Kulturë
Salloni i 40-të ndërkombëtar i Akademisë Europiane të Arteve
E merkure, 19.05.2010, 08:12 PM
 ACADÉMIE EUROPÉENNE DES ARTS a.s.b.l
ACADÉMIE EUROPÉENNE DES ARTS a.s.b.l
                                www.academie-europeenne-des-arts.com
                                                     Fondée en 1965
Avec l’appui de la Représentation en Belgique de la Communauté européenne
Président international : Alphonse CRÉPIN, 160, chaussée de Namur, B-5310 LEUZE (nam)
                    Tél. et Fax : 081/51 16 70 – de l’étranger 00 32 81 51 16 70
                                     E-mail : a.crepin.aea@compaqnet.be
         COMITÉ  NATIONAL ALBANAIS
                                     www.euroart-haliti.com
                                              Fondée en 2002
Président- Fondateur: Jetullah HALITI, Dardania I, rr.11/1,  60000 Gjilan- KOSOVË
                          Tél : 00280/328 007,  Mob :  00377 44/ 177 225 
                                   E-mail : aea_cna_haliti@yahoo.fr
Salloni i 40-të ndërkombëtar i Akademisë Europiane të Arteve
Seksioni shqiptar i Akademisë Europiane të Arteve  është themeluar në vitin 2002, pas një serë pjesmarrjesh dhe mirënjohesh indivuale nëpër manifestimet representative të këtij institucioni të pavarur të kulturës europiane.
Nga ky vit (2002) artistët shqiptar, janë prezentuar përmes Seksionit, në mënyrë të organizuar dhe shumë të suksesshme. Nga salloni në salon, shumë emra artistësh, janë shpërblyer për vepra të suksesshme,  nga fusha e poezisë dhe e arteve pamore si, Dritëro Agolli, Ali Podrimja,  Sabit Rrustemi, Bastri Çapriqi, Abdulla Tafa, Lekë Rrotani, Bruno Mema, 
Gëzim Llalla, Gani Gashi, Hajrush Fazliu, Majlinda Kelmendi, Skender Lajqi, Fehmi Telaku, Kadri Neziri, Jetullah Haliti e të tjerë.
Edhe këtë vit, meqë është Sallon jubilar, i dyzeti me radhë, Seksioni Shqiptar i këtij asociacioni europian,  ka bërë pregatitje shumë serioze për prezentimin e vlerave artistike kombëtare shqiptare duke i përfshirë ata nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, i njejti bënë përpjekje për anëtarësimin dhe përfaqësimin e artistëve më të njohur shqiptare në këtë asociacion (A.E.A).
Për informim e opinionit, pjesëmarrja e përgjithshme e artistëve shqiptar në sallonin e 40 –të me radhë është gjithsej 21 pjesëmarrës,. Prej tyre , 6 poetë me 25 poezi, 10 piktorë me 31 vepra nga artet pamore dhe 5 artistë me fotografi artistike, çka do të thotë, seksioni ynë kësaj here prezentohet  me 71 vepra arti.
Kryetari i Seksionit shqiptar të Akademisë Europiane të Arteve, piktori i shquar Jetullah Haliti – ETI, i cili ka organizuar gjithë këtë veprimtari prezentuesve të artistëve shqiptarë, thotë  se vetëm në këtë mënyrë bëhet integrimi i vlerave artistike kombëtare në nivel ndërkombëtar, i bindur se kjo është rruga më institucionale për integrimin e kuluturës shqiptare në botën e qytetruar.
Salloni i 40-të me radhë i Akademisë Europiane të Arteve , hapet më 22 maj 2010 në Gembleux, periferi e Brukselit dhe mbyllet me 30 maj 2010 ku edhe jepen çmimet artistike nga juritë përkatëse profesionale.
Pjesmarrja e artistëve shqiptarë
Poetët: 1. Sabit Rrustemi,          2 poezi,                KOSOVË
            2. Albina Idrizi,              3 poezi,                KOSOVË
            3. Nuri Plaku,                 7 poezi,                ALBANIA
            4. Fran Ukcama,             4 poezi,                ALBANIA
            5. Vladimir Marku,       3 poezi,                ALBANIA
            6. Bruno Mema,             5 poezi,                ALBANIA
            
Nga artet pamore prezentohen këta artista:
            1. Jetullah Haliti,           4 skulptura,          KOSOVË
            2. Gani Gashi,               2 piktura,               KOSOVË
            3. Lekë Rrotani,            4 piktura,               ALBANIA
            4. Gëzim Llalla,            3 piktura,               ALBANIA
          5. Mustafa Jonuzi,         2 piktura,              KOSOVË
            6. Sali Cacaj,                 3 fotoartistike,       KOSOVË
            7. Sami Spahiu,             2 piktura,               KOSOVË
            8. Kadri Neziri,             3 piktura                KOSOVË
            9. Gazmend Jonuzi,      2 fotoartistike         KOSOVË
          10. Shkurte Ramushi,     2 piktura                 KOSOVË
          11. Bashkim Alushi,       3 piktura                 ALBANIA
          12. Kozma Çuko,            2 fotoartistike         ALBANIA
          13. Dhimitër Robo,         2 fotoartistike         ALBANIA
          14. Arben Allija,             3 piktura                 ALBANIA

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










