E shtune, 27.04.2024, 11:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Pas 30 viteve Partenonin mund të shihet pa skele

E diele, 30.05.2010, 07:57 PM


Pas 30 viteve Partenonin mund të shihet  pa skele

 

Pas 30 viteve, vizitorët e Akropoles së Athinës, deri në shtator do të kenë rast të rallë e të këndshëm, sepse do të shohin tempullin Partenon pa skele të ndërtimtarëve.

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Restaurimi i madh i Partenonit dhe i objekteve t ë tjera në Akropol ka filluar në vitin 1983. Prej atëherë përrreth tempullit kanë qëndruar skelet e ndërtimtarëve. Restauruesit, para disa ditësh kanë kryer një punë të rëndësishme menjanimin e gabimit gjatë ngjitjes së blloqeve të mermerit në ballinën e tempullit, gjatë restaurimit para 70 viteve.

 

Ndërtimi i Partenonit ka filluar në vitin 447 para e.r. dhe ka zgjatë nëntë vite. Edhe dhjetë vite të tjera janë dashtë për kryerjen e skulpturave dekoruese. Restaurimi, do të thot, zgjatë më shumë se sa ndërtimi.

 

“Çdo pjesë të mermertë e trajtojmë si vepër kulminante të artit, me ndieshmëri të madhe”,-  ka thënë udhëheqësja e restauratorëve Mari Joanidu.

 

Gjatë shekujve Partenoni ka përjetuar djegie, luftëra, revolucione, plaçkitje, restaurime të gabueshme dhe ndotje. Ka qenë i shëndrruar edhe në kishë e edhe në xhami.

 

Në shtatorin e sivjemë skelet do të vendosën sërish në pjesën perendimore të tempullit. Restaurimi i kësaj pjese do të zgjatë së paku tri vite.

 

Sekendejmi, vizitorët dhe turistët e sivjemë në Greqi do të kenë mundësi ta shohin ballinën e tempullit  Partenon në gjendjën e restauruar, edhe ate pa pengesa të objekteve të tjera, andaj është mirë edhe të vizitohet, bile edhe të vështrohet studimisht, sepse të parët tanë sigurisht se kanë punuar në ngritjen e tij, nëse nuk e kanë ndërtuar të tërin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora