Kulturë
Sabile Keçmezi-Basha: Natë kobi
E merkure, 09.12.2009, 07:55 PM
Sabile Keçmezi-Basha
NATË KOBI
Në ndarje zakonisht ai e puqte në faqe dhe me një fytyrë nur, dilte nga shtëpia. Po kështu kishte vepruar edhe atë natë. Në atë natë të mbarsur me plotë llahtari. Ajo e kishte përcjell gjatë në ndarje dhe me vështrimin e mbushur plotë mall nuk i kishte thënë asgjë edhe pse, në kokë i silleshin shumë fjalë të pathëna asnjë herë më parë. Megjithatë, në mendjen e vetë i kishte thënë në heshtje;
- O zot, sa i mrekullueshëm që është.- Dhe, nga thellësi e shpirtit kishte falënderuar zotin që i kishte plotësua ëndrrën e kahershme të rinisë.
Ishte stinë vjeshte, atë natë, kur i kishte pas thënë se ai duhet të shkonte... se duhej të takohej me shokët, e ajo, e dinte fortë mirë se cilët ishin shokët...
- Sonte... duhet të shkojë në fshat, - i kishte pas thënë, -për ca punë të vogla... -dhe e kishte shikuar mallëngjyeshëm. Ajo, atëherë e kishte pyetur me droje , pse duhej të shkonte mu atë natë... dhe para se të fliste ai, ajo e dinte përgjigjen që do t’i jepte. Por... atë natë, kishte ndodhur ndryshe. Ai kishte bëzajtur. Asgjë nuk i kishte treguar, vetëm se i kishte thënë:
-Duhet të shkoi... Besë...patjetër të shkoi, se ata më presin...
-Kush të pret? Kishte pyetur gruaja, e frika e kishte shtrënguar fortë për gryke...
-Mos u merakos së koti... Besë, shpejt do të kthehem, -foli sa për të folur dhe për ta qetësuar gruan e sëkëlldisur.
-Sikur të ishte çdo gjë e sigurt në Hadin e mallkuar, vërtet edhe unë nuk do isha merakosur, por mjerisht kjo nuk po varet prej nesh, Lirë -i foli gruaja me të bardha, duke u munduar që ta bind burrin që të hiqte dorë nga udhëtimi i papritur. Kishte një parandjenjë të lig, por nuk donte që ta shprehte. Ishin kohët e liga kur vlimet politike kishin arritur kulmimin. Ajo shqetësohej me të drejtë...
Liri, për herë të parë e pa gruan habitshëm, dhe dikush që nuk i njihte, do mendonte se janë të huaj. Ishte interesante, edhe pse kishin mbi njëzet vite martesë, ajo, gruaja e tij në të bardha, veç që ruante dashurin si në ditët e para të njohjes së tyre, ajo bashkë me të kishte ruajtur edhe respektin e madh ndaj tij. Edhe pas sa e sa viteve, ende ndjente zjarrmi në faqe, kur hetonte se ai po e shikonte drejtë në sy.
Lirit i pëlqenin tej mase sytë e zinj të gruas me fustan të bardh. Edhe kësaj here hetoi mërdhezjen e saj, dhe vërtet ndjeu një siklet, që ashtu kot së koti po i trazonte shpirtin.
-Shpejt do të kthehem,- i tha edhe një herë gruas, disi për ta bindur, dhe shtoi - mos më prit për darkë... -dhe nga sirtari i stër ngarkuar me dokumente e libra, mori me nxitim një fletore të mbushur me shënime dhe me rrëmbim hapi derën dhe u zhdavarit në terrin-burg, të natës. U zhduk në errësirën e pa anë dhe pak më vonë u dëgjua uturima e makinës së ndezur. Gruaja qejfprishur i shikoi edhe një herë fëmijët në dhomë, rrotulloi dy herë çelësin në derë, dhe përsëri iu kthye përgatitjes së darkës që e kishte lënë përgjysmë.
Ora kishte ecur dhe qetësia kishte rënë mbi qytet. Gruaja në të bardha herë pas here i avitej dritares, ngrehte perdet e holla, padiktueshëm, dhe shikonte trishtueshëm në drejtimin nga kishte ikur burri. Pastaj, fëmijët i kishte zënë gjumi njërin pas tjetrit, vetëm se goca më e madhe, Martina, me bisht të syrit përcillte mamanë dhe drithërimat e saja të pazakonta. Njëherë ajo e kishte pyetur,
-Ma, pse shqetësohesh sa herë shkon babi diku? Pse Ma, bënë kështu... Po ti e di se sa për qejfi të ka babai, -e kishte shpotitur ashtu, sa për ta larguar nga mendimet e liga. Ajo e kishte shikuar vëngër, çupëlinën dhe i kishte thënë me një zë të dal nga dheu,
-Jo, Martinë, ku të shkoi mendja se unë merakosem për gjëra të tilla, sa qesharake je moj bijë... E di ti, se sa i frikësohem natës... territ...lugetërve e korbave, e tani më thuaj kam të drejt apo përsëri sajojë diçka nga fantazia ime e bujshme.
- Eja... eja... këtu, Martinë... shiko...atje... përtej rruge... të lutem shiko... sheh diçka... apo mua po më fanitej...- dhe me gishtin tregues, i piketoi hienat e veshura si roje rendi.
Edhe ajo u tremb, por... para mamasë u përmbajt vetëm se një dridhje e lehtë i sëmboi trupin tej për tej. Pastaj, ashtu e tronditur u mundua që të qetësohej... të lexonte diçka nga mësimet që i kishte për nesër, por nuk mundi... Herë-herë shikonte nënën që lëvizte nëpër dhomë si somnambul, dhe pavetëdijshëm këmbët e qonin pranë dritares, për të shikuar mos po kthehej Liri. Martina, për herë të parë pa se çfarë sy të mëdhenj kishte frika e dashuria. Deshi që të rrinte me mamanë, por kishte hetuar se ajo, nëna e saj preferonte vetmin, që Martina e kishte tmerr të mbetej vetëm në shtëpi. Deshi që të bisedonte me të, ti fliste diçka, ti thoshte një fshehtësi në besim, por më kot, nëna bridhte prej dhome në dhomë sikur donte çdo moment ti pëlciste koka. E luti Martinën, që të shtrihej për të fjetur, se kishte ikur nata, e nesër... nesër... duhet të jetë e esëllt për mësime. Martina, pas një kohe mblodhi librat dhe u fut nën jorganin ngjyrë qielli, dhe pas një kohe e zuri gjumi, gjumë i thënçin...
Edhe më tej, Besa afrohej pranë dritares, ngrinte perden nga dal dhe nga dhoma tërësisht e errët përcillte çdo lëvizje në rrugë duke shpresua se shpejt do shohë veturën e verdhë. Njëherë edhe ajo deshi dhe tentoi që të flinte. U shtri në shtrat, por më kot... hije të zeza i shkonin rrotull. U ngritë. Pastaj, me shpejtësi doli nga shtrati, padiktueshëm kërkoi nëpër tërë raftet librin që e kishte më për qejfi që zakonisht e lexonte kur prishej me gjumin. E gjeti. Tentoi që të përqendrohej në të, dhe të përcjell fatin e Maria Kyrit, por iu duk se dinte çdo fjalë e fjali përmendësh nga ky libër, dhe, o zot mendoi, sa fytyrë të shpërfytyruar ka pritja. Qetas, la librin mbi tavolinën e bukës dhe, edhe njëherë u drejtua për në tarracë ku shikimi në rrugë ishte, më i mirë. Në rrugë tek-tuk vërehej ndonjë kalimtar i rastit, pastaj as automobilat nuk lëviznin si më parë. Ajo, ashtu nga errësira për të njëmijtën herë akuzoi veten, pse nuk ishte më këmbëngulëse që mos ta kishte lejuar burrin që të shkonte në atë takim... por tani ishte vonë... Nuk dinte se, për të satën herë doli e hyri brenda... Krejt më vonë, kur ora kishte kaluar në orën më të imtë të saj, diku në largësi u dëgjua një e lehur e një qeni që i ngjante ulërimës dhe mornica të ftohta i shkuan trupit. Nga dollapi nxori xhemperin prej leshi dhe u mbështoll e tëra me të. Më kotë... ftohti i kishte hyrë në palcë dhe i vinte nga brenda. Pastaj ofklliu. Rënkimi e mbyti në grykë.
- Pse nuk vije...- foli dëshpërueshëm, e trupi i digjej flakë. Duke ecur nëpër dhomë, ngadalë murmurini një këngë që i ngjante vajit dhe lotët e vakët i lagën faqet.
-Pse... pse... vonon o, Lirë, e di se sa kohë të liga janë... –mendonte me zë dhe kur e zuri veten duke folur kështu, heshti përnjëherë. Pastaj iu kujtua vrasja e tre djemve të rinj që kishte ndodhur para një muaji në Bregun e Diellit. Saora iu kujtuan edhe romanet e Paulo Coelho, ku në një vend autori thoshte “përcillni shenjat...”, dhe derisa kujtonte ngjarjen e romanit që assesi nuk i kujtohej emri i librit, u tremb nga mendimi kur iu kujtua se ditë më parë mbi veturën e Lirit, kishin gjetur një plumb të mbështjellë me një letër të futur në një zarf të verdh, ku shkruante në gjuhën e tyre “kjo është për Ty, profesor”, por Liri, e kishte heshtur këtë punë. Pastaj, një ditë, në pikë të ditës, i kishin thyer banesën, dhe nga aty i kishin marr të gjitha materialet që i ruante me kujdesin më të madh. Kur kishte ardhur policia, Liri ishte befasuar ngase, askush nuk e kishte lajmua thyerjen. E shumë më vonë kishte treguar Martina, se çfarë kishin folur policët para saj, duke menduar se vajza nuk kuptonte gjuhën e tyre. Ai, më trashamani kishte thënë me dëshpërim se, “sa budallenj janë këta të tanët, nuk dinë as të fshehin gjurmët”, dhe me një fasulet kishte fshirë gjurmën e këpucës policore që kishte ngelur në derën e shtëpisë.
Besa, ashtu e lodhur i mendonte shenjat nga “Zahiri” i Coelhos, dhe dridhej si purteka.
-Ah, edhe mua çfarë marrëzirash më sillen në kokë, -tha me vete, dhe e zënë në faj mbuloi Gjonin me batanije deri në gush.
Në tavolinë ende qëndronte darka e përgatitur me aq kujdes, e cila ngeli e pa ngrënë... Për çudi, as fëmijët nuk treguan ndonjë shenjë urie, atë natë. Mendoi ta largonte ushqimin nga tryeza, por iu duk se po ndillte kob. Me nxitim vendosi të bënte një dush të shpejt, duke pas frikë se nuk do e dëgjonte zilen e shtëpisë kur të kthehej burri. Pastaj, veshi fustanin e natës, atë më të ngrohtin, se kishte dridhje të vazhdueshme... Dhe... dhe... ishte tepër e lodhur për të qëndruar në dritare. U mbështet në kanapenë pran xhamit dhe hajnisht sytë iu ishin mbyllur në dremitje.
Ndjeu se dikush po i ledhatonte faqet, pastaj hetoi hapat e Lirit nëpër dhomë, u gëzua tej mase... pastaj e qortoi Lirin pse ishte vonuar, e ai i kishte buzëqeshur ëmbël, duke i kërkuar të falur...
- Ma... o ma... -e shkundullonte Martina sa mundte përkrahu, nënën, - Zgjohu... Ma...zgjohu... a nuk dëgjon se dikush po i bije derës...- dhe e zbehur si vdekja, me sy të zgurdulluar qëndronte e shtangur para saj.
Me nxitim hodhi krahëve fustanin e shtëpisë, dhe hapi derën krah e krah. Tre policë të armatosur, qëndronin para saj. I folën në gjuhën e tyre. Ajo... u zbehë si kufomë. Pastaj, polici që ishte më afër derës, nga xhepi i shinjellit nxori letërnjoftimin dhe ia lëvizi para syve, duke e pyetur se është ky... burri yt... Si e luajtur mendsh, mori me rrëmbim kartën, dhe bërtiti sa mundi,
-Ç’ju hynë në punë kjo juve, -dhe atëherë e pati të qartë se Liri ende nuk ishte kthyer në shtëpi dhe përsëri thirri,
- Pse ky dokument tek ju... -Ata u zgërdhin, duke u shikuar triumfalisht në mes veti...
Ishte shumë e sigurt, se në fytyrat e tyre vërejti një gëzim të fshehur. Pastaj... mendoi, nuk diti edhe pse mendoi... se ndoshta Lirin e kishin arrestuar, ose... diçka ti kenë montuar... pastaj, mendoi... mos të ketë bërë ndonjë ndeshje të vogël, dhe përsëri u drejtua nga ata,
- Ku është burri im... ku është...Liri, -thërriste sa mundke... Fëmijët u zgjuan nga gjumi dhe të trembur kapën nënën për kinda të fustanit, duke mos pasur asgjë të qartë. Herë shikonin nënën e herë policët të ardhur nga një botë tjetër. Sidomos Gjoni ishte shumë i trembur. Nuk e kuptonte dot pse e tërë kjo tollovi në shtëpinë e tij të rehatshme.
-Zonjë, -i tha, ai që ishte më i vjetri, -ejani me ne... vetëm për një moment, se makinën e burrit tuaj dikush e ka hedhure nga rruga... dhe ai...ka mbetur në vend... por... Besa nuk e la që të përfundonte fjalën, duke iu bërtitur me tërë fuqinë që kishte,
-Ju... Ju... e paskeni vrarë... Lirin... horra, ju e keni vrarë, - dhe klithma e saj theu natën e kobshme.

Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Nuk t? z? n?ma e njerk?s po n?ma e n?n?s
Halit Bogaj: Gjahtari i kaprojve
Albert Zholi: Artisti për veten, familjen dhe shokët
Halit Bogaj: Muri i Berlinit
Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Halit Bogaj: Braveheart
Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Pal Sokoli: Tahiri, Mala dhe Marku
Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj
Halit Bogaj: Ahmet Delia
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti
Arben Kallamata: Trimat e mençur të UÇK-së
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove