E premte, 02.05.2025, 01:25 AM (GMT+1)

Mendime

Shqipëria në NATO, një ditë Kosova

E enjte, 02.04.2009, 06:01 PM


Nga Bota Sot

Shqipëria në NATO nuk është lajm i thjeshtë, është ndodhje historike. Kështu, gjithë opinioni shqiptar, në Kosovë, në Shqipëri, në Diasporë është i entuziazmuar. Shqipëria, qe një shekull, nën trysninë e propagandës serbe, që ka marrë buxhetin e këtij shteti serb, për ta inkriminuar popullin shqiptar në Ballkan, ka qenë një “terra inkognita”, një “vend ekzotik lindor” në Perëndim të Ballkanit, në Evropë. Me bekimin e Amerikës, me përkrahjen e saj një shekull që i bëri në sponsorizimin e pavarësisë së Shqipërisë, më në fund Shqipëria është pjesë e organizatës më të fortë dhe rojë e lirisë dhe demokracisë botërore, NATO-s. Është e arsyeshme plotësisht që çdo shqiptar të ndjehet krenar, sepse nuk është më pjesë e asaj bote të trilluar të propagandës serbe-ruse (dhe aleatëve të saj), Shqipëria sot është ulur në një tavolinë me krijuesit e Rendit të Ri Botëror, me ata që do ta luftojnë terrorizmin dhe dhunën, gjenocidin dhe shkeljen e popujve të vegjël, Shqipëria është në NATO. Shqipëria është faktor botëror. “A” për Albania, e vë simbolikisht në vendin e parë të kësaj organizate, me bekimin e Presidentit Bush, me familjen Bush, që rrëzoi Murin e Berlinit, me SHBA-të, që janë ëndrra e gjithë rinisë botërore, atyre që kërkojnë liri dhe demokraci, atyre që ëndërrojnë metaforën e kësaj lirie dhe demokracie, që quhet – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria në NATO - mjafton vetëm ta dëgjosh këtë lajm. Shqipëria në NATO është dera e madhe e vendit tonë që del nga anonimiteti ku e kishte vendosur propaganda serbe, dhe kështu futet triumfalisht në organizatën më të fuqishme në botë, në mbrojtësen e botës demokratike perëndimore. Aty është sot Shqipëria. Nesër aty do të jetë edhe Kosova, bashkë me ata që janë, dhe bashkë me Shqipërinë! Shqipëria në NATO – ky lajm si ndodhje historike sikur nuk na bëhet se e përsërisim, për shkak se në mendjen dhe në bisedat e çdo shqiptari këtyre ditëve, nuk ka temë tjetër përpos – NATO-s dhe Shqipërisë në të. Nuk ngopemi duke e përsëritur këtë lajm. Ky lajm nuk është sukses i Shqipërisë, është diçka shumë më tepër, ky lajm e shpall botërisht emrin e vendit tonë, e pagëzon Shqipërinë si Shqipëri Shtet Perëndimor. Gjashtë shekuj kanë bërë përpjekje të na shpallin shtet lindor, por nuk ishim të tillë, trashëgimia kulturore dhe historike e Shqipërisë është lufta e pareshtur pikërisht kundër okupatorëve lindorë, qoftë të Evropës Lindore, qoftë të Azisë. Më në fund u pranua identiteti kulturor perëndimor i vendit tonë, Shqipërisë. Ky pranim është data dhe dita, ngjarja dhe lajmi që kemi pritur 600 vjet me radhë, sidomos 100 vjetët e fundit nën okupimin e Evropës Lindore, Rusisë. Nuk jemi më me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, nuk jemi më me Rusinë, që na piu gjakun 600 vjet (me aleancat e saj pas çdo lufte që fitoi në Azi dhe që koncesiononte Shqipërinë për këmbim të territoreve aziatike). Jemi aty ku e kemi vendin, ku e meritojmë dhe ku takojmë, në NATO, që përkthehet shqip – në Perëndim! Pas 600 vjetëve, të zhvendosur në një hapësirë të “terra inkognitas”, me instrumentin e propagandës ruse në serbishte, Shqipëria vendoset në truallin e vet, në Evropë, në Perëndim. Populli shqiptar amshueshëm do të jetë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i Xhorxh Bushit, junior, do të jetë i shkruar në historinë e popullit shqiptar. Shqipëria dhe Kosova falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët e duan Amerikën, aq sa e duan edhe vetveten. Se Amerika i pagëzoi, ua dha emrin – Perëndim!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx