Kulturë
Cikël poetik nga Arben Dedja
E hene, 24.05.2010, 08:13 PM
 
 
ë pritjes së gjatë. 
Pres
të munguarën fjalë.....
Rrugicë e heshtur,
sa  gjurmë  mbi  ty  mbetën  skalitur
netëve  me  shi.
Sa  të tjera  mbi  pluhur  u  tretën
ditëve  të  nxehta.
Koha  i  përpiu  nën  kthetra!
Pritje  vjeshte
Nën  këtë  pemë  gjethe  tharë,
ky  stol  i  vetmuar  rri  e  pret.
Pret  të  vijnë  të  dashuruarit,
a  mos ndoshta  një  poet?!
Ti,  peng  i  jetës  time.
Ti.
Rrugë  e  pa  shkelur,
dorë  e  paprekur.
E  pa  thëna  fjalë,
e  pa  puthura  buzë.
Ti,  bamirëse  që  më  bëhesh  muzë.
Përtej  kufirit  të  heshtjes.
Unë  jam  heshtja  e dua të  flas,
asgjëja  jam  e gjithçka  dua.
Unë  harrimi,  ç’do  gjë  lashë  pas,
shpresa,  venitur  qëndroi  me  mua.
Unë  fjala  që  mbeti  pa  thënë,
shikimi,  që  kurrë  s’u  ndal  diku.
Tani  jam  lot,  nga  sytë  kam  rënë,
faqesh,  endur  kuturu.
Disfata  ime.
Me  këpucë  të  grisura,
rrugëve  të  baltosura  s’do  ndalem.
Me  tesha  të  shqyera,
erës  së  acartë  do  i  bëj  sfidë.
Pa  çadër  mbi  kokë ,
shiut,  të  pushojë,  s’do  i  falem.
Veç  pa  ty,
disfata  më  pret  një  ditë.    
Pres!
Pres,
ulur  në  prehrin  e  ëndërrimit  të  gjatë.
Pres
të  më  vish,  të  më  ulesh  mbi  krahë.
Pres
edhe  pse  e  di  që  s’do  jesh  kurrë  e  imja.
Pres,
se  pa  ty  s’ka  kuptim  as  dhimbja.
Pritja  e  ardhjes  tënde  më  ngroh.
E di? Thjesht kënaqem tek të shoh.

 Arben Dedja
Arben Dedja Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










