Kulturë
Kalosh Çeliku: Atdheu burrë pa Grua (Cikël poetik)
E diele, 14.02.2010, 07:45 PM
KALOSH ÇELIKUAtdheu burrë
    pa Grua
Vitet e fundit kam filluar t’i dua armiqtë
E përjetshëm. E t’i urrej „miqtë“. Hadumët.
Që m’lëvdojnë para syve. Shajnë pas shpine
Buçës i lyhen prapa. E lehin në Atdhe. 
E shesin veten për një post në Qeveri.
Vitet e fundit kam filluar t’i dua armiqtë,
Që më shajnë kudo. Mbajnë në gojë.
Gjumi nuk i zen nga librat e mi. Poezitë.
 Jerm flasin. E hanë veten pasmesnate
 Shkaku im:  Atdheu ky burrë pa grua…
Të vdekurit janë gjallë
                  mes varreve
Të vdekurit janë gjallë mes varreve
Vallë, nuk shihni si na dërgojnë shenja:
Pas yjeve. Pulës me zogj. Hënës?
Neve të gjallëve, të vdekur në Katund.
Të vdekurit janë gjallë mes varreve
E të gjallët, të vdekur në Katund...
Liria është kurvë
Liria është kurvë. Që, veç i ndërron 
Burrat përnatë. E kanë shkërdhyer:
Spiunët kuqezi. Deputetët e popullit
Politikanët. Dhe, kryetarët e partive.
Liria është kurvë. Që, e kanë shkërdhyer
Ditenatë  Melezët . Dhe, Tun Batunët…
Si nuk ngopet ky Turrec
   me ferrën dhe këngën
Harabeli në Pranverë këndon e këndon
Në ferrë. E thirr Lirinë apo Robërinë.
E Unë them: si nuk ngopet ky Turrec
Me ferrën. Dhe, këngën?!
Harabeli në Pranverë këndon e këndon
E Unë them: Si nuk ngopet ky Turrec
Me ferrën. Dhe, këngën?!…
Ditën e shtatë vimë
                ne poetët
Erdhën politikanët. Deputetët e popullit
Ministrat. Qeveritarët. Argatët trusakatë.
Dhe, rrugaçët kuqezi. Bandat politike
Që e blejnë “toptan” popullin. E shesin lirë
Në Qeveri. Kuvend: Një asht. Torbë taxhi.
Erdhën trusakatët. Brez pas brezi argatë
Ehu! Ditën e shtatë, vimë ne poetët...
Dikush më ruan ditënatë
            përballë Shtëpisë
E shuaj dritën. Matanë dritares
Një hije zgjatet pas muri, në rrugë.
E ndez dritën. Në kontenirët e bërllokut
Bythët dikush i ka ngritur në Qiell.
Ditë. Bythët na, si palare në Qiell. Diell
Dikush më ruan ditënatë përballë Shtëpisë...
Bythë për Diell
Unë përderisa shahem me Shtetin. Njerkun
Që, kurrë nuk e pata babë. Atdhe.
Partia ndërsen qenin. Këlyshin me zgjebe
Edhe për një asht. Një torbë taxhi në Qeveri.
Unë përderisa shahem me Shtetin. Njerkun
Politikani. Trusakati rritë bythë na, për Diell...
Ipazoti kujdeset për jetën
             Dhe poezinë time
Moti nuk kam qeshur si sot me bark
E duartrokitur në sallë me bythë.
Veprat e dikujt kur shpërthejnë në Hale
Art gjirizi me krimba i varë në shkop.
Që mezi e përtypin lopët. Gomarët politikë
Në sallone. Dhe, Teatër të Kurvës Parti.
Moti nuk kam qeshur si sot me bark
E duartrokitur në sallë me bythë.
Ipazoti kujdeset për jetën. Poezinë time...
Trusakatët si zë 
  dot më në gojë
Katundin tim e kam sjell në Shkup
Lisin e midis Livadhit. Edhe Kopshtin.
Dy lejlekët mbi çati me një këngë
Zogjtë në dritare. Qenin pas porte.
Dhe, Dr. Dacin që i përdredh mustaqet
E ruan Shtëpinë. I fry zjarrit në Dimër.
Katundin tim e kam sjell në Shkup
Trusakatët kurrë si zë dot më në gojë..
Të kapëm o Poet
       e kemi Ditën
Dorëzohu! Të kemi shtrirë përtokë
Me librin tënd të nemur ende në duar.
Vëllimet të kanë rënë përsipri mbi kokë
Fletët mos ua ha tinëz librave, o Poet!
Unë jam Ujk i uritur. Bishë mali
Ushqimin e mirë ma bluan truri.
E ju jeni qenë që e ndiqni egërsirën
Librin se jap, është gjahu im. Ushqimi.
Të kapëm, o Poet! E kemi Ditën
E di. Ehu, po Unë e kam Natën...  
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Ilir Muharremi: Jetullah Haliti-Eti nderohet më pllakë të nderit
						Martin Lleshi: Antropologjia e rrënjëve
						Dy poezi nga Zef Mulaj
						Petrit Malaj: Zgjedhja ime si rektor nuk është ndikuar nga politika
						Sabit Rrustemi: Pritjen time nuk e blenë askush (Cikël poetik)
						Memoriali i Nënë Terezës? Një sallë me muze brenda!
						Poezi satirike nga Nehat Jahiu
						Xhenc Bezhi: Azil në parajsë
						Cikël poetik nga Lindita Agolli
						Ramiz Gjini: Vdekja e shkrimtarit Nurce
						Poezi nga Jusuf Zenunaj
						Luan Çipi: Miqtë virtual
						Halit Bogaj: Antonio Banderas
						Naser Aliu: E dashura ime
						Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik)
						Vlerësohet Ilir Muharremi - Teksti më i Mirë i Vitit
						Cikël poetik nga Julia Gjika
						Mikel Gojani: Prend Buzhala, poeti që respektoi procesin e tij krijues...
						Jorgo S. Telo: Lulet e dashurisë
						Kristaq Turtulli: Bisedë ne prag te ditës së Shën Valentinit
					
				








