E premte, 26.04.2024, 07:31 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Si ekzekutohej një vendim gjykate me vdekje në komunizëm

E hene, 21.08.2023, 07:55 PM


Si ekzekutohej një vendim gjykate me vdekje në komunizëm

Nga Kastriot Dervishi

Pasi të dënuarit me vdekje nuk i falej jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme. Dega (në vitet 1974-1983 drejtoria) e Hetuesisë në MPB përgatiste urdhrin e ministrit. Pas vitit 1983 urdhrin për ekzekutimin e vendimit e përgatiste Drejtoria Zbatim Vendime Penale në MPB. Urdhri ngarkonte degën e punëve të brendshme të rrethit ku ishte dhënë vendimi. Plani i masave në degë përgatitej nga zëvendësshefi i policisë dhe shefi i hetuesisë (pas vitit 1983 nga shefi ose referenti i sektorit zbatim vendime penale, përfshirë edhe pjesëmarrjen në planin e mëposhtëm). Ekzekutimi kryhej me atmë zjarri nga një person ose me varje në litar. Ekzekutimet me toga pushkatimi janë përdorur në raste shumë të rralla. Nga e kaluara janë trashëguar fare pak urdhra dhe plane masash të tilla sepse për pjesën më të madhe të viteve ato konsideroheshin dokumente të përkohshme. Pak a shumë, plani i masave ishte në formën e mëposhtme:

Miratoi

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme

Plani i masave mbi ekzekutimin me vdekje (pushkatim) të të dënuarit....

Për ekzekutimin e të vendimit të gjykatës për dënimin me vdekje (pushkatim) të X.X, ora 24.00, datë 3.3.1975 (data për shembull), merren këto masa:

1-Të bëhet rikonicioni:

-për vendin e ekzekutimit

-për itinerarin e lëvizjes për në vendin e ekzekutimit

-për sigurimin e jashtëm (në largësi) të vendit të ekzekutimit

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendëshefi i policisë.

2-Të dërgohet një patrullë policie e përbërë nga 3 policë për të hapur gropën ku do varroset i dënuari pas ekzekutimit.

E kryen zëvendëshefi i policisë

3-Për ekzekutimin e vendimit caktohen:

-shefi i hetuesisë

-zëvendëshefi i policisë për shërbimet

-dy policë për shoqërimin e të dënuarit

-katër policië për sigurimin e jashtëm në largësi

-një inspektor rrugor, i cili do të sigurojë itinerarin e lëvizjes së patrullës për në vendin e ekzekutimit.

-dy makina të drejtuara nga shoferët (emri mbiemri) të cilat do transportojë efektivin dhe të dënuarin për në vendin e ekzekutimit.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendëshefi i policisë.

4-Të njoftohet prokurori i rrethit dhe mjeku ligjor

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendëshefi i policisë.

5-Për ekzekutimin e pushkatimit ngarkohet referenti i zbatim vendimeve penale nënoficer (emri mbiemri)

6-Të dënuarit i komunikohet vendimi.

7-Pasi merren të gjitha masat e sigurimit, dëgjohet fjala e fundit e të dënuarit dhe kryhet ekzekutimi nga referenti nënoficer.

8-Në përfundim përpilohet procesverbali mbi ekzekutimin e vendimit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora