Kulturë
Cikël poezish satirike nga Nehat Jahiu
E diele, 06.12.2009, 07:11 PM
Nehat Jahiu
TË VARROSËN
Ata që dikur të ngritën në maj mali
Sot të varrosën për së gjalli…
Deri dje të kishin “perendi”
Sot ta fusin kokën thellë në hi…
Dikur para teje jepnin betimin
Se ti ua kishe dhënë premtimin
Të prisnin gjithmonë para dere
I kishe klysh,nuk bënin potere
Ata që dikur nuk mund të pritnin ulur
Sot për ty na ngrisin shumë pluhur…
Ngrisin pluhur…,e bëjnë zhurmë…
Nga goja,jo më lavede ,por shkumë…
QUO VADIS,O SAPUN…
Ku je nisur,ku po shkon
Mos vallë po na fluturon
Të njohim të gjithë,të njoh unë
Quo vadis, o Sapun…
Ku je nisur,të placin sytë,
Ke humbur vehten në mesditë
Mos je në mal,apo diku në lumë
Que vadis, mister Sapun…
Ku je nisur, ku po vete…
Me ato të dashurat tuat qejfe
Mos e ke pa hijën tënde diku në lumë
Que vadis ,o i yni Sapun…
Ku je nisur ,ti,o “patriot”
Që aq shumë na derdhe lotë
Për goje gjithnjë nxorre shkumë
Quo vadis, o “atdhetar Sapun”…!?
SHET GOGLA PËR DUSHK…
Në tubime del e pëllet
Dardha të kalbura shet
Blej e sa mund shit…
Vetëm për një okë drith
Hipur lart në kodrinë
}irresh si ndonjë shtrigë
Lufton me pushkë e topa
Ne,thua jemi “Mic Sokola”
Kënga juaj na është e vjetër
Shpesh përsëritet në letër
Fjalët na i keni top e pushkë
Shitni gogla për dushk…
POPULLI NUK HAN BAR…
Vijnë e shkojnë
Gjithëçka premtojnë
Flasin “të vërtetën”
Popullit nuk ia duan të keqën
Ofrojnë “rrugë diplomatike”
Flasin me gjuhën politike
}irret edhe dyti... si i pari
Mendojnë se populli ngopet nga bari
TA SHANË E TA VRANË
Dikur fjalën ta shanë
Veprën ta vranë
Të thanë e çfarë nuk të thanë
E të qetë kurr nuk të lanë
Të gjuajtën me gurë
Vjershën larg ta përzunë
Të futën nën tokë
ç,biçim “patriot”
JU
Ju që “luftuat nëpër beteja”
Nëpër oda e nëpër ndeja
Nëpër kafiteri e nëpër çajtore
“Historia” nuk do të ju harroje
Po si të ju harroje juve vallë
Juve o “trima”,o trumbetarë
Nuk harroheni ju,ju bëjmë “përmendore”
Juve, “o trima” që na çuat në fitore
Nuk do të ju harroj juve kurr vatani
Do të ju përkujtoj fusha e mali
Nuk do të ju harrojnë as sorrat mbi çati
Do të ju shkruajnë mbi glacë nga një elegji.
TI QË VDES PËR CDO DITË
Për çdo ditë me lotë na i mbush sytë
Në koritë kurr na i fut turinjtë
Nuk të mban zingjiri,e as litari
Lum mua,thua që më ka vatani
Kur fut gojën thell në tagji
Nuk ndalesh dot duke qitur allti
}ke para na pret e vret…
Këtë thua e bëjë për “milet”
Lum ne që kemi këso farë trima
Që na djersiten nga tagjia
Lum nëna që këta trima i ka rrit
Që në sahan na vdesin për çdo ditë
Kur trimat vdisnin për vatan
Ti ,o “patriot” vdiqe në sahan
Kur vatani digjej tym e flakë
Ty nuk të gjetëm askund,ike,cullak
E sot përsëri na del në fushë të mejdanit
E na i shan ata që gjakun ia falën vatanit
Nuk të vjen turp,o peziveng,i paftyrë,o kodosh
Fytyra yte nuk vlen,o peziveng as një grosh
TË KAM PAS THËNË
Të kam pas thënë,o dilingji
Se një edhe një bëjnë dy
A të kujtohet or, ti Lalush
Sytë kur i skuqje si gaca në prush
Thoshe nuk ka si unë “patriot”
Prej syve të pikonin “lotë“
A të kujtohet “o patriot”i mjerë
Kur i kërkoshe votat derë më derë
Eh,”patriot” “patriot” a të kujtohet
Hekuri i nxehtë thoshe kurr nuk ftohet
Thoshe,për oxhaku brenda armikut i hy
Për popull thoshe unë do të bëhem fli..
Thoshe:popullit unë jetën do ia fali
E do të tretem si qiri shandani…
A të kujtohen, “o patriot” gënjeshtrat e mashtrimet
Pallavrat tua…., e intrigat…
MEZI KUJTOJNË…
“Ca burra trima”
Që ikën nga vendlindja
U futën nëpër skuta
Si ndali topi,as pushka
Aq shpejt harrojnë
Mezi kujtojnë
Harrojnë për trimat e lirisë ç,thanë
Ggjithëçka thanë e na i shanë
Nuk harrojnë e të shikojnë sot në sy
Harruan vendlindjen,harruan shtëpi
Shpinën ia kthyen atdheut te tyre
E sot shiten “patriota” këto lavire…
A TË KUJTOHET…
A të kujtohet o,i dashuri mik
Kur më thoshe do të vij një ditë
Do të vij një ditë e do të luftojmë
Lirinë,o vëlla duhet të fitojmë
A të kujtohet : “Komandant Stuhia”
Kur haje mish të pjekur nëpër shtëpia
Mos ke harruar,Mos ke harruar vallë?!
Kur na shitje patriotizëm me fjalë
A të kujtohet”O patriot””Patriot Stuhia”
Kur filloi lufta nuk të zinte vrima…
Mos ke harruar,mos ke harruar vallë
Kur fshati digjej,na digjej flakë…!?
A të kujtohet,”o komandant,”Komandant Stuhia”
Kur të kapi,të kapi e shkreta sëkëlldia…
Dyfish tu pat lakuar kurrizi e shpina…
U pate mbyll në podrumë me dy pal dryna…
Eh,”Komandant,Komandant Stuhia…”
Sa shpejt pas luftës dole si miu nga vrima
}dokund e fute “Komandant” hundën i pari
Unë thua jam shpëtimtar vatani…!?
DEZERTERI
Nuk ke turp e nuk ke fytyrë
Kur vendlindja e kishte më vështirë
Armët i hudhe nëpër ara
Uniformën ta dogji flaka…
Eh,deserter,deserter i pafytyrë…
Shokët i la vetëm në pikë…
Tradhtove fjalën e dhënë
Se do të vdisësh për vatan
A thua vallë këto gjëra harrohen?!
E shokët e luftës nuk do të ju kujtohen?!
Eh, desertera,të pa besë e kodosha…
Tradhëtinë tuaj e dëshmon edhe toka…
Po, si nuk ju vjen turp o kodosha sot
Kur për shokët që i lat vet,derdhni lot
Në vend të parë jeni pranë varreve të tyre
Fytyra e juaj është si dhelpra skile…
A thua vallë,gjithëçka sot harruat
Me gjakun e dëpshmorëve kur u pasuruat
Nuk ju vjen turp,o pezivenga,o dilingji
Për turpin që bet,për tërë atë tradhëti..
KOMANDANT LLOKUMI
Hej,ti,”Komandant,Komandant” Llokumi
Që nuk dole ditë e natë nga podrumi…
A të kujtohet “o komandant”,”komandant” Zerzelja
Dëshmorët e lirisë kur i përqafonte vdekja…
Eh,eh”komandant,komandant” Llokumi
Pat ra në hall me ty i shkreti podrumi
A të kujtohet ty “O atdhetar,o patriot”
Në fushë të betejës ku i kishe lënë shokët
A thua vallë,këto gjëra lehtë harrohen…
E në faqe të historiesë nuk do të regjistrohen
Eh “komandant,komandant” Llokumi…
Historinë tënde do ta shkruaj podrumi…
Eh, “komandant” kur të shohim ty sot…
Pranë varreve të dëshmorëve kur derdhë lotë
A thua vallë historia është politikë…
E karriga do të rrij gjithmonë ndër bythë…
SOT KUR JU JENI DËSHMORË
Deri dje ju thanë nacionalista
Kriminel…,hajdut…,terorista…
Gjithëçka që ju doli nga goja thanë
Me lloj-lloj fjale seç ju shanë
Sot kur ju më jeni dëshmorë
Ata që ju shanë,ju sjellin kurorë
Pranë varreve ata sot ju përkulen
Nëpër përkujtime në rend të parë ulen
Janë ca kodoshë e ca pa fytyrë
Nga të fryej era,ndrrojnë ngjyrë
Do të vijë një ditë kur do të demaskohen
Këta kodosha nga historia nuk do harrohen
NJË SHISHE TË DUKEJ DY
A të kujtohet,o mik ty
Ha e sa mund vetëm pi
Mbushëshe e zbrazëshe dolli
Për ty bota ishte vetëm raki
Gjithnjë me shishe në gji
Një shishe të dukej dy
Sot në dorë na mbanë tepsi
I pari pranë hoxhës në xhami
Mos vallë nuk të kujtohen
Ujk i moçm je,nuk të harrohen
DERI DJE…
Deri dje shaje komb ,e shaje fe
Edhe nënës mbi varr nuk ia hodhe një grusht dhe
A të kujtohet çfarë ke bë, o i pafytyrë
E dij,fytyra yte është vetëm si një pasqyrë
Deri dje, nuk njihje komb,e nuk njihje fe
Të kanë njohur ata që vdiqën e që kanë le
Thoshe ai që shkon e falet në xhami
Nuk ka librezë të kuqe te mëma parti
Kur vinte muaji i shenjtë i Ramazanit
E perzije daullën,të pengonte zëri i ezanit
A të kujtohet o komunist i kuq,o komunist i vjetër
Fenë e pate shpallur gjë shumë të mbrapambetur
Mos ke harruar vallë,se çfarë ke pas thënë
Feja shume e shumë prapa na ka lënë
E sot ke harruar për shumë gjëra ,për shumëçkah
Deri dje thoshe:për mua nuk ka Zot,nuk ka Allah
A të kujtohet,o ,i pafytyrë,i pa besë,e ti,o kodosh
Komb e fe i ke pas shitur për një karrigë,për një grosh
E sot me tespih në dorë,në sajf të parë na del i pari
E na tregon çështë kombi ,feja…,ramazani,bajrami e…
A TË KUJTOHET:::?
A te kujtohet or,ti Lalush
Vorben me fasule kur e derdhje ne prush
Babait e nenes lotet mbi prush i pikonin
I lije pa darke ne iftar,tere diten ata agjeronin
Eh,more Lalush,a te kujtohen ato vite
Shume shpesh me raki ne goje vdiqe
A thua valle,ti Lalush mos ke harruar
Kur thoshe prej parajse ky uje ka buruar
Mos ke harruar, e nuk te kujtohet ty Lalush
Ne pike te drekes e ke pas pjekur mishin ne prush
Mos ke harruar se sikur sot na ishte dite e Ramazanit
Ne Qustendil na shkoje per diten-diten e Bajramit
Eh, mor Lalush,e shume, e shume si ti ca peshurrana
Kurr nuk i ngritet duart ne varreza kur ju vdiq babai e nena
A ju kujtohen, or Lalush te kaluarat,te paharruarat vite...
Feja jone thonit eshte partia,partia komuniste...
Eh, sot,ua zini vendin e pare ne xhami
Atyre qe u falen ne kohera te ndryshme,qe ne femijeri
Besa edhe vaiz neper shume ndeje po na tregoni
Sa e sa here e shate fene,nuk ju kujtohet,mos harroni...
HOXHE TUSUNI...
Eh,more hoxhe ,hoxhe Efendi...
Gjithnje thua feja per te gjithe eshte nji
A e mban ne mend ne fsha kur vdiq i madhi
Tere diten ate dite nuk u ndal ezani...
A te kujtohet kur vdiq ai bashkefshatari
Ai i varferi,ai i shkreti,e di,ti,ai i ngrati
Ti bile kishe pas qene i zene shume me pune
Kishe pas thene, nuk kam mundesi ne varrim te vij une
Eh,more hoxhe,hoxhe pelihvani
A te kujtohet kur digjej flake vatani...
Turr e vrap na ike nga vendlindja pa nishan
Ti ishe ai qe thoje duhet vdekur per vatan
A te kujtohet,o hoxhe,hoxhe Tusuni
Qe per interes tendin rreshqet si sapuni
Kombi e feja nuk ka nevoje per ty...
Keto te dyja nuk pranojne demagogji...
TË VARROSËN
Ata që dikur të ngritën në maj mali
Sot të varrosën për së gjalli…
Deri dje të kishin “perendi”
Sot ta fusin kokën thellë në hi…
Dikur para teje jepnin betimin
Se ti ua kishe dhënë premtimin
Të prisnin gjithmonë para dere
I kishe klysh,nuk bënin potere
Ata që dikur nuk mund të pritnin ulur
Sot për ty na ngrisin shumë pluhur…
Ngrisin pluhur…,e bëjnë zhurmë…
Nga goja,jo më lavede ,por shkumë…
QUO VADIS,O SAPUN…
Ku je nisur,ku po shkon
Mos vallë po na fluturon
Të njohim të gjithë,të njoh unë
Quo vadis, o Sapun…
Ku je nisur,të placin sytë,
Ke humbur vehten në mesditë
Mos je në mal,apo diku në lumë
Que vadis, mister Sapun…
Ku je nisur, ku po vete…
Me ato të dashurat tuat qejfe
Mos e ke pa hijën tënde diku në lumë
Que vadis ,o i yni Sapun…
Ku je nisur ,ti,o “patriot”
Që aq shumë na derdhe lotë
Për goje gjithnjë nxorre shkumë
Quo vadis, o “atdhetar Sapun”…!?
SHET GOGLA PËR DUSHK…
Në tubime del e pëllet
Dardha të kalbura shet
Blej e sa mund shit…
Vetëm për një okë drith
Hipur lart në kodrinë
}irresh si ndonjë shtrigë
Lufton me pushkë e topa
Ne,thua jemi “Mic Sokola”
Kënga juaj na është e vjetër
Shpesh përsëritet në letër
Fjalët na i keni top e pushkë
Shitni gogla për dushk…
POPULLI NUK HAN BAR…
Vijnë e shkojnë
Gjithëçka premtojnë
Flasin “të vërtetën”
Popullit nuk ia duan të keqën
Ofrojnë “rrugë diplomatike”
Flasin me gjuhën politike
}irret edhe dyti... si i pari
Mendojnë se populli ngopet nga bari
TA SHANË E TA VRANË
Dikur fjalën ta shanë
Veprën ta vranë
Të thanë e çfarë nuk të thanë
E të qetë kurr nuk të lanë
Të gjuajtën me gurë
Vjershën larg ta përzunë
Të futën nën tokë
ç,biçim “patriot”
JU
Ju që “luftuat nëpër beteja”
Nëpër oda e nëpër ndeja
Nëpër kafiteri e nëpër çajtore
“Historia” nuk do të ju harroje
Po si të ju harroje juve vallë
Juve o “trima”,o trumbetarë
Nuk harroheni ju,ju bëjmë “përmendore”
Juve, “o trima” që na çuat në fitore
Nuk do të ju harroj juve kurr vatani
Do të ju përkujtoj fusha e mali
Nuk do të ju harrojnë as sorrat mbi çati
Do të ju shkruajnë mbi glacë nga një elegji.
TI QË VDES PËR CDO DITË
Për çdo ditë me lotë na i mbush sytë
Në koritë kurr na i fut turinjtë
Nuk të mban zingjiri,e as litari
Lum mua,thua që më ka vatani
Kur fut gojën thell në tagji
Nuk ndalesh dot duke qitur allti
}ke para na pret e vret…
Këtë thua e bëjë për “milet”
Lum ne që kemi këso farë trima
Që na djersiten nga tagjia
Lum nëna që këta trima i ka rrit
Që në sahan na vdesin për çdo ditë
Kur trimat vdisnin për vatan
Ti ,o “patriot” vdiqe në sahan
Kur vatani digjej tym e flakë
Ty nuk të gjetëm askund,ike,cullak
E sot përsëri na del në fushë të mejdanit
E na i shan ata që gjakun ia falën vatanit
Nuk të vjen turp,o peziveng,i paftyrë,o kodosh
Fytyra yte nuk vlen,o peziveng as një grosh
TË KAM PAS THËNË
Të kam pas thënë,o dilingji
Se një edhe një bëjnë dy
A të kujtohet or, ti Lalush
Sytë kur i skuqje si gaca në prush
Thoshe nuk ka si unë “patriot”
Prej syve të pikonin “lotë“
A të kujtohet “o patriot”i mjerë
Kur i kërkoshe votat derë më derë
Eh,”patriot” “patriot” a të kujtohet
Hekuri i nxehtë thoshe kurr nuk ftohet
Thoshe,për oxhaku brenda armikut i hy
Për popull thoshe unë do të bëhem fli..
Thoshe:popullit unë jetën do ia fali
E do të tretem si qiri shandani…
A të kujtohen, “o patriot” gënjeshtrat e mashtrimet
Pallavrat tua…., e intrigat…
MEZI KUJTOJNË…
“Ca burra trima”
Që ikën nga vendlindja
U futën nëpër skuta
Si ndali topi,as pushka
Aq shpejt harrojnë
Mezi kujtojnë
Harrojnë për trimat e lirisë ç,thanë
Ggjithëçka thanë e na i shanë
Nuk harrojnë e të shikojnë sot në sy
Harruan vendlindjen,harruan shtëpi
Shpinën ia kthyen atdheut te tyre
E sot shiten “patriota” këto lavire…
A TË KUJTOHET…
A të kujtohet o,i dashuri mik
Kur më thoshe do të vij një ditë
Do të vij një ditë e do të luftojmë
Lirinë,o vëlla duhet të fitojmë
A të kujtohet : “Komandant Stuhia”
Kur haje mish të pjekur nëpër shtëpia
Mos ke harruar,Mos ke harruar vallë?!
Kur na shitje patriotizëm me fjalë
A të kujtohet”O patriot””Patriot Stuhia”
Kur filloi lufta nuk të zinte vrima…
Mos ke harruar,mos ke harruar vallë
Kur fshati digjej,na digjej flakë…!?
A të kujtohet,”o komandant,”Komandant Stuhia”
Kur të kapi,të kapi e shkreta sëkëlldia…
Dyfish tu pat lakuar kurrizi e shpina…
U pate mbyll në podrumë me dy pal dryna…
Eh,”Komandant,Komandant Stuhia…”
Sa shpejt pas luftës dole si miu nga vrima
}dokund e fute “Komandant” hundën i pari
Unë thua jam shpëtimtar vatani…!?
DEZERTERI
Nuk ke turp e nuk ke fytyrë
Kur vendlindja e kishte më vështirë
Armët i hudhe nëpër ara
Uniformën ta dogji flaka…
Eh,deserter,deserter i pafytyrë…
Shokët i la vetëm në pikë…
Tradhtove fjalën e dhënë
Se do të vdisësh për vatan
A thua vallë këto gjëra harrohen?!
E shokët e luftës nuk do të ju kujtohen?!
Eh, desertera,të pa besë e kodosha…
Tradhëtinë tuaj e dëshmon edhe toka…
Po, si nuk ju vjen turp o kodosha sot
Kur për shokët që i lat vet,derdhni lot
Në vend të parë jeni pranë varreve të tyre
Fytyra e juaj është si dhelpra skile…
A thua vallë,gjithëçka sot harruat
Me gjakun e dëpshmorëve kur u pasuruat
Nuk ju vjen turp,o pezivenga,o dilingji
Për turpin që bet,për tërë atë tradhëti..
KOMANDANT LLOKUMI
Hej,ti,”Komandant,Komandant” Llokumi
Që nuk dole ditë e natë nga podrumi…
A të kujtohet “o komandant”,”komandant” Zerzelja
Dëshmorët e lirisë kur i përqafonte vdekja…
Eh,eh”komandant,komandant” Llokumi
Pat ra në hall me ty i shkreti podrumi
A të kujtohet ty “O atdhetar,o patriot”
Në fushë të betejës ku i kishe lënë shokët
A thua vallë,këto gjëra lehtë harrohen…
E në faqe të historiesë nuk do të regjistrohen
Eh “komandant,komandant” Llokumi…
Historinë tënde do ta shkruaj podrumi…
Eh, “komandant” kur të shohim ty sot…
Pranë varreve të dëshmorëve kur derdhë lotë
A thua vallë historia është politikë…
E karriga do të rrij gjithmonë ndër bythë…
SOT KUR JU JENI DËSHMORË
Deri dje ju thanë nacionalista
Kriminel…,hajdut…,terorista…
Gjithëçka që ju doli nga goja thanë
Me lloj-lloj fjale seç ju shanë
Sot kur ju më jeni dëshmorë
Ata që ju shanë,ju sjellin kurorë
Pranë varreve ata sot ju përkulen
Nëpër përkujtime në rend të parë ulen
Janë ca kodoshë e ca pa fytyrë
Nga të fryej era,ndrrojnë ngjyrë
Do të vijë një ditë kur do të demaskohen
Këta kodosha nga historia nuk do harrohen
NJË SHISHE TË DUKEJ DY
A të kujtohet,o mik ty
Ha e sa mund vetëm pi
Mbushëshe e zbrazëshe dolli
Për ty bota ishte vetëm raki
Gjithnjë me shishe në gji
Një shishe të dukej dy
Sot në dorë na mbanë tepsi
I pari pranë hoxhës në xhami
Mos vallë nuk të kujtohen
Ujk i moçm je,nuk të harrohen
DERI DJE…
Deri dje shaje komb ,e shaje fe
Edhe nënës mbi varr nuk ia hodhe një grusht dhe
A të kujtohet çfarë ke bë, o i pafytyrë
E dij,fytyra yte është vetëm si një pasqyrë
Deri dje, nuk njihje komb,e nuk njihje fe
Të kanë njohur ata që vdiqën e që kanë le
Thoshe ai që shkon e falet në xhami
Nuk ka librezë të kuqe te mëma parti
Kur vinte muaji i shenjtë i Ramazanit
E perzije daullën,të pengonte zëri i ezanit
A të kujtohet o komunist i kuq,o komunist i vjetër
Fenë e pate shpallur gjë shumë të mbrapambetur
Mos ke harruar vallë,se çfarë ke pas thënë
Feja shume e shumë prapa na ka lënë
E sot ke harruar për shumë gjëra ,për shumëçkah
Deri dje thoshe:për mua nuk ka Zot,nuk ka Allah
A të kujtohet,o ,i pafytyrë,i pa besë,e ti,o kodosh
Komb e fe i ke pas shitur për një karrigë,për një grosh
E sot me tespih në dorë,në sajf të parë na del i pari
E na tregon çështë kombi ,feja…,ramazani,bajrami e…
A TË KUJTOHET:::?
A te kujtohet or,ti Lalush
Vorben me fasule kur e derdhje ne prush
Babait e nenes lotet mbi prush i pikonin
I lije pa darke ne iftar,tere diten ata agjeronin
Eh,more Lalush,a te kujtohen ato vite
Shume shpesh me raki ne goje vdiqe
A thua valle,ti Lalush mos ke harruar
Kur thoshe prej parajse ky uje ka buruar
Mos ke harruar, e nuk te kujtohet ty Lalush
Ne pike te drekes e ke pas pjekur mishin ne prush
Mos ke harruar se sikur sot na ishte dite e Ramazanit
Ne Qustendil na shkoje per diten-diten e Bajramit
Eh, mor Lalush,e shume, e shume si ti ca peshurrana
Kurr nuk i ngritet duart ne varreza kur ju vdiq babai e nena
A ju kujtohen, or Lalush te kaluarat,te paharruarat vite...
Feja jone thonit eshte partia,partia komuniste...
Eh, sot,ua zini vendin e pare ne xhami
Atyre qe u falen ne kohera te ndryshme,qe ne femijeri
Besa edhe vaiz neper shume ndeje po na tregoni
Sa e sa here e shate fene,nuk ju kujtohet,mos harroni...
HOXHE TUSUNI...
Eh,more hoxhe ,hoxhe Efendi...
Gjithnje thua feja per te gjithe eshte nji
A e mban ne mend ne fsha kur vdiq i madhi
Tere diten ate dite nuk u ndal ezani...
A te kujtohet kur vdiq ai bashkefshatari
Ai i varferi,ai i shkreti,e di,ti,ai i ngrati
Ti bile kishe pas qene i zene shume me pune
Kishe pas thene, nuk kam mundesi ne varrim te vij une
Eh,more hoxhe,hoxhe pelihvani
A te kujtohet kur digjej flake vatani...
Turr e vrap na ike nga vendlindja pa nishan
Ti ishe ai qe thoje duhet vdekur per vatan
A te kujtohet,o hoxhe,hoxhe Tusuni
Qe per interes tendin rreshqet si sapuni
Kombi e feja nuk ka nevoje per ty...
Keto te dyja nuk pranojne demagogji...
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Imazhi i Vlorës
Edmond Tupja: Një popull e vetëm një!
Ramiz Gjini: Gruaja e huaj
Engjëll Koliqi: Këngë në zemrën e plagosur
Këze Kozeta Zylo: Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut
Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
Edmond Shallvari: Ali Babaj me 40 hajdutët dhe mbretëria ime
Marius Chelaru: Atdheu dhe jeta e një frymëzimi poetik
Cikël poetik nga Dibran Demaku
Arif Molliqi: Estetikë gjaku
Përparim Hysi: Gjykatësi
Albert Zholi: Psherëtima dhe e qeshura e Fanit
Baki Ymeri: Zonja e zezë në gjuhën rumune
Poezi nga Ekrem Ajruli
Halit Bogaj: Dejvid Lin (1908-1991)
Bilall Maliqi: Vogëlushja që premton shumë...
Manuel Montobio: Kadare, magjik dhe realist
Murat Gecaj: Të lumtë mendja e dora, Isa Halilaj
Dhurata Hamzai: “Oda”, një roje nga jashtë për shtëpitë tradicionale të Tiranës
Skënder R. Hoxha: Atje dergjet dashuria jonë