaspore, ndersa ajo e Shqiperise sic e cilesova me siper ende nuk ka nje gje te tille.

 

A keni dijeni për ndonjë shkollë tjetër si juaja në Amerikë?

 

Kemi degjuar per nje shkolle te gjuhes shqipe ne Washington, nje tjeter qe eshte e bazuar ne Kishen Shqiptare ne Boston si dhe nje tjeter e bazuar ne nje xhami ne Connecticat, po keshtu ka dhe ne Filadelfia qe udhehiqet nga Shoqata “Bijte e Shqipes”.  Ndersa ketu ne New York para rreth 10 vjetesh ka fuksionuar nje shkolle shqipe per rreth 1 deri 2 vjet, por per veshtiresira te ndryshme eshte mbyllur.


Si i siguroni librat e shkollës abetaret, librat e leximit, të historisë, të gjeografisë etj…

 

Ky ka qene dhe mbetet nje problem kryesor per shkollen tone shqipe ne New York e besoj per te gjithe Diasporen. Une se bashku me bashkeshorten time i kemi sjelle vete abetaret dhe librat e tjere nga Tirana.  Po ju tregoj vetem nje detaj:  Bashkeshortja ime ne vitin 2008 botoi librin e trete me poezi: “Mjellmat po te vijne”, ajo nuk mori me vete librat e saj, por ne vend te tyre mori abetaret, gjuhen shqipe dhe librin e historise. Kuptohet qe pa sakrifice asgje nuk arrihet. Edhe kete vit qe kemi planifikuar te shkojme ne Shqiperi kemi marre masat po ashtu te ngarkohemi vete me libra, pasi me gjithe kerkesen zyrtate qe beme vitin e kaluar tek Konsulli Shqiptar ne NY, Z. Albart Jerasi, ai nuk mundi dot te gjente mbeshtetje nga Instituti i Diaspores dhe librat qe porositem nuk erdhen.  Pra pervec te ngarkuarit me libra, ne paguajme ekstra per transportin e tyre, ne vend qe Qeverite perkatese te na i sigurojne falas, apo te pakten te na i sjellin ketu ne perfaqesite Diplomatike, dhe ne te shkojme t’i terheqim.

 

Cili është vlerësimi i komunitetit shqiptar amerikan në Njy Jork?

 

Perfaqesuesit e shume shoqatave shqiptaro-amerikane e kane vleresuar kete nisme per hapjen e shkolles shqipe, por meqense me pyesni per  bashkepunimin me Komunitetin tone desha te ndalesha me shume, se ai eshte burimi qe sjell nxenesit ne shkolle.  Dua te theksoj se nga pervoja shkencore dhe e jona disa vjecare mund te them qe shkolla eshte institucioni me i mire per mesimin dhe pervetesimin e gjuhes shqipe.

Pra mesimi i femijeve ne grup ka me shume perparesi dhe se pari u jep atyre mundesi te ambientohen e mesohen me te qendruarit e te mesuarit ne grup, gje te cilen femija nuk mund ta beje vetem ne shtepi.  Pra vleresimi me i mire qe duhet te beje komuniteti eshte te bien femijet ne shkolle ne te cilen neve kemi krijuar te gjitha kushtet qe te zhvillohet nje mesim bashkekohor.  Jemi te pajisur me kompjuter, projector, televizion, per te pare filma per femije, qender zeri qe e perdorim per te mesuar femijet kenget shqiptare e te tjera paisje te cilat do t’i kishte zili edhe nje grup mesimor ne kolegje. Tematika e programit qe pergatitem me rastin e mbylljes se vitit shkollor qe nje deshmi e gjalle per prioritetet e femijeve qe vazhdojne shkollen tone shqipe.


Cili është vleresimi që mund të jetë bërë nga përfaqësuesit e shtetit amerikan, nga bashkia e Nju Jorkut

 

Keshilltari ne Bashkine e New Yorkut, z.James Vacca, e ka pershendetur me entuaziazem kete nisme, dhe ka cmuar se tepermi virtytet e popullit shqiptar.  Ai na inkurajoi te mbajme lart traditat shqiptare dhe kulturen tone, pasi Amerika i krijon keto mundesira per cdo komunitet per te kultivuar traditen dhe cdo gje qe i sherben vendit, por eshte detyra jone si komunitet t’i mbajme gjalle e te cojme me tej keto tradita.  Une kam parimin qe ne radhe te pare duhet te punojme vete ne,  si komunitet shqiptaresh , dhe pastaj t’u tregojme e kerkojme dhe shtetit amerikan per te drejtat tone.

Nga pervoja ime ne punen e rregullt qe bej si inxhinier ne nje Institucion “Non Profit Organization” ose Jo Fitim Prures, sic i thone ne shqip, e cila eshte krijuar 103 vjet me pare nga Norvegjezet, shikoj qe vine e ndihmojne ne drejtime te ndryshme mjaft vullnetare, biles kam takuar midis tyre dhe ndonje shqiptare, nderkohe  edhe ne kemi bere thirrje per bashkepunim e ndihme Komunitetit shqiptar per Shkollen Shqipe “Alba Life”. 

Edhe nepermjet Televizionit “ Alba Life” qe po ashtu kemi nje vit e gjysme qe e kemi hapur ku pergatisim e trasmetojme cdo jave emisione ne shqip per bashkatdhetaret tane, iu kemi afruar atyre te na i dergojne femijet per te mesuar gjuhen e embel shqipe.  Ne stafin e TV “Alba Life” kemi profesioniste.

Po permend vetem nje fakt qe ne stafin tone ne kemi z. Amir Suka , Drejtor i Programit te TV “Alba Life” i cili punon ne kanalin 25 te Nju Jorkut dhe eshte kameraman i Kryebashkiakut te NY.  Z.Suka eshte i gatshem te ndihmoje vullnetarisht ne pergatitjen e te rinjve shqiptare si kamaremane, reporter, per editimin e programeve e te tjera pune qe ne kemi nevoje.

Ata marrin pervojen tek ne dhe ne nje te ardhme te shkurter mund dhe te gjejne pune prane kanaleve televizive presticioze.  Pra si perfundim per kete pyetje desha te them qe ne shqiptaret nuk duhet te presim cdo gje te gatshme nga amerikanet, por duhet te mesojme, punojme e jetojme se bashku per ta forcuar komunitetin tone sic bejne te gjtha komunitetet e tjera e vecanerisht hebrenjte, sepse ne kete menyre do te kalojme shpejt nga puna vullnetare ne ate te paguar.


Deri në cilën largësi vijnë nxënësit në këtë shkollë?

 

Shkolla shqipe “Alba Life” e ka qendren ne Staten Island , New York .  

Ne kete shkolle vijne nxenes jo vetem nga kjo lagje e New Yorkut, por dhe nga qyteti i lashte i Brooklynit dhe shteti tjeter i Nju Xhersit, qe eshte afer me Staten Island.


 Cilat janë objektivat për të ardhmen në këtë shkollë?

 

Shkolla shqipe “Alba Life”, ka per qellim te sjelle sa me shume nxenes shqiptare qe jane lindur dhe rritur ne USA, ose dhe femijet e atyre prinderve qe kane ardhur vitet e fundit, por qe ata nuk kane mundesi t’ju mesojne femijeve te tyre shqip.  Ne duam te sensibilizojme mbare opinionin ne Diaspore se vetem gjuha shqipe eshte ajo qe e ruan identitetin tone, pasi ajo eshte ashti i saj.  Per kete do te bashkepunojme edhe me organizatat e Komunitetit tone qe kemi ketu ne New York, me synim qe te na mbeshtesin me teper per te rritur numrin e nxenesve ne shkollen tone.

Duam qe shkolla shqipe te bashkepunoje me Ministrine e Arsimit dhe Institutin e Diaspores, per nje mbarevajtje te punes sone edhe me mire, pasi ky bashkepunim e bene dhe me te lehte punen tone humane karshi femijeve ne Diaspore dhe pse jo ne te ardhmen do te shohim mundesine e binjakezimit sic quhet ne ship te shkolles sone me ndonje shkolle tjeter ne Shqiperi apo Kosove me qellim bashkepunimi dhe mbase edhe shkembim vizitash e pervoje per nxenesit dhe mesuesit ne periudhen e veres.

Sigurisht keto jane objektiva te perspektives, pasi objektivi yne kryesor eshte te vazhdojme te punojme per rritjen e numrit te nxenesve qe do te regjistrohen ne te ardhmen, ku per kete kerkojme ndihmen e mediave te komunitetit tone dhe te prinderve ne vecanti.

 

Bisedoi Namik Selmani

 

Gusht, 2010

Staten Island, New York

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx