E shtune, 27.04.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Në Galicë të Vushtrrisë,filluan xhirimet e filmit “Trimi i trimave”

E diele, 23.08.2009, 12:47 PM


Nga Hajdin ISLAMI

GALICË-VUSHTRRI,23 GUSHT 2009-Ashtu siç ishte njoftuar muaj më parë në një konferencë për media në Prishtinë, edhe zyrtarisht kanë nisur xhirimet e projektit filmik ”Trimi i trimave” bazuar në librin e shkrimtarit vushtrrias Bedri Tahiri. Xhirimet filluan në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ndërsa rolet kryesore në këtë film kushtuar Azem e Shote Galicës, po i luajnë Halil e Merita Budakova. Përveç Galicës, xhirimet do të bëhen edhe në disa lokacione të tjera historike të përshtatshme nëpër Kosovë. Kurse në këtë projekt filmik janë inkuadruar me role të ndryshme edhe disa artistë të njohur nga Kosova. Temë shtjellimi e këtij filmi artistik është veprimtaria e heroit tonë gjithëkombëtar Azem Bejtë Galica. Ky film po realizohet falë ndihmës financiare nga PTK-ja.


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora