Kulturë
Poezi nga Bajame Hoxha-Çeliku
E premte, 07.05.2010, 08:15 PM
 BAJAME HOXHA-ÇELIKU
BAJAME HOXHA-ÇELIKUS’e di: më do apo s’më do
Po s’më deshe, mos m’a thuaj,
Mos m’a thuaj, se do vuaj,
Do të vuaj e do vdes,
Do të vdes si e pashpresë,
Siç vdes nata në mengjes,
Dalëngadalë do venitem,
Do të tretem, do të fikem.
Do të qeshni do t’më tallni,
Obobo! Si e pat hallin?
Halli im o miq me shpresë,
ka një vuajtje ka një brengë,
qesh në flakë e qesh në zjarr ,
sa desh dogja një mëhallë,
në të ritë edhe tani
nuk rri dot pa dashuri,
ndaj më dhemb e ndaj më shpon
tej përtej në kraharor,
po s’më do, ti mos më thuaj:
se ndër vite jam e huaj,
se për ty nuk ekzisoj,
s’është e mundur ta besoj,
si tek unë edhe tek ty,
rron një ndjenjë e pa kufi,
kur të fryjë erë e agimit,
do të ndjesh hapat e zgjimit,
Edhe unë aty pranë,
në përqafim si në përrallë
duke më shtrënguar fortë,
si asnjë në këtë botë,
oh, sa bukur do të ishte:
zgjimi ynë nëpër agime,
edhe zogjtë do t’na vinin,
me këngë të na bënin zgjimin,
mes fjalës me psherëtima,
oh, me ngjyra e cicërima,
si për mua dhe për ty, 
s’është një ëndërr është një vlim. 
Ndriçim I përjetshëm dashria
O gur i moçëm, o ndriçim i përjetshëm,
Në zemër mu fute, aq ëmbël  më ke mbetur,
Aty do të rrish, do më  ndriçosh hijeshëm,
Dhe kur unë në varr, e tëra të jem tretur.
Aty,në zemërën time, shpirt, mbërthyer , 
më mbështjellë me forcë, e me  zjarr rinie, 
për jetë, kur rri me mua,  vlera nuk të bie,
Ja, po shoh brënda vetes, fenerë dashurie.
E shoh veten me ty, e bëhem diell e ndri,
mbi ndriçimin tend, s’ka diell të ndriçojë,
oh, ti  rri , rri, tek unë në gjirin tim  flori,
kur jemi të dy bashkë, jeta do na prijë.
O gur me vlerë, që  jetën  ma skalitë
Qoftë  bekuar çasti, që solli tek unë, ty,   
Dhe të them tani: ik, ti s’do, e nuk ik!
Të dy do provojmë pafundësitë.
Të pashë kur shkove larg  s’ndriçove kërkënd,
feneri yt për mua e  ruan rrezen e bën dritë,
në zemër më fut,  e natën më bën vend,
mua në jetë të jetëve e askënd!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










