E enjte, 01.05.2025, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Rrofshin deputetët tonë

E marte, 31.03.2009, 07:11 PM


Rrofshin deputetët tonë

Premtimet e dhëna prej tyre ëshë mirë të jipen njëherë e të cohen në vend se sa të premtohen njëmijë herë e të mos behet gjë.

Shkruan Shaban Peraj

Unë në të gjitha shkrimet e mia para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi jam përpjekur dhe kam bërë apel për bashkim të subjekteve politike shqiptare. Këtë e kam bërë dje, do ta bëjë sot e më shumë kam për ta bërë nesër e pasnesër për ata që duan të kuptojnë situatën e krijuar. Dukurinë e pranishme e që “shihet nga aeroplani” kanë për ta lufuar të gjithë ata pjesëtarë  të shqiparëve në Mal të Zi që e pranojnë shtrirjen e duarve si dicka burrërore, pa dorëza, si dicka që në këto momente është më e nevojshme se kurrë. Këtë e kërkoj prej meje, cka nuk u kam kërkuar dhe nuk kam për t’u kërkuar falje atyre që janë bërë protagonistë të përcarjeve e që u munduan të shfrytëzojnë standardin e ulët të votuesve duke i kënaqur ata për momentin, qoftë me një mëditje, qoftë me cimento apo me një metër asfalt. Natyrisht se politikëbërsit shqiptarë nuk kanë për tu ngopur kurrë me veprimet e veta antiqytetare, anticivilizuese, ndaj nuk e kuptoj se përse përzihen me punët e tyre të ndyta ndaj  atyre që ishin në sikletë për të vepruar me kokën e tyre sic i ka hije cdo qytetari. Cdo veprim politik është e drejt e secilit dhe kjo i takon intimes njerëzore, ndaj është mëkat që kujtdoqoftë t’ia cenosh të drejtën për bindjet që ka e do të ketë. Nuk kanë pse të bëhen kujdestarë të ditës politikanët tanë, secili nga votuesit ka zgjedhë më të besueshmit, ata që u pëlqejnë më shumë. Këtu kemi të bëjmë me cështje ndjenjash personale ku bindjet tuaja nuk mund t’i përcaktojnë bindjet e mia, prandaj jam i bindur se cdokush do ta dijë se cili është roli i tyre politik e intelektual. Ju lumtë këtyre që e kuptuan po edhe e shijuan votën e popullit, këtyre pjesëtarëve dhe misionarëve të politikës mjerane, ju lumtë këtyre burrave që kanë marrë si mision përcarjen, shkapërderdhjen e trungut votues edhe pse secili prej tyre u deklarua për bashkim pa dhënë formulën se si do të dukej ajo.
Megjithatë një gjë është e sigurtë, njerëzit thonë,”shyqyr që ra kjo dekë e u pamë”, pra shyqyr që e pamë se cka duan politikanët tanë. Ne si duket këtë nuk deshëm ta kuptojmë, apo nuk ditëm ta vlerësojmë se cfarë po na ndodhë dhe këtë le të mos e kuptojmë kurrë, por një gjë e di se populli ka filluar të ndërgjegjësohet pavarësisht premtimeve të dhëna e ndihmave materiale. Kjo nesër do të japë rezultatet e veta  pozitive, ndryshe është më mirë të mos jemi gjallë fare. Pavarësisht atyre që vepruan pas shpinde e për të djegur disa vota, veprime këto makabre, njerëzit do të përballojnë situatat e rënda të bindur se janë përkushtuar në punën e tyre për të dënuar “heroizmat” e atyre që nuk patën kurajo e mendje të shëndoshë  për të kuptuar rrethanat e reja të krijuara pas gjithë “respektit” që u bëri masa. Për këta politikanë inatcinj nuk ka rregulla, nuk ka parime, ndaj skenat e tilla në të ardhmën nuk duam t’i shikojmë, e ulin dhe e poshtrojnë figurën e deputetit, cilido qoftë ai. Nuk dua të hyjë në kurthin e argumentit nëse është plotësuar Parlamenti i Malit të Zi me katër deputetë shqiptar, problemi që trishton është se sa kohë do të zgjasë ferri shqiptarë, deri kur duhet pritur një ndërhyrje kirurgjike për të dëshmuar se cfarë mund të ndërtojmë e jo të vazhdojmë prishjen. Thonë se “s’ bëhet bukuri me zor” por as deputet nuk mund të bëhesh me zor, që te dyja këto ndërgjegja e përgjithshme i emëron. Këto qëndrime nuk mund të mos tërheqin vëmendjen e opinionit shqiptarë këtu në Mal të Zi mbi gjendjen e mjeruar politike në përgjithësi, për cka vakumi i krijuar vite me radhë sipas gjithë treguesve nuk është ajo që pretendon formacioni politik, por është krejtësisht tjetër, gjë që deri tani janë mbajtur me ide shterpe. Ky qëndrim i pafalshëm i tyre shpjegon nga njëra anë karakterin amoral dhe qëndrimet e tyre pseudointelektuale e në anën tjetër një mungesë serioze të vizioneve të qarta politike. Atyre nuk u pëlqen të maten me mendimin e pavarur, nuk u pëlqejnë njerëzit që i rrethojnë, ndaj përhapja e ideve përcarëse paraqet pasiguri për të ardhmën e tyre politike. Prirja për t’u bërë deputet është një shfaqje tymi, shenjë e njeriut normal kurrsesi nuk mund të jetë! Disa nga këta bëjnë zhurmë kur ndodhen para ngjarjeve të pazakonta, megjithatë pajtohen shpejt me gjendjen kur shohin se murit me kokë nuk mund t’i bihet. Ai që ka mend në kokë, ai që don të jetë veprimtar i ndryshimeve do të cmohet nga të tjerët dhe do të ketë përkrahjen e masës.Cdo mundësi për të bërë dicka ndryshe ekziston dhe nuk ka gjë më të mirë se të prehësh në krahët i inercisë së vetëdijshme. Rrofshin deputetët tonë, më mirë se kaq nuk ka ku shkon më!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx