| E enjte, 24.08.2023, 07:57 PM |
JETË
NATE
Nga
Kalosh Çeliku
Popull
i dalldisur, dhe i arratisur pas partive politike në pushtet me jetë Nate?! I
braktisur Diskoklubeve të podrumeve me muzikë YU - jugosllave. Jo, asaj
Komuniste revolucionare, por të Ditës Sotshme Neokomuniste trusakate partiake
shoveniste. Aspak, me Jetë Dite. Edhe, atë: përderisa, Unë si shkrimtar bëjë
Natë me xhinde e Pashterkëkuqe, që pasmesnate më hudhin duar më duar majë
çative të shtëpive. Baxhave, për Dalje mbi Shtëpi në Qiell të hapur. Shelgjeve,
majë Lisit me çerdhen e lejlekëve në Livadhin e Babait. Dhe, më përshkojnë te
“Dy lisat” e “Gurit Zi”, majë “?uke” të m’i përzënë
magjitë e Pashterkëkuqes dhe Hojdodoles*.
Popull
i lumtur me deklarata para kamerave televizive, gjatë kësaj sezone turistike:
hanë mirë... Flejnë rehat... Gërhasin në gjumë për Liri... Pushojnë bukur...
Nuk shohin ëndrra. Notojnë në det si shqiptarët. Edhe, pse: shpesh - herë edhe
mbyten mes dallgëve.
Ende
pa dalë Drita, pak para Agimit nga malet e Garanës të “?elvjollcës”, më këthejnë mes Nanës dhe Babait në shtratin e
Shelgut me kashtë, rrëzë “?uke”. Dhe, jo me jetë
Dite, por përsëri me jetë Nate. Edhe atë, cilin: Rrugaçin e Natës të
diskoklubeve Komuniste dhe Neokomuniste, që i ka kaluar Netë-Ditët nën
dëllinjat e “Parkut Grave”, në Shkup. Verë, e Dimër. Nuk ka pasur përsëgjalli
Pranverë, as Vjeshtë. Vetëm dy stinë të vitit: Vjeshtë, dhe Dimër. E, gjatë
studimeve përpara “Bozhurit” edhe në “Tauk Bahçe” dhe “Gërmi” në Prishtinë,
duke e përcjellur Natën. Dhe, pritur Agimin. Diellin, me Dimër. Nuk e di pas
vdekjes, a do të kem Dimër?! Apo, sipas hoxhallarëve do të digjem në Zjarrin e
“Xhehnemit”?!
E
pabesuesshme, si mundet populli shqiptar të përfundojë në këtë gjendje
çmendurie dhe lumturie? Edhe, atë: Sot, kur si popull shqiptarë Nateditë na
digjet zjarr mbi krye?!
Popull,
që Dje: i durtrokiste Robërisë. Sot, i duartrokitë “Lirisë”?!...
1.
Grua e pabesë, llafazane me të meta psiqike.