E diele, 28.04.2024, 10:07 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Zogaj: Kthimi i shqiptareve ne djepin e Perendimit

E diele, 05.04.2009, 03:33 PM


Kthimi i shqiptareve ne djepin e Perendimit

Nga Prof. dr. Agim Zogaj

Nuk eshte e rastit perse, sa here qe i kthehemi identitetit tone, historise sone kombetare, rrenjeve tona shpirterore themi se historia e jone evropiane, ajo e vlerave perendimore ka shndritur me Gjergj Kastriotin, i cili si kalores i vetmuar u vu ne krye te mbrojtje te vlerave perendimore. Rrugetimi i yne per qyteterimin evropiano-perendimor ishte i rrenjosur ne te kaluaren dhe ne te afermen tone, ne historine me te ndritshme kombetare e cila per shekuj kishte frymezuar me civilizimet e kombeve te Perendimit. Shqiptaret i dhane civilizimit perendimor perandore, nje pape, humanisten dhe nobelisten e pare shqiptare, Nene Tereze, etj. Por, duke qene se historia boterore, vecmas ajo e Evropes Juglindore jo gjithmone ishte ne anen tone, ne anen e drejtesise, kombi yne ishte ballafaquar me veshtiresi te jashtezakonshme, sidomos me pretendimet e pareshtura sllave ndaj tokave dhe hapesirave shqiptare. Prandaj, orbita e Lindjes, perkatesisht ajo sllavo-ortodokse nuk kishte zgjedhur mjete per te na lene sa me larg qyteterimeve perendimore, sa me larg Evropes, ne germadhat e harreses se historise. Sidoqofte, me zemer e me shpirt, me ide jo vetem te Rilindesve, por dhe me ato politike te prijesve tane, ne korresponduam me qyteterimet perendimore, gje te cilen e deshmuam edhe ne ballafaqimet me te stuhishme ne rrugetimin tone bashkekohor. Madje, edhe ne periudhen e sundimit komunist, jo vetem ne hapesirat shqiptare, shqiptaret mendjendritur dhe guximtar nuk u dorezuan para idealit te lirise, te clirimit, te shtet-ndertimit, pra te rikthimit te botes dhe te shpirtit shqiptar ne djepin e Perendimit, te vlerave te cilave gjithmone u kemi takuar.

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, James Bejker, ne vjeshte te vitit 1991, para me se nje milion shqiptareve ne Sheshin "Skenderbej" ne Tirane kishte thene: "Amerika serish eshte tek ju", qe ne fakt do te thoshte, Perendimi serish u rikthye ne mesin e shqiptareve. Shqiptaret i kishim thene diplomatit te nderuar amerikan se, i mbar kombi yne eshte me Ameriken, me Perendimin. Ne fakt, shembja e komunizmit, i zgjoi shpresat dhe e fuqizoi vendosmerine e kombit tone, edhe pse i ndare me nje mur shqiptar, per rikthim ne orbiten e Perendimit, ne sferen e interesave perendimore, ne vorbullen e gjeopolitikes se re, ideatore dhe flamurtare e se ciles jane SHBA-te! Prej asaj epoke te thyerjeve te medha jo vetem ideologjike, shqiptaret, kombi yne si ne Tirane, Prishtine, Shkup, Presheve, Ulqin dhe ne mbare boten, kishte punuar pa ia ndalur qe, sa me pa te jete e mundur te behemi anetar i NATO-se. Kuptohet, idealet tona kombetare ne kete rrugetim aspak te lehte, por shume fisnik dhe domethenes per te sotmen dhe te ardhmen tone, i kishim nderlidhur me rrugetimin e shtetit shqiptar, te Shqiperise, Atdhe i perbashket i te gjithe shqiptareve kudo qe jemi, per anetaresim ne NATO!

Por, tani kur arritem te pranimi zyrtar, perurimi festiv i pranimit te Shqiperise sone ne NATO, ne mund te themi se, NATO njeherazi eshte edhe ne shtetin e Kosoves dhe ne Maqedoni, fakt ky i cili eshte me teper se simbolike per kombin tone.

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte rikthim definitiv, me sublimi i mundshem i kombit tone ne gjirin e familjes perendimore, eshte garanci e re dhe e madhe per zhvillim dhe jo vetem siguri, te integritetit e sovranitetit territorial te Shqiperise, por edhe te shtetit te Kosoves dhe te trojeve shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbi. Shqiptaret, jane me te sigurt se dje, shqiptaret jane me me perspektive perendimore se qe ishin dje, shqiptaret, mbare kombi yne jemi me nje te ardhme me te ndritur, me perspektive se mund te mendohej. Duke qene pjese, anetare e NATO-se, Shqiperia dhe kombi yne mbare eshte para nje te ardhme te re, eshte ne rrugetimin e faktorizimit ne rajon dhe me gjere, eshte me afer hyrjes ne BE. Ne, si komb, se bashku me Shqiperine, prej neser jemi aty, ku ishte dashur te ishim para shume dekadash, ne NATO, pra ne djepin e Perendimit, te vlerave te qyteterimit i cili eshte streha e jone me e sigurt, me e ngrohte dhe me e dashur. Po kthehemi perfundimisht, si kombi me i vjeter i ketyre hapesirave ne gjirin e familjes se madhe te Perendimit te qyteteruar, sepse tani e tutje kombi shqiptar, Shqiperia banon ne NATO!

* Autori eshte shef i Departamentit te Shkencave Politike ne Universitetin e Prishtines



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora