E marte, 31.01.2023, 04:10 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Etja për poezi

E diele, 22.03.2009, 10:47 AM


Vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune

ETJA PËR POEZI

Nga Baki Ymeri

Pa marrë parasysh mendimet e papjekura të atyre që s’e njohin historinë dhe magjinë e lidhjeve farefisnore ndërmjet shqipes dhe rumanishtes, shqiptarët dhe rumunët e kanë dashur njëri/tjetrin përgjatë historisë. Për këtë dëshmon etja rumune për ta njohur shpirtin shqiptar, duke i dhënë prioritet poezisë që përfaqëson këngën e shpirtit, forcën e fjalës dhe magjinë e dashurisë. Kështu, duke u bazuar në vlerat reale të shpirtit shqiptar, revista prestigjioze e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, Poezia, që del në kryeqendër të Moldovës (Jash), e drejtuar nga Cassian Maria Spiridon, Marius Chelaru etj., në numrin e saj më të ri (1/2009), në kuadrin e rubrikës POEZIE ALBANEZA (fq. 159/162), e prezanton Flora Brovinën dhe Radije Hoxhën nga Kosova. Poezitë Ngjyra ime e rozmarintë, Zë zemre nga Kosova, Pranvera e përgjakur dhe Në muzg (të Florës) dhe Jam burrë apo grua, Në tavernë, Ti më do, etj. (të Radijes), të shoqëruara me shënime bibliografike, i rikëndoi në gjuhën autori i këtij shkrimi, i prezantuar në faqet e kësaj reviste me një cikël vjershash të përkthyera në gjuhën italiane nga Ismail Iljasi (fq. 100/102).

Përndryshe, Flora Brovina (me të njëjtat poezi) dhe Demë Topalli (me poezitë Mahnitja e parë, Fjala që nuk vdiste dhe Dhembja e parë),  prezantohen me nga një faqe edhe në revistën Litere (nr. 1/2009), e përmuajshme kulture e Shoqatës së Shkrimtarëve të Tërgovishtes (drejtor. Tudor Cristea). Një revistë tjetër që del në Fokshan, në 5 mijë ekzemplarë, e lexuar nga 10 mijë vetë në internet, është revista Oglinda literara e drejtuar nga shkrimtari Gheorghe Neagu (www.oglindaliterara.ro), e cila në numrin 87 (2009), hap shtyllat për dy vlera të talentuara nga Shqipëria: Alma Papamihali me poezitë Koha ime, Vlera e kohës, Poetët, Shpirt i ri, Nëse s’ke fjetur dhe Moral (fq. 4325), dhe Nuri Plaku nga Fieri me poemat Ikona e saj, Nata është një kryq i bardhë dashurie, Bregu i mbjellur, Në Apoloni dhe Ahmarrje (fq. 4263). Po kjo revistë, i prezantoi kohë më parë edhe vargjet e Jeton Kelmendit dhe Miradije Ramiqit.

Në numrin më të ri të revistës Viata de pretutindeni (Jeta e kudondodhur (Nr. 11/12/2008), eseisti Mihai Antonescu boton nje reçension të shkëlqyer për antologjinë Bukuria e bukurive, që e pa para një viti dritën e botimit në Bukuresht, me vargjet e shtatë poetëve rumunë dhe shtatë poetëve shqiptarë nga Kosova. Alma Papamihali ka nderin të defilojë edhe në faqet e numrit më të ri të revistës Dor de Dor (Malli ndaj Mallit (Nr. 44, shkurt 2009, fq. 32), një revistë briliante e drejtuar nga poeti Marin Toma, e cila e prezanton në ballinë edhe poetin e famshëm moldovar, Grigore Vieru. Për të justifikuar sintagmën “vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune” po shtojmë faktin se pas një vëllimi poetik të Radije Hoxhës,  këto ditë pritet të dalë në gjuhën rumune vëllimi Prekje hyjnore i poetit Sabit Rrustemi, ndërsa gjatë kësaj pranvere edhe një album poetik i Ramadan Mehmetit nga Kosova.

Ballina e revistes Dor de Dor (shkurt 2009)

Ballina e revistes Poezia (nr. 1 2009) me poezite e Flora Brovines dhe Radije Hoxhes

Alma Papamihali ne reviste Dor de Dor (2009)

Nuri Plaku ne revisten Oglinda literara



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora