Kulturë
Luan Cipi: Irfan Bregu
E enjte, 01.04.2010, 08:17 PM
IRFAN BREGU
VLERËSIM PËR TRI LIBRA
Nga Luan Cipi
Doli nga shtypi libri me poezi i poetit Irfan Bregu “Liria erdhi vonë” TRI LIBRA PËR KOSOVËN- poemë. E lexova disa herë dhe më pëlqeu. Me Irfanin takohemi shpesh. Ai vjen në takimet tona tipike vlonjate: Me kokën lart, i veshur dhe krehur bukur. Kur vjen me vonesë ne i ruajmë kariken dhe e vendosim në qoshe. E ç’mund të bëjmë më shumë?
Ja vlerësimi im për tri librat:
Kush po vjen kaq kapardisur,
Krehur bukur, kollarisur?
Është shkrimtar, është poet
Ndaj e mban kokën përpjetë.
Po, më shumë na rri ngrefosur
Për sukseset e pasosur
Vepër që të drithëron
Kjo: “LIRIA ERDHI VONË”.
Për Kosovën tri statuja
Poezi të Irfan Bregut.
Flakë baruti UÇKëja,
Gjëmim topi, zjarr dyfeku.
Janë tri libra për Kosovën
Për qindra trima të vrarë
Për Drenicën, për Gjakovën.
Për heroin Adem Jashar.
Shpalosur si një flamur
Që përhap lezet dhe nur,
Renditet në vend të parë
Histori për legjendarë.
Meriton lavd e nderime
Skalite Kosovën trime.
Në çdo varg e poezi
Ke shfaqur dhe mend e mi.