E premte, 03.04.2026, 07:38 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Vazhdon krimi shtetëror ndaj At Gjergj Fishtës

Para do ditësh isha duke lexuar një shkrim në përvjetorin e fillimit të punimeve të Konferencës së Paqës në Paris, (18-20 janar, 1919). Edhe kësaj radhe, për fat të keq, ashtu si zakonisht, zgjoi në mua një zemrim të thellë të radhës: keqtrajtimi historik, harresa ose anashkalimi -- prej pothuaj një shekulli tani, i figurës së Fishtës...

Frank Shkreli: Ibrahim Rugova - Burrështetasi që e sfidoi dhunën me qytetërim

Në historinë e trazuar të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova zë një vend të veçantë, jo vetëm si Presidenti i parë i Kosovës, por si njeriu që pati guximin ta udhëhiqte një popull të shtypur jo me armë, por me dinjitet, durim dhe vizion perëndimor. Në një kohë kur Ballkani digjej nga flakët e nacionalizmit primitiv dhe dhunës shtetërore...

Frank Shkreli: Dr. Athanas Gegaj – Gjergj Kastrioti Skënderbe

Si çdo vit, më datën 17 janar, populli shqiptar, kudo, e përkujton Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun (6 maj 1405 - 17 janar 1468), në ditën e kalimit të tij në amshim.  Gjergj Kastrioti ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare...

Frank Shkreli: Abaz Kupi - I harruar dhe i keqtrajtuar nga historia zyrtare

“Ç’prej momentit të parë që u sulmua toka jonë e shenjtë prej armiqve fashistë, ne kemi qenë ata që kemi bërë çmos për të shpëtue nderin kombëtar dhe jemi përpjekjur për bashkim të përgjithshëm dhe bashkveprim me të gjithë shqiptarët pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci, i urtë por edhe guximtar

Unë kam patur nderin ta takoja disa herë të ndjerin Nexhat Daci, në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan (NAAC) dhe më heret si shef i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Evropën, më vonë Euroazisë. E kujtoj si një njeri shumë të informuar dhe i angazhuar por shumë i qetë e urtë në paraqitje...

Frank Shkreli: Fjala me rastin e vlerësimit nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Me mirënjohje të thellë dhe me përulësi e pranoj këtë vlerësim. Të nderohesh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë -- një institucion që ndodhet në zemër të profesionit tonë--është privilegj dhe, njëkohsisht, një vërtetim domethënës i vlerave tona të përbashkëta në mbrojtje të lirisë së fjalës – që botërisht konsiderohet si...

Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë historik i Dardanisë

Shpesh ndodh në historinë e kombeve – të mëdha e të vogla – që në rrethana e situata të caktuara, nga gjiri i një kombi dalin individë të cilët, me idetë e tyre, ringjallin dhe ndryshojnë jetën dhe historinë e kombit të vet. Unë besoj se i tillë ishte Dr Ibrahim Rugova, për shqiptarët.  A thua është e rastit a po një mister hyjnor që çerek fundin e shekullit të...

Frank Shkreli: Gëzuar 28 Nëntori 2025 - Dita e Pavarësisë së Shqiptarëve!

“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”, ka thënë Naim Frashëri, dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 113 vjet Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi e vonuar, pas disa...

Frank Shkreli: Kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u kthye në Krujë

Historia shënon se në këtë datë të rëndësishme në historinë e fisit shqiptar, Heroi i Përgjithmonshëm i Kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, në atë datë, shekuj më parë, u kthye në Atdhe për të filluar kryengritjen e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Me një grup prej 300-kalorsish...

Frank Shkreli: Fjala përshëndetëse në përvjetorin e degës së “Vatrës” dhe shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, New York

I nderuar Dr Paulin Marku:  Ju dhe stafin e shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”.  Më vjen shumë keq, që për arsye objektive, nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar...

Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - Apostulli i madh i vëllazërimit kombëtar

Pothuaj çdo ditë jemi dëshmitarë të një polarizimi politik në rritje e sipër në hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor që rrezikon seriozisht, jo vetëm të ardhmen evropiane të shqiptarëve por edhe vet paqën shoqërore e politike, duke kërcënuar gjithashtu vetë demokracinë sado të brishtë në Shqipëri dhe në Kosovë...

Frank Shkreli: Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt

Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së albanologut, shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Profesor Martin Camaj. Për të nderuar Profesor Camajn me këtë rast, javën që kaloi, ekspertë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkpunim me përfaqësues albanologë të...

Frank Shkreli: Shkrimi i parë që nisi karrierën time modeste gazetareske

Të dashur kolegë e të nderuar miqtë e dashamirët e mi…Një mik imi më pyeti ditët e fundit nëse më kujtohej se cili ishte shkrimi im i parë, i botuar. Nuk m’u kujtua menjëherë por pas pak kërkimi, ma mori mendja se duhej të kishte qenë revista “Jeta Katolike Shqiptare”, organ i Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx