E premte, 26.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Kruja

U turrëm drej Krujës, njësoj si Skënderbeu, ora ishte rreth dy. I ftohti nuk na pengoi, por shoferi jonë kishte frikë kthesat dhe akullin, e dinim: në Krujë na priste bora. Pasi kalon Fushë-Krujën dhe ngjitesh rrugës plot pisha dhe ullinj, pamja e qytetit të del menjëherë përpara, dallohen që nga aty kalaja dhe muret e vjetra. Lapidare dhe vende të shenjta (tyrbja), dukeshin si shenjat të cilat duhet të ndiqje...

Korça

Kur të nisesh për në Korçë, dy gjëra duhet t’i kesh patjetër me vete: rrobat e trasha dhe shpirtin e ëmbël. Në këtë mënyrë do ta shijosh vërtet qytetin e borës dhe të serenatave. Kjo nuk është një klishe, ndryshe nga sa mund të mendohet për gjërat e thëna e të stërthëna, korçarët vërtet mblidhen para një gote vere dhe këndojnë gjithë natën serenata shoqëruar me kitarë. E filluam mbrapsht. Në fakt, më bukur do të ishte të parapërgatiteshe për darkën duke thithur ajrin dhe duke shijuar atmosferën e qytetit...

Gjirokastra

Linja ndarëse mes dy botëve është pjesa ku mbaron asfalti dhe fillon rruga me kalldrëm: ndahet pjesa e vjetër e Gjirokastrës dhe ajo e reja. Duken si një qenie e vetme prej guri ato shtëpi të vendosura sipër njëra-tjetrës, me dritare të ngushta me kanata druri; dyer shtëpish të prodhuara si dikur, të rënda dhe të forta. Në Gjirokastër nuk ecën, por “ngjitesh” sepse rrugët marrin gjithmonë të tatëpjetën: kështu, duhet të ngjitesh disa metra derisa të arrish te qendra në sheshin “Çerçiz Topulli”. Në pjesën e vjetër janë disa lagje karakteristike...

Vlora

Nga Tirana udhëtimi nuk është i mundimshëm: hyrja në Vlorë dallohet nga ullishtet e bukura që shtrihen në kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti si i zhytur si në gropë dhe pasqyra blu e detit e bën shumë tërheqëse pamjen. Pavarësisht historive me maska, rruga në hyrje të Vlorës, rrethuar me ullishte dhe mozaikët në gur me temë “realizmi socialist” krijojnë një atmosferë të këndshme ëndërrimtare për qytetin që duket nga larg. Pasi zbret kodrën, rruga vazhdon drejt brenda zemrës së qytetit...

Saranda

Është qyteti më i bukur bregdetar në Shqipëri. Duket sikur vetë Zoti e ka krijuar këtë vend me penelin e tij. Një sipërfaqe shumë e vogël ku gjenden kaq shumë monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirë mes blusë së detit, me një breg krejtësisht shkëmbor, rrethohet nga një ujë i pastër, i thellë dhe nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm. Së bashku me Vlorën deri në qafën e Llogarasë, bregdeti i Jonit është 137 km dhe thellësia e detit është 200 metra. Është qyteti më i preferuar në Shqipëri si nga turistët vendas dhe nga ato të huaj...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora