E diele, 28.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Mendime

Sali Berisha: Leva e Arkimedit ne mbeshtetje te shqiptareve

E hene, 06.04.2009, 06:43 PM


Leva e Arkimedit ne mbeshtetje te shqiptareve

Nga Sali Berisha, Kryeminister

"Qytetare dhe qytetare te Tiranes,

vellezer dhe motra,

zonja dhe zoterinj,

Sot, ne festojme se bashku ne kete shesh 4 prillin, diten e pare te anetaresimit tone ne NATO; diten e bardhe, diten me te madhe per ne, per Shqiperine, qe nga pavaresia e saj.

Gezuar diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO!

Me 4 prill, ju qytetaret shqiptare, me perfaqesuesit tuaj me te larte kaluat se bashku me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama, me Presidentin e Frances, Nikolas Sarkozy, Kancelaren e Gjermanise, Angela Merkel dhe te gjithe udheheqesit e Aleances se Atlantikut te Veriut, Uren e Evropes; uren qe bashkon Kehlin me Strasburgun, uren qe bashkon Francen me Gjermanine, uren qe simbolizon me shume se cdo gje tjeter shpirtin dhe vizionin e Aleances se Atlantikut te Veriut.

Dje, ju dhe perfaqesuesit tuaj me te larte, u ulen per here te pare ne historine e ketij kombi ne Samitin e Strasburgut si te barabarte me lideret e vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut. Prandaj sot, urimi im per ju, qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise, por edhe per shqiptaret kudo qe jane sot, eshte: Gezuar diten e madhe te krenarise kombetare, diten e bardhe te mrekullise se lirise!

Zoti e bekofte NATO-n!

Zoti e bekofte Shqiperine!

Anetaresimi ne NATO shenon per ne sigurine e lirive tona, shenon arritjen me te madhe per lirite tona, te femije tane dhe te gjeneratave qe vijne. Ky anetaresim shenon fundin e nje udhetimi shekullor; epik ne qendrese, legjende ne dhimbje, sakrifica dhe vuajtjesh me te medha se te cdo kombi tjeter. Ky anetaresim shenon nje fillim te ri te ndritur, ne te cilin shqiptaret do te kene NATO-n mburoje te lirive te tyre, epoke ne te cilen ata do te mund te ndertojne te lire, te ardhmen e munguar dhe te ardhmen qe meritojne. Qe nga kjo dite ne, femijet tane dhe femijet e femijeve tane, do te kemi NATO-n, Aleancen me te fuqishme te te gjitha koherave, si parzmore te se ardhmes sone.

Qytetare dhe qytetare te Tiranes, qytetare dhe qytetare shqiptare kudo qe jeni,

Ne dekada, por edhe ne shekuj, pa pranine tuaj dhe pa pranine tone, u moren qindra e mijera vendime per sigurine, per fatin, per territoret dhe per identitetin tone. Qe nga 4 prilli e tutje, per ne dhe per vendin tone, lirite dhe fatin tone, sigurite tona dhe te Shqiperise, do te vendosim ne si te barabarte mes te barabarteve me aleatet me te fuqishme te tokes.

Me anetaresimin ne NATO, kombi yne, ne qytetaret shqiptare dhe vete Shqiperia, fitoi nje emer, fitoi nder dhe dinjitet te ri, duke lene pas kujtimin e hidhur. S'do mbahemi me mend si kombi i pushtimeve te gjata, diktaturave dhe historive me te egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i se ardhmes, kombi i lirise, kombi i dinjitetit.

Qytetare dhe qytetare shqiptare;

Sot, per ne dhe per te gjithe shqiptaret eshte dita e mire njohjes tone te madhe dhe te pafundme, para se gjithash per ata qindra e mijera shqiptare qe rane per lirine dhe dinjitetin tone ne te gjitha koherat. Rane ata - mbijetuam ne, rane ata - jemi te lire ne; i perjetshem qofte kujtimi i tyre.

Sot, ne emrin tuaj, dua t'u shpreh mirenjohjen me te pakufishme dhe nderimin me te madh aleateve tane, miqve tane ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Une ju bej thirrje nga ky shesh, ku se bashku 17 vjet kremtuam fitoren e demokracise, qe te ndalemi per nje moment dhe te kujtojme; sheshi "Skenderbej" dhe rruget e Tiranes, sheshet e qyteteve tona dhe rruget e Shqiperise ishin te mbushura si kurre ndonjehere me gezim dhe entuziazem. Por, ne rrezet shkelqimtare te diellit te dites se pare te pranveres sone te demokracise rrezellenin se bashku me to skamja dhe mjerimi i jashtezakonshem, rrezellenin bunkeret, ky simbol i shemtuar i se shkuares, izolimit dhe shtypjes sone.

Sot, 17 vjet me pas ne mblidhemi serish ne kete shesh, por kesaj radhe mblidhemi si nje vend qe 17 vjet me pare ishin jo dekada, por vite drite larg NATO-s, ndersa sot ne jemi anetare te saj. Kjo u be e mundur sepse ne kete periudhe ne njohem dhe provuam solidaritetin, bujarine dhe mbeshtetjen me te madhe te te gjitha koherave.

Vellezer dhe motra,

Ne keto 17 vjet, asnje komb nuk ka pasur mbeshtetjen qe kemi pasur ne nga vendet e lira. I shprehim atyre mirenjohjen tone te thelle. Bujaria dhe ndihma e tyre u shnderrua ne nje leve Arkimedi per ne, per t'u mbledhur sot ne kete shesh si anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut. Nje mirenjohje te pakufishme le t'i shprehim sot se bashku mikut tone me te madh, kombit te madh amerikan, qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Presidentit, Senatit, Kongresit, taksapaguesve te ketij vendi. Nje mirenjohje te pakufishme le t'i shprehim sot edhe miqve me te shquar te kombit shqiptar, Presidentit Xhorxh W. Bush, qeverise se atij qe themeloi ne Tirane Karten "Adriatik 3"dhe qe do te sillte ne 10 qershor te vitit 2007 misionin historik; "Shqiperia ne NATO!", qe sot eshte realitet.

Mirenjohje te thelle e te pakufishme dua ti adresoj ne emrin tuaj Presidentit Barack Obama, i cili pershendeti me ndjenjat me miqesore anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ai vleresoi si te jashtezakonshme reformat qe ne beme per te anetaresuar vendin ne NATO. I shpreh mirenjohje te thelle dhe te pakufishme Aleances se Atlantikut te Veriut, Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, per mbeshtetjen e madhe. Te gjithe keto vende mike, keta burra te medhenj, lidere te kombeve aleate dhe anetare te NATO-s, bene qe ne shqiptaret te shnderrojme ne realitet njeren prej dy endrrave me te medha kombetare, njerin prej projekteve me te medha te historise sone; anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Se bashku, le t'i sigurojme ata se kete mbeshtetje te madhe dhe kete besim te jashtezakonshem qe vendosen mbi ne, do ta shnderrojme ne nje energji te pashtershme, ne nje vendosmeri te palekundur per te ndertuar dhe konsoliduar ne kete vend vlerat dhe parimet e medha, mbi te cilat NATO eshte ndertuar, qendron dhe vepron.

Le t'i garantojme ata se me reformat e medha dhe te gjithanshme, ne shqiptaret do t'i pergjigjemi me besnikeri te madhe te gjitha kerkesave te Aleances, do marrim pjese ne te gjithe misionet e saj civile dhe ushtarake, te cdo lloj. Ne do te shkojme drejt zgjedhjeve te 28 qershorit me qellimin per te zhvilluar zgjedhje te lira te ndershme. Ne do te shkojme te sigurt drejt projektit te dyte te madh historik kombetar; integrimit te plote te Shqiperise ne Evrope.

Rrofte Shqiperia!

Zoti ju bekofte ju, femijet tuaj, femijet e femijeve tuaj dhe gjeneratat qe vijne!

Faleminderit!"

* Fjala e mbajtur mbreme ne sheshin "Skenderbej", me rastin e festimeve per anetaresimin e Shqiperise ne NATO



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora