E enjte, 24.07.2025, 08:46 PM (GMT+1)

Kerko: a

Halit Bogaj: Filip Shiroka - ’’Shko dallëndyshe’’

E marte, 23.03.2010, 10:56 PM


FILIP SHIROKA ’’SHKO DALLËNDYSHE’’

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke e lexuar poezinë e fuqishme të Filip Shirokës’’Shko dallëndyshe’’, ndjejmë mallëngjim dhe krenari të madhe që patëm një poet të tillë të shquar me ndjenja aq të fuqishme kombëtare dhe familjare i cili gati tërë jetën e tij qëndroi larg atdheut të vetë të dashur. Nga studjuesit dhe bigrafët tanë ai nuk është quajtur rastësisht ‘’Poet i mërgimit’’, ngase , duke e parë gjendjen e vështirë në Shqipëri dhe asnjë perspektivë për të kriujuar diçka në atdhe, shumë prej tyre morën botën në sy dhe u vendosën nëpër vende të ndryshme të botës, kryesisht në  Evropë dhe Azi. Pra i tillë ishte edhe Filip Shiroka nga Shkodra me emrin e të cilit janë të lidhura disa nga margaritarët më të shquar të krijimtarisë sonë letrare asrtistike ndër të cilat një vend të veçantë e ka edhe poezia’’Shko dallëndyshe’’në të cilën shpërthen dufi nostaligjik i poetit i cili ishte akumuluar me vite të tëra në shpirtin e tij romantik.Dhe me të drejtë mund të themi se vargje të tilla nuk ka mundur të shkruante askush tjetër përveç tij.Pra duke qenë i larguar aq gjatë nga vendi i të parëve të tij të dashur dhe duke mos pasur me kend të bisedojë për gjendjen e tij shpirtërore dhe për atdheun, Filip Shiroka i drejtohet dallëndyshes me lutjen më të madhe njerëzore që ajo të shkojë atje ku poetit tonë skofiar i ka mbetur një pjesë e zemrës dhe e shpirtit.

 

Poezinë e tij të dhembshme e fillon me vargjet:’’Udha e mbarë se erdh pranvera/Shko dallëndyshe tuj flutrue/Prej Misirit n’dhena tjera/Fusha e male tuj kërkue/N’Shqipni shko fluturim/Shko në Shkodër n’qytetin tim/ , vargje këto të cilat të përvetësojnë që në fillim dhe na bëjnë që edhe ne ta ndiejmë fuqimisht mallin e pashuar të poetit tonë të mërguar në ‘’dherat e largëta të Misirit’’, atje ku kishte qenë një kohë edhe bashkëatdhetari i tij Andon Zako Çajupi.

 

Poezia’’Shko dallëndyshe ‘’i referohet  edhe atdheut dhe ngjarjeve të lavdishme të Lidhjes së Prizrenit të cilat i ndiqte me interesim të madh çdo shqiptar atdhetar, qoftë brenda në Shqipëri, qoftë jashtë saj.Pra edhe Filip shiroka ishte njëri ndër protagonistët më të devotshëm të Lidhjes së famshme të Prizrenit të cilës i priu me dinjitet dhe krenari të madhe Abdyl Frashëri, e cila disa vite më vonë rezultoi  me pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, të cilën e realizoi Kolosi Ismail Qemali  dhe disa shokë të tij të pushkës dhe idealit, siç ishin luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini/të cilët, gjithashtu morën pjesë në  shpalljen e Pavarësisë së vendit/.

 

Pas strofës së parë nga gjashtë rreshta pason e dyta e cila na mahnit me porosinë e mëtejme të poetit që ia bën dallëndyshes, duke e lutur që ajo ta vizitojë shtëpinë e vjetër, vendet ku ka luajtur ai në fëmijëri dhe qytetin historik të Shkodrës. Pra pasojnë vargjet:/Shëndet prej meje të m’i falësh/ Saj shpisë t’vjetër ku kam le/ Me ato vende rreth t’përfalesh/ Ku kam shku kohën e re/ Atje shko pra fluturim/Falë me shëndet qytetit tim/.Në strofën e tretë përshkruhen bukuritë natyrore të qytetit , siç janë:malet, fushat, kodrat, përrojet, të cilat kanë mbetur dhe janë përherë të’’lulëzueme’’në vegimet e poetit të përmalluar të cilit i loton zemra për të gjitha ato  që e rrethojnë vendin e tij të shtrenjtë i cili është më i bukur se të gjitha vendet e thjera të botës ose, siç do të thoshte Çajupi/Ku i duket balta/më e ëmbël se mjalta/Ndë Shqipëri/Ndë vend të tij/.Kurse në fund të poezisë gjejmë strofën e tretë dhe vargjet subtile./T’mujshe edhe unë me fluturue/T’mujshe edhe unë me ardhë me ty/ Dojsha n’Shkodër me kalue/Me pa prapë at vend me sy/...Por ti shko ...atje flutrim/ E ti qajma fatin tim/.

 

Gjithashtu ndër çastet më të dhembshme është edhe fundi i poezisë kur poeti ynë i mirënjohur e di se kot e ka lutur dallëndyshen që të shkojë atje ngase ajo ‘’Është e pa gojë’’.Mirëpo poezia i kishte marrë shtigjet e veta të pakthyeshme dhe kishte hyrë në zemrat i quindra mijra shqiptarëve nga mbarë bota. Ajo ishte botuar në shtypin periodik të kohës/jkashtë Shqipërisë/dhe lexohej me të madhe nga të gjithë ata që e çmonin dhe e doinin atdheun e tyre, i cili,  duke iu falenderuar shkrimeve të shumta që shkonin në  Shqipëri nga diaspora, kishte arrituj të çlirohej nga robëria pesëshekullore otomane, për çka pra, kishin kontribuar poetët tonë madhështorë Shiroka me shokë, e të cilëve u printe Naimi ynë i madh që shkruante nga Stambolli, i  cili për t’ua futur në shpirt dhe mendje bashkëatdhetarëve  Shqipërinë, e shkroi poemën e tij të shquar bukolike’’Bagëti e Bujqësi’’, për të cilën thuhet se e shkroi me besnikëri dhe relaitet të madh sikur të kishte hypur në maje të Malit të thatë dhe e sodiste Bagëtinë e Bujqësinë e atdheut të tij.

 

Në vazhdim do të themi se është thuajse e përgjysmuar poezia’’Shko dallëndyshe’’pa vjershën e Luigj Gurakuqit’’Dallëndyshja u kthye’’në të cilën poeti tjetër shkodran na i dhuron vargjet mahnitëse./Ti dallëndyshn ke porositun/Vendin tand me shku me pa/Nëpër Shkodër me shetitun/Mbi vorr t’pridvet për me qa/ N’shkollë e n’shpi i herë m’u ndalë/ Me miq t’motshëm m’u përfalë/, për ta bindur atë se:/Erdh njimend, e nëpër Shkodër/Shumë kërkoi tuj fluturue/ Rrugë, livadhe, male e kodër/ Me kangë t’vet na i ka gazmue/ N’fushë të Rrmajit asht ndalue/ E mbi vorre ka vajtue/.Në strofën e tretë, gjithashtu gjashtëvargëshe/sikur ajo e Filip Shirokës/ Luigji i tregon mikut  dhe vëllaut shqiptar se  dallëndyshja/ N’prendverë ktej porsa mrrini/ Miqve tuej iu fal me shndet/ Nëpër shkollë e kisha hini/ Me ta hjek atë kasavet/ E n’shpi t’vjetër ku ke le/ e ka ba çerdhen e re/.

 

Mëtej, përkundër vrullit romantik dhe mallëngjyes të Filip Shirokës, Luigj Gurakuqi i tregon  atij se tani nuk është ajo Shqipëria e dikurshme të cilën e kishte lënë ai, por një  Shqipëri tjetër me plot dëshpërime, për të cilën thotë se a t’i tregoi dallëndyshja’’ T’zezat tona’’, por të cilin e porosit se do të ishte më së miri që vetë ai të shkonte në atdhe dhe ta shihte realitetin në të  cilin ishte vendi i tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx