| E diele, 30.05.2010, 07:57 PM |
Pas 30 viteve Partenonin mund të shihet pa skele
Pas 30 viteve, vizitorët e Akropoles së Athinës, deri në shtator do të kenë rast të rallë e të këndshëm, sepse do të shohin tempullin Partenon pa skele të ndërtimtarëve.
Nga Ukshin Zajmi
Restaurimi i madh i Partenonit dhe i objekteve t ë tjera në Akropol ka filluar në vitin 1983. Prej atëherë përrreth tempullit kanë qëndruar skelet e ndërtimtarëve. Restauruesit, para disa ditësh kanë kryer një punë të rëndësishme menjanimin e gabimit gjatë ngjitjes së blloqeve të mermerit në ballinën e tempullit, gjatë restaurimit para 70 viteve.
Ndërtimi i Partenonit ka filluar në vitin 447 para e.r. dhe ka zgjatë nëntë vite. Edhe dhjetë vite të tjera janë dashtë për kryerjen e skulpturave dekoruese. Restaurimi, do të thot, zgjatë më shumë se sa ndërtimi.
“Çdo pjesë të mermertë e trajtojmë si vepër kulminante të artit, me ndieshmëri të madhe”,- ka thënë udhëheqësja e restauratorëve Mari Joanidu.
Gjatë shekujve Partenoni ka përjetuar djegie, luftëra, revolucione, plaçkitje, restaurime të gabueshme dhe ndotje. Ka qenë i shëndrruar edhe në kishë e edhe në xhami.
Në shtatorin e sivjemë skelet do të vendosën sërish në pjesën perendimore të tempullit. Restaurimi i kësaj pjese do të zgjatë së paku tri vite.
Sekendejmi, vizitorët dhe turistët e sivjemë në Greqi do të kenë mundësi ta shohin ballinën e tempullit Partenon në gjendjën e restauruar, edhe ate pa pengesa të objekteve të tjera, andaj është mirë edhe të vizitohet, bile edhe të vështrohet studimisht, sepse të parët tanë sigurisht se kanë punuar në ngritjen e tij, nëse nuk e kanë ndërtuar të tërin.