E premte, 23.04.2021, 02:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Suzana Kuqi: Në rrënjët e përdhunimit

E marte, 07.04.2009, 08:16 PM


Në rrënjët e përdhunimit

Më shumë se seks,
është një akt lufte e poshtërimi.

Nga Suzana Kuqi

Eshtë një e keqe e madhe me origjinë të lashtë: në luftëra dhe shoqëritë patriarkale. E nganjëherë ngre krye...
 
Duket, gati gati një e keqe e re në rritje. Në fakt ështe e lashtë, shumë e lashtë. Përdhunimi, e në përgjithësi violenca mbi gruan, janë të rrënjosura aq thellë në historinë e njerëzimit, po aq sa lufta, me të cilën është kushërirë e afërt. I kanë bazat e tyre në kulturën patriarkale e fshatare më të largët. E nuk janë gati kurrë një akt i origjinës seksuale, nuk është nevoja për seks shkaku i saj: seksi është vetëm një instrument për të sulmuar, ofenduar e poshtëruar.
 
“Përdhunimi, mund të quhet ana e errët e historisë”, thotë Dianelle Gagliani, historiane në Universitetin e Bolonjës. “ Deri edhe miti i themelimit të Romes, mbështetet mbi një përdhunim në masë, rrembimi i Sabinave.” Iliada e Homerit, një nga veprat në bazë të kulturës europiane, flet për Akilin e zemëruar me Agamemnonin, sepse i kish marrë Briseidën, skllaven e tij të preferuar, të cilën e kish rrëmbyer pasi kish vrarë burrin e saj, Minetin, mbret të Cicilias.
Që në kohë të lashta, lufta ka qenë pothuaj gjithnjë teatër i përdhunimeve të egra në masë. Gratë ishin plaçka e parë e luftës. E kjo ndodhte edhe kur luftëtarët ishin kurgan, mongolë,( e në Kinë shpesh kastroheshin edhe gjithë meshkujt), keltë, saraçenë, spanjollë, francezë, e deri kryqëtarët kristianë, të cilët pasi pushtuan Kostandinopolin më 1203, përdhunuan mijëra gra të fesë së tyre. Edhe trupat aleate gjatë luftës së fundit botërore, bënë skonto mbi gratë. Historianët kanë hetuar mbi trupat marokine të inkuadruara me francezët në Kasino: pas mundjes së gjermaneve, atyre ju la një leje e heshtur për përdhunim. Janë vlerësuar të përdhunuara 3100 italiane, por sigurisht kanë qenë më shumë. Një historiane i referohet tregimit të një viktime: “ Nuk mund të ecja, për mënyrën se si më kishin katandisur. Im atë, erdhi e më mori në mes të fushës me grurë duke qarë. Pas kësaj ishte përjashtimi, thonin se kishim sëmundjen e marokinëve”. Tek e fundit, përdhunimi gjatë luftërave ka qenë një praktikë aq e përhapur, sa secili prej nesh, ka mundësi, që në ndonjë pikë të pemës mijëravjeçare gjenealogjike, të zbresë nga një violencë.
Vetëm pas luftës civile të Ruandes dhe masakrave në Bosnje, gjykatat internacionale e përcaktuan përdhunimin si krim të luftës. Por akoma, më 2006, gjatë luftës në Kongo kanë ndodhur 27 mijë të tilla. Denis Mukwege, një gjinekolog i cili shihte në spital 10 gra të përdhunuara në ditë, ka treguar për New York Times:” Nuk njoh arësyen e kësaj violence, por një gjë është e dukshme, janë ndëshkime që bëhen për të shkatërruar gruan.”

Drama e Lukrecias

Komponenti antifemëror i këtyre violencave, është ende më i qartë kur nuk kryhen në luftë. Në Greqinë e lashtë , për shembull, dënohej violenca mbi gratë ( bashkëshorte,motra, bija dhe konkubina) që jetonin nën mbrojtjen e një qytetari atthinas, por jo ajo në dëm të të tjerave. Romani, Tito Livio tregoi për Lukrecian, grua të një familje fisnike, me të cilën ra në dashuri Sesto Tarkuinio, i biri i Tarkuinit Madhështor. Për ta shtënë në dorë, e kërcënoi se do ta vriste e do të vendoste pranë trupit të saj atë të një skllavi lakuriq, për të simuluar një adulter. Dhe ja arriti qëllimit, por Lukrecia ja tregoi të gjitha të shoqit. “ Si mund të shkojë gjithshka mirë për një grua që ka humbur nderin e saj”? Në shtratin tënd, janë gjurmët e një burri tjetër, vetëm trupi im është përdhunuar, zemra ime është e pastër e do ta provoj me vdekjen time. Por m'u beto, se tradhëtia nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Bëhet fjalë për Sesto Tarkuinion”- i tha ajo para se të vriste veten.

Abuzimet e padronëve

Për një kohë të gjatë, të pasurit kanë pasur liçencën e përdhunimit. Georges Vigarello, historian francez, autor i “Historia e violencës seksuale”, tregon për paradoksin e një karrocieri në Francë në vitin 1694, i cili kish abuzuar me vajzën minorene të padronit të tij. Gjykatësit e dënuan rëndë, edhe se vajza kish pohuar se donte të martohej me të. Ndërsa, një padron që abuzonte me shërbyeset e tij, dënohej vetëm me pagimin në vlerë të dëmit dhe interesat për pajën e viktimës. Në shek 18, në krahinen franceze të Linguadokës, 94 % e grave tregonte se violenca seksuale e padronëve të tyre, ishte shkaku i lindjeve. Një nga mjekët e parë , që në France tregoi kujdes për plagët psiqike shkaktuar viktimave të përdhunimit, ishte Ambroise Tardie në 1857. “Përdhunimi, shkruante ai, përcakton shpesh një turbullirë morale që plagos ndjenjat intime po aq sa plagos trupin. Në një novelë në vitin 1882, shkrimtari francez Guy de Maupassant tregon jetën e trishtë të një vajze të përdhunuar në moshën 11 vjeçare.”Asnjë nuk i njihte torturat sekrete të shpirtit të saj, sepse fliste pak e nuk qeshte kurrë”. Fuqi patriarkale Filloi të mendohej vërtetë për dëmet e viktimave, me lindjen e psikologjisë dhe të mjekësisë ligjore. Por perdhunimi u quajt krim, vetëm pas betejave për emancipimin femëror. Përpara saj, gruaja ishte në mëshirë të fuqisë patriarkale i cili përfshinte dhe zotërimin seksual. Në llogjikën e patriarkalizmit, edhe se ofendimi i gruas shkon kundër rregullave shoqërore, nuk shikohet si dëm që i bëhet personit të violentuar, por nderit të familjes së ciles i përket. Ky princip, që përshkon kombe e fe, i lidhur me ekonomitë blegtorale e bujqësore të hershme, në Itali ka qene prezent deri vonë. Derisa një vajzë me emrin Franka Viola, për herë të parë i tha JO një martese riparuese me njeriun që në Siçilinë e viteve '60, e kishte rrëmbyer e përdhunuar. Në kodin e vjetër penal, martesat, në të vërtetë, fshinin krimin e korrupsionit mbi minorenet. Por levizja femërore ndryshoi perspektivën: në vitin 1975 Susan Brownmiller, shkroi “ Kundër vullnetit tonë” ku dënonte përdhunimin. Dhe e përcaktoi, “ proces të ndërgjegjshëm me të cilin të gjithë burrat mbajnë të gjitha gratë në një gjëndje frike”. Vetëm më 1996, në Itali, violenca seksuale, është konsideruar jo më një krim kundër moralit, por krim kundër personit. Statistika te dyshimta Sot, violenca kundër grave, duket sikur po kthehet në mënyrë tragjike në aktualitet. Katërmbedhjetëvjeçare të violentuara, çifte të sulmuara, të fejuara të përdhunuara. Po asistojmë në një vallëzim të çmendur të statistikave që interpretohen sipas volive politike, më shumë për të fajësuar e shfajësuar ekstrakomunitarët, se sa për të mbrojtur gratë. Të vetmet të dhëna të padiskutueshme duken ato të Istat, të shpërndara në vitin 2007 mbi bazën e 25 mijë intervistave të grave italiane. E thonë një gjë të rëndësishme: se 91% e përdhunimeve nuk është denoncuar. Në fakt, gratë priren të mos denoncojne autorët e tyre nëse janë familjarë apo miq, e gjithsesi ta fshehin violencen e vuajtur nga frika ose turpi, duke mbajtur brënda traumën për vite të tëra.

Kastrim?

Sipas seksologut Emmanuele Jannin:” Sot, krimi i përdhunimit është shenjë e mosburrërisë: me këtë sjellje të turpshme, mashkulli, e ul veten poshtë vlerave të tij gjinore, psikologjike dhe seksuale. Për më tepër, shpesh përdhunimi, ka të bëjë pak me seksin, është violencë kundër personit, turpërim e lëndim. E duke qene edhe problem i mentalitetit, nuk ja vlen të luftohet me kastrim kimik. Më mirë është të parandalohet me informacion, edukim, me beteja kulturore dhe integrim. Në botën e kafshëve Përdhunimi ekziston edhe tek kafshët. Deri edhe ato të grupit: delfinët tursiopë, kur janë të rinj, mund të ndjekin në grup një femër të vetme e ta detyrojnë tu nënshtrohet sipas turnit kënaqësive të tyre. Lista e përdhunuesve përfshin edhe elefantet, shimpazetë fokat e trikekët, si edhe mund të ndodhin mes specieve të ndryshme. Në Sudafrikë rregjistrohen violenca seksuale nga ana e elefantëve të rinj në dëm të rinocerontëve. Natyre apo kulture Këto episode spjegohen me faktin se seksualiteti mashkullor në natyrë synon sasinë e çiftimit, ndërsa ai femëror kërkon cilësinë. “Do të ishte budallallëk, që gjithë sa ndodh në natyrë të justifikojë pak a shumë atë që ndodh në fushën njerëzore,- paralajmëron etologu Danilo Mainardi.- Mes njerëzve, për fat, natyra duhet ti bëjë llogaritë edhe me kulturën dhe me arritjet civile të historisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora