Kulturë
Poezi nga Ilir Muharremi
E premte, 04.06.2010, 07:42 PM
 Dr. Ilir Muharremi
Dr. Ilir Muharremi
Zgjoje krijimin
Në  shpirtin e tij
Rrokulliset lum i lodhur
Shqetësimi frika
Zgjojnë krijimin
Bukuria shëmtia bëjnë
Lojë  me qenien
Qielli loton gjak
Lumenjtë  shkumohen në  det
Piktori nga vetja
Shtrydh estetikë  në  pikturë
Poeti hulumton shprehje të  rëndë  për vesh
Kështu është  më  krenar
Ekstremisti shkel me kë pucë
Në  botë  të  çmendur
Ato janë të  ç’veshura
Edhe pak verë  për realitetin
Sonte do të  dehen e do heshtin arsyet
Mjafton ti mbyllesh sytë
Mos u merakos pse? Qysh? Kurrë?
Ato janë të  ç’veshura
Me dhëmbë  kuçedre ia
Shkoq vellon koha
Eja edhe ti buzëqeshje e largët
E di se je tek unë
Eja eja sonte kam
Takim me mbinjeriun
Aty ku kurrë nuk shkohet
Në  mes të  akujve
Në  horizontet pa lule
Ne oazat pa ngjyra
Shpirti i saj fluturoi
Mirë dita parajsë  e djegur
Ku është  zoti
Kam ardhur me plot
Ankesa mundime krime
Tash jemi baraz
Ti i zhveshur unë  i zhveshur
A po dëshiron edhe pak të  më  ç’veshë sh
Jam ngjitur në  shkallë t
Më  të  fshehura
Që  i shtrove ti o zot
I zgjuar nga ëndrrat
I zgjuar nga ëndrrat me mjegull
Vrapon i pavetëdijshëm
Kah urtësia
I flet stuhisë  dhe qan
Pa e ditur pse
Në  mendjen e tij troket
Çmenduria
Pyes ku shkon ai
Në  kë të  natë  asgjë nuk është  e bardhë
Shiu kompozon në  heshtje
Ndoshta pikturon pak vuajtjen
Kujtimet e natës lagen
Në  shpirtin e tij pa ujë
Parajsa lakuriq
Një  ditë  do të  digjen historitë
Kujtimet do ta ndalin kohë n
Buzë qeshjet do ta ngjyrosin Evën
Parajsa do të  ndriçojë
Gjithçka do të  ndryshojë
Zjarri do të  rritet
Ateistë t do t’i prekin ëndrrat
Parajsën do ta shohin lakuriq

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










