Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s'duhen lejuar
4 marsi i 1946 në Shkodër ishte një ditë zie. Atë ditë, në orën 5.00 të mëngjesit, regjimi komunist kishte pushkatuar pranë varrezave të qytetit atë Giovanni Fausti e Atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin xhakon Mark Çuni, Atë Gjon Shllakun, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin...


























