Mendime
Halit Bogaj: Tri lajme të mira për Kosovës
E shtune, 22.05.2010, 08:58 PM
TRI LAJME TË MIRA PËR KOSOVËN
Nga Halit Bogaj
Sot më 21 Maj të vitit 2010 u zgjuam dhe e kaluam ditën me tri lajme të mira për Kosoven.
1.Qysh herët në mëngjes e morëm vesh se më në fund ishte arritur ni marrëveshje mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, që menjëherë të ndërptitet greva e urisë dhe të fillojë dialogu i sigurtë i zgjidhjes së krizës së krijuar tash e një vit në Shqipëri.Edhe pse zgjati shumë kohë inati mes dy forcave kryesore politike , si duket ato u pajtuan që të shkojnë në Bruksel për tu marrë vesh për hapat e tyre të mëtejmë drejt konsolidimit të raporteve të tyre të ardhshme.Pa i marrë parasysh shkaqet e fillimit të arritjes së pajtimit mes tyre, ne sot jemi shumë të gëzuar, ngase vërtet është tepruar me inate reciproke të cilat nuk e shpiejnë askund popullin shqiptar në Shqipëri, e më gjërë, kur shohim ngërçe të tilla politike, siç ndodhi një vit të tërë atje, dmth .se as ne nuk mund të jemi të lumtur, ngase siq thot populli, ‘’po përpiqet edhe për neve’’.
2.Lajmi tjetër ishte Seanca e radhës e Konferencës islamike të cilën e kishte inicuar Shqipëria për të diskutuar lidhur me zhvillimet pozitive të shtetit më të ri në botë, me ç’rast ishin bërë diskutime shumë të frytshme dhe të favorshme për Kosovën, të cilat do të jenë një hap më afër drejt pranimit të Pavarsisë sonë nga ana e shteteve islamike, të cilat e përbëjne , hiç më pak se çerekun e numrit të përgjithshëm të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të bashkuara, përkatësisht që me rastin e pranimit të shtetit tonë nga të gjitha vendet islamike , automatikisht Kosova do të hynte në OKB dhe do të përfundonte një herë e përgjithmonë ëndrra sërbe për ta kthyer vendin tonë nën sovranitetin e tyre, ashtu siç pretendon akoma Jeremiçi duke vrapuar dhe duke harxhuar para për udhtimet e tij në ato shtete për ta penguar pranimin e Kosovës nga ana e tyre. Siç po shihet haptazi, udhëtimet e tij të kota nuk po japin fare rezultate, ngase, hiç më larg se dje vendin tonë e pranoi edhe Somalia e cila e çmendi Beogradin zyrtar.
3.Lajmi i tretë gjithashtu i gëzuar ishte edhe vizita e kryeministrit të Kosovës në Turqi dhe pritja e tij madhështore nga nikoçirët të cilët na kanë ndihmuar, po na ndihmojnë
dhe do t’na ndihmojnë në mënyrë të pakursyer në rrugën tonë të mëtejme drejt progresit dhe integrimeve tjera Euroatlantike,duke ditur se Turqia është lider ballkanik dhe njëri ndër aleatët më të fuqishëm për miqtë dhe shpëtimtarët tanë amerikanë.Vizita e Thaçit atje {bashkë me kabinetin e tij}, ka të bëjë edhe me zhvillimin sa më të shpejtë të Kosovës, përkatësisht me investimet turke në vendin tonë ngase Turqia është bërë edhe gjigant i pamposhtur ekonomik dhe paraprijse e vendeve islamike tek të cilat është duke u angazhuar në mënyrë të pa kursyer edhe për pranimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës nga ana e tyre. Këtë duhet t’ia dimë për nder shtetit turk dhe ta falenderojmë deri në fund për angazhimet dhe përkrahjen që na e ka dhënë dhe është duke na dhëne në çdo drejtim . Mbesim me shpresë se marrëdhëniet bilaterale do të trashen edhe më shumë, aq më tepër edhe nga shkaku se atje jeton dhe vepron një komunitet i madh shqiptar për të cilin e dimë se në çfarë rrethanash është shperngulur, e që, gjithashtu ka qenë edhe shkaku i cili ka ndikuar me të madhe që edhe Turqia të na ndihmojë pa u kursyer drejt qëllimeve tona përfundimtare/ edhe pse edhe vetë e ka pasur problemin me kurdët/.
Takimi Thaçi – Erdogan ishte një ngjarje e madhe mbresëlënëse, me ç’rast mikpritësi u shpreh:’’Se mikun tim Thaçin e kanë ftuar Greqia dhe Siria që të diskutojnë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës’’, duke u nënkuptuar se ai kishte intervenuar dhe lobuar tek ato dy vende për një takim të tillë të ardhshëm.Besojmë se do të ketë rezultate pozitive , është shprehur mëtej Erdogan, duke vazhduar’’Se Kosova për Turqinë është një vend kyç dhe me pozitë strategjike, ndërsa marrëdhëniet tona kanë lidhje historike dhe jemi vende mike dhe vëllazërore, ka thënë në mënyrë emocionale kryeminstri turk, shteti i të cilit ka bërë shumë për çlirimin e Kosovës dhe ndihmën permanente dhe të pakursyer të cilën janë duke na e dhënë në forma dhe mënyra të ndryshme.Duhet theksuar faktin se Turqia është duke lobuar/përveç tek Siria dhe Greqia /edhe në Azerbejxhan, Libi dhe Katar.Mëtej ai kishte vazhduar të rrëfente se’’Pikëllimi i Kosovës është pikëllimi ynë, por edhe gëzimi i saj është gëzimi ynë’’, prandaj çka të presim më tepër nga një vend mik dhe vëllazëror, se sa një një simpati dhe një përkrahje të tillë që është duke na u bërë dhe që po na shpie atje ku e kemi qysh moti vendin. Gjithashtu ai tha se në një të ardhme të afërt ai do ta vizitojë Kosovën, të cilit do të duhej t’i përgatitnim një pritje madhështore dhe spektakulare ngase i kemi shumë borxh në ditët e sotme.