E premte, 29.03.2024, 01:40 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Jetë nate

E enjte, 24.08.2023, 06:57 PM


JETË NATE

Nga Kalosh Çeliku

Popull i dalldisur, dhe i arratisur pas partive politike në pushtet me jetë Nate?! I braktisur Diskoklubeve të podrumeve me muzikë YU - jugosllave. Jo, asaj Komuniste revolucionare, por të Ditës Sotshme Neokomuniste trusakate partiake shoveniste. Aspak, me Jetë Dite. Edhe, atë: përderisa, Unë si shkrimtar bëjë Natë me xhinde e Pashterkëkuqe, që pasmesnate më hudhin duar më duar majë çative të shtëpive. Baxhave, për Dalje mbi Shtëpi në Qiell të hapur. Shelgjeve, majë Lisit me çerdhen e lejlekëve në Livadhin e Babait. Dhe, më përshkojnë te “Dy lisat” e “Gurit Zi”, majë “?uke” të m’i përzënë magjitë e Pashterkëkuqes dhe Hojdodoles*.

Popull i lumtur me deklarata para kamerave televizive, gjatë kësaj sezone turistike: hanë mirë... Flejnë rehat... Gërhasin në gjumë për Liri... Pushojnë bukur... Nuk shohin ëndrra. Notojnë në det si shqiptarët. Edhe, pse: shpesh - herë edhe mbyten mes dallgëve.

Ende pa dalë Drita, pak para Agimit nga malet e Garanës të “?elvjollcës”, më këthejnë mes Nanës dhe Babait në shtratin e Shelgut me kashtë, rrëzë “?uke”. Dhe, jo me jetë Dite, por përsëri me jetë Nate. Edhe atë, cilin: Rrugaçin e Natës të diskoklubeve Komuniste dhe Neokomuniste, që i ka kaluar Netë-Ditët nën dëllinjat e “Parkut Grave”, në Shkup. Verë, e Dimër. Nuk ka pasur përsëgjalli Pranverë, as Vjeshtë. Vetëm dy stinë të vitit: Vjeshtë, dhe Dimër. E, gjatë studimeve përpara “Bozhurit” edhe në “Tauk Bahçe” dhe “Gërmi” në Prishtinë, duke e përcjellur Natën. Dhe, pritur Agimin. Diellin, me Dimër. Nuk e di pas vdekjes, a do të kem Dimër?! Apo, sipas hoxhallarëve do të digjem në Zjarrin e “Xhehnemit”?!

E pabesuesshme, si mundet populli shqiptar të përfundojë në këtë gjendje çmendurie dhe lumturie? Edhe, atë: Sot, kur si popull shqiptarë Nateditë na digjet zjarr mbi krye?!

Popull, që Dje: i durtrokiste Robërisë. Sot, i duartrokitë “Lirisë”?!...

1. Grua e pabesë, llafazane me të meta psiqike.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora