Mendime
Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
E merkure, 10.03.2010, 11:11 PM
Nga Adnan Abrashi
Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte dijen hyjnore në frymën e mësimeve të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradin hoxha kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjelljes ai kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta sheh askush. 
Pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, në kohën e caktuar, Nastradini iu afrua derës së dyqanit të “bakallhanes” së lagjes dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryente drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, aty kalon një bashkëqytetar i tij i cili menjëherë e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
- Çfarë bënë kështu në pikë të natës hoxhë?
Nasradini, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
-Hiq! Vetëm po i bie violinës. 
- Vërtet? Por, unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote? - e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari? 
- Ke plotësisht të drejtë, dashamir. Sepse, sonte ti sheh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do t’ia dëgjosh tek nesër - iu përgjigj Nasradini 
Jo rastësisht këtë artikull si metaforë e fillova me një anekdotë të Nasradinit të famshëm, e cila, mendoj se nga përmbajtja e fabulës së saj, figurativisht do ta pasqyroj realitetin e kësaj situate tonë kosovare post AHTISARIANE. Apo, tanimë, sikur po na konvenon ta quajmë: asaj të “pavarur” dhe “sovrane”?! 
Atëherë kur, mjaftë koka të shquara të inteligjencës sonë kombëtare, arsyeshëm, me urtësi dhe vizion të qartë i vërejtën disa lëvizje të dyshimta politike, apo, kur ata e dëgjuan shumë më përpara atë melodi të violinës së Nasradinit të cilën ne po e dëgjojmë tek sot, për këto vërejtje që na bënin ata, ne nuk nguruam fare t’i nënçmonim, anatemonim, izolonim, burgosnim, besa edhe t’i vrisnim. 
Nën pretekstin gjoja të një modernizmi politik dhe evropianizimit kosovarë, ne i shpallëm “demode” zërat e vërteta të inteligjencës tonë kombëtare, të cilët, të shkrirë tërësisht në shpirtin kolektiv të popullit të vetë, flisnin ashtu si është, e jo ashtu sikur duhet apo kërkohet prej tyre. Vërtet ata me bindjet e veta nuk e përfillën trendin e ri të politikës nihiliste moderne, dhe as që i dhënë rëndësi asaj, duke tentuar që me çdo kusht t’ na paralajmërojnë për ajrin e helmuar që ne e thithnim dhe për pasojat e saja që do ti kemi më vonë.
Por, çka ndodhi me këta modernistë tanë nihilist? Asgjë e keqe! Ata nënshkruan Rambujenë, e çarmatosën UÇK-në, krijuan partitë e veta të moderuara, i fituan zgjedhjet, erdhën në pushtet dhe u pasuruan. 
Në Kosovë, nuk ishin më në modë as zhargonet e tyre “revolucionare”, “ekstremiste” dhe “radikale” të komunikimit të demoduar politik. I zëvendësuan me terme më bashkëkohore, sikur bie fjala: Standarde, bashkëjetesë, multietnicitet; luftën e emërtuan si konflikt, përleshjet e armatosura si incidente, mjerimin dhe kolapsin ekonomik si fazë e domosdoshme e tranzicionit etj. 
Të “anatemuarit” tanë, apo sikur i quajtën disa medie “moderniste”: “folklorist”, “nacionalist”, “majtistë”, “anarkistë”...e ku ta di si tjetër, edhe pse të plagosur në shpirt, gjenin ndonjëherë forcë të na thonë mos, e ne, hiq. Ata sërish mos, e ne prapë hiq! 
Shumica prej nesh jetonim (sot e kësaj dite ende jetojmë) në ëndrra të këndshme përplot shpresa të rrejshme. Me optimizmin e një iluzioni të kushtëzuar të shtetësisë pa shtet. Sepse, kur ata në këtë mashtrim i binin violinës, dhe, edhe pse qëllimet e tyre të vërteta ishin si të Nasradinit, ne kurrë nuk dyshonin në virtuozitetin e interpretimit pa zë. 
Nuk dyshonim, sepse ata ishin “hoxhë”. Ishin Nasradina. Andaj verbërisht edhe ju besonim. Por, gradualisht... ja se ku na erdhi puna?! Për shumë gjërat për të cilat tani ndoshta nga pak po na del gjumi, dhe, ku për këtë zgjuarsi tonin të vonuar, si shembull më të freskët, e kemi edhe aferën e fundit mes KFOR-it dhe FSK-së, këto dhe shenjat tjera, nuk janë asgjë tjetër, veçse tingujt e parë të akordeve të asaj melodie të “violinës së Nasradinit”, e cila , gjithmonë për ne po bëhet e dëgjueshme tek më vonë. Nesër...?!!
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
						Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
						Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
						Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!
						Daniel Gàzulli: Si ujit e paktë
						Blerim Rrecaj: S’ka fjalë të lirë pa përgjegjshmëri
						Forumi Musliman i Kosovës: Deklaratë për shtyp
						Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
						Urim Gjata: Greqia dhe Jeta  e  Skupidhjarit
						Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it
						Milazim Kadriu: Nuk mund të futen në një vend dëshmori i kombit me kriminelin serb
						Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...
						BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!
						Baki Ymeri: Kurrë mos e ndalo dashurinë ndaj Shqipërisë
						Ilir Dardani: Islam Osmani
						Hilmi Saraçi: Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
						Selim Hasanaj: Falenderim publik për z. Augustin Përgegën
						Baki Ymeri: Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit
						Selim Hasanaj: Shkolla shqipe në Oslo
						Letër nga Dom Anton Kçira
					
				








