Faleminderit
Halit Bogaj: Edi Luarasi
E shtune, 03.04.2010, 03:41 PM
 Edi Luarasi
Edi Luarasi
Nga Halit Bogaj
Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua  në vitin  1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte ai i Verës në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin . Në 10 vitet e mëpasme, vijnë një sërë rolesh të arrira, nga të cilët veçohen:  Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelia tek “Mbreti Lir’’”, Cuca tek “Cuca e maleve’’”, Kristina tek “Fytyrë e dytë’’  etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Më 22 janar 1974 përjashtohet nga Teatri Kombëtar  , për arsye politike. Pas rënies së diktaturës  rikthehet në skenë në mars të vitit 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në vitin 1995 në dramën “Hekurat’’ dhe  më vonë, me sukses edhe  në dramat “Cilindri’’ dhe “Streha e të harruarve’’”, etj. Ka interpretuar pak role në kinematografi ngase i ishte ndaluar të merrej me artin skeniko filmik.. Është “Artiste e merituar”.Në librin e Admirina Peçit ‘’ajo është një çapkene e pandreqshme dhe femra e lirë e cila e sfidoi diktaturën e egër të vendit të saj, përkatësisht ishte femra me durimin e një burri’’. Emri i saj i nderuar ishte bërë sinonim i një stoicizmi të paparë e cila priste ditë më të mira kur atdheu do të çlirohej nga terrori i kuq  komunisto-stalinist i cili ia zente frymën atdheut të saj.Por shumë vite më vonë erdhi ëndrra e dëshiruar që të binte ai regjim i tmerrshëm. Gjatë jetës së saj plot batica dhe zbatica ajo ka provuar shumë kundërthënie.Në bisedat me miqtë e saj fliste për diktaturën e pashpirtë që nuk e lente vendin të ecte përpara. Por edhe në vitet e sotme tek ajo ndjehet një vullnet i madh për jetë dhe art, sepse ishte dhe mbeti e tillë përgjithmonë. Në një intervistë në’’Panorama’’ajo kishte rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë, duke shtuar se priste që t’i botohej një libër nga i cili do të mësojmë shumçka mbi jetën e saj dhe  kujtimet e mëhershme .Mëtej ajo na rrëfen se donte ta luante një rol çfarë i përkiste karakterit të nënës së saj. Në intervistë pastaj thuhet se ‘’Mënyra se si reagonte me meshkujt ishte mbresëlënëse, duke thënë se nuk i kishte përngjarë fare nënës së saj në këtë drejtim, ngase ajo kishte pasur një disiplinë të tmerrshme precize. Sa i përkiste takimeve me njerëzit ajo e tregon një detaj kur kishte shkuar në Korçë në një Festival kur e kishin njohur edhe shitësit në treg..Ajo kishte qenë kënaqësi e posaçme për të.Nga më njohe- i kishte thënë shitësit të mollëve - nga zëri i ishte përgjigjur ai!13 vjet nuk kisha qenë në Korçë por ajo ishte një ditë shumë e gëzar për mua- thoshte aktorja e madhe Edi Luarasi të cilën edhe shikuesi kosovar e mbanë mend nga filmi’’Ngadhnjim mbi vdekjen’’, që na e përkujtonte sëtepërmi edhe filmin’’Xhemilja algjeriane’’, kur dy heroinat revolucionare keqtrajtohen nga armiqtë e tyre të pashpirtë/Edi nga gjermanët, kurse Xhemilja nga francezët ,gjatë okupimit të Algjerisë/.
Edi Luarasi kishte jetuar 10 vjet në Hungari ku i kishte mësuar edhe disa përvoja të tjera në artin filmor dhe teatror hungarez. Kur e pyesin se si kishte kaluar atje, ajo ishte përgjigjur se atje kishte pasur një jetë të jashtëzakonshme, të qetë, të pastër dhe me plot të mira të ndryshme, por përherë i kishte munguar atdheu i saj i  dashur tek i cili i kishte mbetur një copë e madhe e dashurisë. Atje isha e huaj, thotë ajo kurse në atdhe /edhe pa drita, ujë dhe me plehra, gjej dhe krijoj miq të ndryshëm/.Për aktoren tonë të shquar vlejnë ato vargjet e famshme të Naimit/Ti Shqipëri më jep nder/më jep emrin shqiptar/ Zemrën ti ,ma gatove/ me dashuri dhe me  zjarr/dhe ato të Çajupit/Ku i duket balta/më e ëmbël se mjalta/Në Shqipëri/në vend të tij/.
 

 Edi dhe Mihal Luarasi 
Kur ia kishin burgosur bashkëshortin ajo ishte përmbajtur duke treguar një forcë të brendshme shpirtërore dhe një stoicizëm të paharruar nga  Luigj Gurakuqit dhe poezia e tij’’Qëndresa’’, në të cilën poeti ynë i madh thoshte/Në vuajtje dhe mundime/’’Mjer ai që s’qëndron’’/.Unë nuk mund ta paramendoja faktin që fëmijëve të mi ua kishin ndaluar studimin, shprehej aktorja jonë kolosale, por tmerri diktatorial i bënte të gjitha të zezat mbi popullin shqiptar. Në atë gjendje aq të vështirë për familjen e saj,  ajo bënte shaka dhe humor, në mënyrë që sado pak t’i harronte brengat e shkaktuara nga diktatura aq e egër e cila kishte zënë rrënjë të tmerrshme në atdheun e saj. Pak nga pak, unë u bëra burrë dhe i durova të gjitha- do të thotë ajo me një rast. Sa u përket spikereve të sotme në televizion ajo shprehet’’Ato të ‘Top Chanellit ‘’janë të mira kurse disa të tjera flasin shpejt dhe sikur të ishin miza në qyp.Nuk u merren vesh fare fjalët dhe mendojnë se duke folur shpejt janë interesante. Neve na interesojnë fjalët e kurrsesi të flasin shpejt.
Se sa i tmerrshëm ishte regjimi, ata në vend se t’i jepnin role për të cilat ishte përcaktuar tërë jetën e saj e përjashtuan, për ta detyruar që të bëhej rrobaqepëse në Teatër! Nga urrejtja që kishte për të Partia, ia kishin caktuar një normë shumë të lartë rrobaqepësie/20 palë brekë në ditë!/.Duke u nisur nga të gjitha katrahurat në të cilat ishte katandisur, ajo kishte fillur ta shkruante librin e jetës së saj kushtuar peripecive të ndryshme nëpër të cilat kishte kaluar.’’Kam dëshirë ta botoj atë libër’’, thoshte Edi Luarasi, duke e treguar një tregim të saj.’’Janë histori që më kanë ndodhur në kohën e diktaturës-thoshte ajo.Njërën prej tyre e kam titulluar’’Mohimi i vetëvetes’’kur isha shumë e dëshpëruar.
Se sa kishte qenë e popullarizuar në atdhe, ajo tregonte se edhe pas shumë vitesh mungese në skenë, njerëzit që nuk e kishin parë një kohë të gjatë e kishin mbajtur në mend.Dhe për të qenë kurioziteti më i madh, shprehet pastaj ajo, një ditë kur shkova në det erdhi një djalë i ri dhe më tha’’Çka e ke ti Edi Luarasin?’’. Ah po, po më ngatërrojnë shumë veta me të por nuk e njoh, i thashë./ Një ditë erdhi me fotografi në dorë nga filmi ‘’Ngadhnjim mbi vdekjen’’, duke më thënë ‘’Pse më gënjen, sepse ti je Edi Luarasi’’..Unë  i thashë atij që të më linte të qetë por ai ma ktheu se unë e kisha luajtur në film hallën e tij Persefoni Kokëdhimën.Ne në shtëpi të kemi idhull dhe babai im të fton për drekë- ma tha ai.Ai nuk e dinte historinë time që nuk guxoja të shkoja tek ai por, gjatë qëndrimit tim në det,  çdo ditë më sillte kumbulla, dardha dhe pjeshka.Ndoshta e mori vesh më vonë si qëndronte puna dhe kur shkova, më përcolli deri te autobusi, duke më thënë: ‘’Do t’i mungosh shumë fshatit tonë’’.Pastaj aktorja e madhe shton: Rrallëherë jam prekur aq tepër si në atë rast dhe pikërisht aty e kam kuptuar se sa shumë e kisha mohuar vetëveten. 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










