E premte, 26.04.2024, 07:23 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Pse humbi Hazbi Lika Bashkinë e Tetovës...!!!

E marte, 07.04.2009, 08:08 PM


Arben Llalla
Arben Llalla
PSE HUMBI HAZBI LIKA BASHKINË E TETOVËS…!!!

Nga Arben LLALLA

Zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë(Komunës) të Tetovës i fitoji PDSH, më saktë prof.dr.Sadi Bexheti. Por pse Hazbi Lika humbi Tetovën? Kjo është pyetja që të gjithë qytetarët e Tetovës i bëjnë njëri-tjetrit. Hazbi Lika e humbi timonin e Bashkisë sepse ai në radhë të parë u sabotua nga njerëzit e tij që e rrethojnë, dhe në fund u dëmtua me dashje apo pa dashje nga z.Ali Ahmeti. Janë faktorët e shumtë që punuan për rrënimit e personalitetit të ish-luftëtarit dhe Komandantit të UÇK Hazbi Likës.
 Ishte viti 2005, në prag të fushatës elektorale për Kryetar Bashkie dhe gjatë ceremonisë për zyrtarizimin e USHT një personalitet i lartë i politikës të Tiranës e këshillon Hazbin që të bashkëpunojë për propagandën e fushatës me disa intelektualë. Çdo gjë shkoj për bukuri gjatë fushatës. Pas fitimit të Bashkisë më 2005 nga z.Lika njerëzit që e kishin ndihmuar dëshironin ta përgëzonin. Ishin intelektualë të vërtetë, të cilët e kishin ndihmuar pa asnjë shpërblim, por vetëm për idealin e luftës Kombëtare. Por sa herë që këta intelektualë, shokët e burgut, ish-ushtarët e tij të luftës pritnin ti jepnin dorën fitimtarit, rrethi i ngushtë i Hazbi Likës i drejtuar nga Resi Abdurahmani i pengonte. Duke u thënë se Hazbiu nuk ka kohë. Çfarë injorimi! Sa mosmirënjohës! Vallë ish-luftëtari i dy luftërave ishte kam mosmirënjohës njerëzve që e ndihmuan pa asnjë shpërblim?! Një palë sy të ngulur në kafkën e një koke të pa shkolluar me meritë shihte me xhelozi se si njeriu që në moshën e njomë kishte punuar me lopatë, ishte burgosur, kishte bërë përpjekjet për tu diplomuar në Tiranë dhe ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të luftës së 2001 po ngjiste me sukses shkallët në krye të Tetovës. Sytë e kësaj kafke të pashkolluar errësoheshin nga këto përparime.
Kështu, filluan ti ngrihen kurthet e para për izolimin e Hazbi Likës për të mos patur kontakte me miqtë dhe shokët e tij të vjetër.
 Shkaku tjetër për humbjen e Komunës së Tetovës është se pas marrje së detyrës së Kryetarit Hazbi Lika më 2005, nuk u morr direkt me punësimet që ishin në kompetencat e Komunës. Këto punësime bëheshin nënkomandën e disa njerëzve të pashkolluar të cilët në emër të Hazbi Likës filluan masakrimin e arsimit shqip në Tetovë duke punësuar nëpër shkollat e mesme njerëz të padiplomuar të cilët paralel me punën si profesor ndiqnin edhe studimet për tu diplomuan në USHT. Nepotizmi i theksuar përpiu Komunën e Tetovës, një nepotizëm që rrënjët e thella i ka fillimet në fshatin e vogël Vijcë.
Asnjë herë nuk është parë një lokalizëm bashkëfshatar i theksuar në Bashkinë e Tetovës se në katër vitet e fundit (2005-2009). Nga fshati Vijcë ku BDI merr rreth 500 vota ka patur dy këshilltar në Këshillim Komunal, Resi Abdurahmani dhe vajzën e xhaxhait të tij Rushadije Ramani, por kishte dhe drejtorin e Inspektoriatit tashmë deputet Hisen Xhemaili që edhe ky ka lidhje familjare me këta dy të fundit. Resi Abdurahamani në fshatin e tij financoji nga fondet e Komunës ujësjellësin me vlerë 100 mijë euro. Duke anashkaluar financime në fshatrat e tjerë të Malësisë së Tetovës që janë më të mëdhenj se Vijca dhe BDI fiton më shumë vota si Sellca dhe Shipkovica. Në fshatin Vijcë lokalistët Resi Abdurahmani, Rushadije Ramani dhe Hisen Xhemaili bënë të mundur që me fondet e Komunës së Tetovës të financojnë 50 mijë euro për shkollën fillore të fshatit duke harruar premtimet e shumta ndër vite për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël. Siç duket për disa Vijca është më e rëndësishme se Reçica e Vogël ku ka shtabin BDI dhe fiton më shumë vota, mbi 1.500 mijë. Përkujdesja për fshatin Vijcë vazhdoji me shtrimin e rrugëve me pllaka betoni si dhe ndërtimi i disa hidrantëve të ujit, të cilat janë vendosur për rreth rrugëve kryesore të fshatit. Të gjitha këto kontribute janë për tu admiruar, por jo edhe të harrohen lokalitetet e tjera sepse Vijca nuk është kërthiza e Tetovë. Fshati Vijcë nuk i jep BDI më shumë vota se Shipkovica, Sellca, Reçica e Vogël, Teteksti etj., që Këshilli i Komunës nuk ka bërë investime sëbashku sa ka bërë vetëm në fshatin Vijcë. Në këtë rast ndeshim me fenomenin lokalist bashkëfshatar dhe racizmin ndërqytetar. Që dikush përfiton investime pa të drejtë më shumë seç i takon ngase ka më shumë njerëz lokalistë në pushtet që kujdesën për vendlindjen.
 Pra janë të shumtë faktorët që punuan që Hazbi Lika të humbi këto zgjedhje. Po ashtu një nga këto faktorët është se nëpër shkollat e qytetit të Tetovës nuk u punësuan arsimtar, profesorë të cilët jetojnë dhe votojnë në Tetovë, por ardhacak që punonin, rrogën e merrnin në Tetovë dhe të hollat i harxhonin në Komunat ku jetonin, votat i jepnin në Komunat rurale si në Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Vrapçisht etj. Kishte të punësuar nëpër shkollat dhe në ndërmarrjet e Komunës së Tetovës edhe nga qytetet e largëta si Kumanova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga. Këta njerëz të ardhur në Tetovë gjetën rehatin e punësimit në emër të BDI, por votat nuk i jepnin Tetovës, kështu kishte rrjedhje votash për Hazbi Likën në këto zgjedhje. Pa frikë mund të thuhet se ka patur rreth 500 vota - punësimesh të kësaj kategorie ardhacakësh të cilët dëmtuan për katër vite strategjinë ekonomike për të punësuar tetovarët. Prandaj BDI doli fituese në Komunat rurale dhe humbi Tetovën.
 Goditja përfundimtare për rrëzimin e Hazbi Likës nga Kreu i Komunës dhe nxjerrja jashtë loje politike ish-kryetarit të Komunës z.Lika ja bëri kryetari i BDI z.Ali Ahmeti i cili njihet për lojërat akrobatike në kurriz të tetovarëve për përfitime personale. Marrëveshja e fundit e z.Ahmetit me VMRODPMNE vetëm 3 ditë parazgjedhjeve, pa e sqaruar anëtarësinë e thjeshtë të BDI më shumë dëmtoji Hazbi Likën se sa e ndihmojë. Marrëveshja përmbante një injorim total për tetovarëve duke i dhuruar për dhjetëra vota që maqedonasit do mund të votonin për Hazbi Likën tu jepnin vendin e sekretarit të përgjithshëm të Komunës, drejtimin e Gjimnazit dhe drejtorin e Ndërmarrjes Geoinxhinjerike. Këto pazare të ulëta për dhjetëra vota irrituan anëtarësinë e thjeshtë të BDI të cilët votuan për prof.dr.Sadi Bexhetin. Ali Ahmeti siç duket ende nuk ka hequr dorë nga pazaret e lira në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai njihet për mos realizimin me sukses të Marrëveshjes së Ohrit. Së fundi Ali Ahmeti për të ruajtur karrigen e tij në politikën e Maqedonisë pranon në heshtjen ndjekjen e ish-ushtarëve të UÇK, arrestimet dhe dërgimin në burg të deputetëve të BDI.
Rrëzimi i Hazbi Likës nga kreu i Komunës i ndihmon Ali Ahmetit dhe grupit të mërgimtarëve që erdhën pas luftës së 2001 për të zënë vendet e drejtimin të partisë që thirret në emër të vlerave të luftës. Tetova kishte mbetur e vetmja Komunë që drejtohej nga një luftëtar i lirisë që nuk kontrollohej dhe urdhërohej qorrazi nga grupi kërçovar i mërgimit. Punohet që të nesërmen Hazbi Likës ti marrin edhe drejtimin e degës së BDI të Tetovës për të sjellë në krye ndoshta ndonjë mërgimtar të pa rehabilituar ende ose ndonjë turkofil apo turkofon. Prandaj të gjithë ish-ushtarët që janë anëtarë në degën e BDI të Tetovës duhet të mbështesin Hazbi Likën në këto çaste të vështira, në momentet ku atij po i thurren kurthe për ta fundosur përfundimisht njeriun e luftës, njeriun që luftoji për bashkimin dhe jo integrimin. Integrimi atij ju imponua me mashtrime dhe prita të errëta.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora