E premte, 26.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me specialistin e këngës popullore Bajram Lapi

E diele, 20.08.2023, 07:53 PM


Intervistë me specialistin e këngës popullore Bajram Lapi:

Ja ku lindën si prezantues Agim Qirjaqi dhe Vera Grabocka

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

U bë rit i zakonshëm për Estradat Profesioniste të Shkodrës, Fierit, Tiranës e Korçës që në premierat e tyre të bënin pjesë të programit edhe dy apo tri këngë të atij grupi simpatik. Jehona e grupit të Kolonjës, kaloi edhe jashtë kufijve. Ata u mirëpritën dhe u duartrokitën, në Turqi, Itali, Greqi…. Ishte “As e vogël as e madhe” që u hapi udhë edhe grupeve të tjerë, shumë të mirëpritur në vendin tonë, si: “Na bashkoi kënga popullore”, grupi i Tepelenës, Shkodrës, Fierit…

Ka vite që është shuar zëri i këtij grupi aq të njohur dhe të dëshiruar, gjatë viteve ‘80-’90. Nuk kishte ditë që të mos transmetoheshin ato këngë në radio e në televizion. Ndërsa fundjavave, grupin nuk e gjeje në Ersekë, por diku në një qytet apo kantier ndërtimi për të dhënë koncert. U bë rit i zakonshëm për estradat profesioniste të Shkodrës, Fierit, Tiranës e Korçës që në premierat e tyre të bënin pjesë të programit edhe dy apo tri këngë të atij grupi simpatik. Jehona e grupit të Kolonjës kaloi edhe jashtë kufijve. Ata u mirëpritën dhe u duartrokitën gjatë turneve, që organizuan në Turqi, Itali, Greqi… Edhe Kolonja u bë më shumë e dëgjuar me këtë formacion artistic, që shpaloste me aq shije dhe kulturë pasurinë e saj folklorike. Ishte grupi i Kolonjës “As e vogël as e madhe” që u hapi udhë edhe grupeve të tjerë jo më pak të mirëpritur se ai, si: “Na bashkoi kënga popullore”, Grupi i Tepelenës, i Shkodrës, i Fierit. Ja pse e quajtëm perlë të këngës kolonjare atë grup simpatik që tashmë ngjan sikur nuk ka qenë asnjëherë. Për fat të keq, pas vitit 1989, bashkë me shpërndarjen e grupit, “humbën” edhe ato këngë aq të dashura. Mësojmë se në fonotekën e RTSH-së ndodhen mbi 40 këngë nga repertori i këtij grupi. Këto perla të folklorit tonë nuk mundet të transmetohen në televizionin publik për një arsye nga më qesharaket. Regjistrimi i tyre është bërë me manjetoskop dhe nuk përputhet me teknologjinë e sotme (?!) Çudi janë përshtatur pllakat e gramafonit të këngëtares së qëmotshme Hafize Leskovikut dhe nuk gjendet “ilaç” për kasetat e para dhjetë vjetëve. Interesante është historia e krijimit të grupit të këngës qytetare kolonjare. Nis ajo nga emri i një njeriu të pasionuar pas muzikës, që quhet Bajram Lapi. Zakonisht njerëzve iu zbardhen flokët nga hallet ose mosha. Bajramin e zbardhi para kohe kënga kolonjare se nuk e pati dhe aq të lehtë deri sa arriti atë simpati dhe madhështi. Ishte i pari njeri që Erseka, pati me Akademi Artesh, por në atë fillim edhe shkollën ia përgojuan…Por jeta e Bajramit ka qenë interesante dhe në Akademinë e Arteve. Aty ai u njoh me shumë personalitete të artit, kulturës dhe kinematografisë. Tashmë në hapësirat mbarëshqiptare emrat e Vera Grabockës dhe Agim Qirjaqit janë mëse prezentë. Vera, regjisorja potente e dhjetra emsioneve televizivë nga më të ndjekurit, Agim Qirjaqi mbetet ende një nga aktorët e Teatrit dhe Kinematografisë më aktiv. Dhe të dy hapat e parë të artit skenik i kanë filluar si prezantues në Festivalin e parë të muzikës së lehtë për studentët, një festival që la gjurmë dhe që sot kujtohet me nostalgji. Një nga organizatorët e këtij Festivali ka qenë dhe specialisti i këngës popullore Bajram Lapi, të cilit i morëm një prononcim për këtë Festival.

-Liceu Artistik mbetet një shkollë me vlera. Ende dhe sot ajo kujtohet me admirim nga të gjithë që kanë kaluar nëpër ato dyer…Përse studiuat, kur shkuat në shkollë? A e ndjenit që ishit i denjë për këtë profesion në muzikë ( që do aq talent) dhe ku shkuat mbas përfundimit të shkollës ?

Mbarova të mesmen në Liceun  Artistik në 1963-in. Liceun e mbarova në Tiranë dhe dola shumë mirë. Si instrument bazë në shkollë të mesme unë kam ndërruar 2-3 instrumente. Hyra për Trompë, dhe e çoj në shtëpi trompën dhe babai më thotë, se çfarë e ke këtë vegël, pse për këtë të dërguam në Tiranë? E ndërrova dhe mora Trombon. E çova përsëri në shtëpi në Leskovik dhe përsëri nuk i pëlqeu babait. E lashë dhe këtë dhe përfundova në fizarmonikë, sepse këtë pëlqente fshati dhe babai. Unë bëra mësim me Alqi Karecon, Agim Prodanin etj, Këta kollosa të muzikës shqiptare më dhanë një ndihmë të madhe pasi më quanin të talentuar. Unë u dashurova pastaj me fizarmonikën. E bëra pjesë të jetës këtë instrument. Në vitin 1966 konkurova për dirigjent në Akademinë e Arteve. Atje unë nuk e di si dola por vetëm mora vesh se fitova. Këtu formuam një grup tonin.

Konkretisht çfarë grupi formuat?

Një grup me 5 veta. Nuk kishte shkollë dhe institut ku të mos vinim ne si pesëçja serioze ku isha unë (Bajram Labi specialist), Qerim Xhihani (klarinetë),  Thoma Gaqi (violinë), Shpëtim Kazazi (xhez) dhe Sherif Merdani si këngëtar ( i binte dhe fizarmonikës ndonjëherë). Pra kjo 5 –çe, ishte formuar kur ishim studentë. Ne ishim të prenotuar në çdo vend. Mbasi mbarova Institutin më emërojnë pedagog të jashtëm në Lice, në solfezh dhe në fizarmonikë. Unë i thoja drejtorit se nuk e bëj dot, por ai më thoshte me pak sakrifica do ta bësh. Mbas një viti më thonë se do të jesh Pedagog në Institut të Arteve. Unë në atë kohë isha student vetë. Merrja mësim paradite dhe u jepja mësim studentëve pasdite. Mbas një viti më emërojnë shef i muzikës në Pallatin Studenti në Tiranë. Kisha shumë ngarkesë.

Kur u zhvillua Festivali i parë i muzikës së lehtë për studentët?

Në këtë moment u hodh ideja nga shumë pedagogë dhe miqtë e mi, për një Festival të muzikës së lehtë studentore. Bëra një projekt dhe e paraqita. Ishte viti 1970. Në Festivalin e parë të këngës për studentët, (salla mbante 300-400 vetë) u thye dera e sallës së Institutit nga studentët. Për të shoqëruar Festivalin e Muzikës së Lehtë për studentët ishin dy formacione orkestrale. Formacioni i parë ishin dy sakse, saks tenor, saks alt, dy kitara elektrike, një piano dhe një xhez. E veçanta ishte se këta ishin marrë nga Universiteti, që nuk studjonin për muzikë, por kishin mbaruar shkollat e mesme të muzikës. Një nga ata ishte Osman Mula, që nuk studioji për muzikë, por për teatër. Pra risi tjetër ishte se kishte dy informacione. Informacionin e madh që e drejtoja unë dhe informacionin e vogël që e drejtonte Rexhep Hasimi. Aty për herë të parë kanë dalë dy konferencierë të rinj, Agim Qirjaqi dhe Vera Grabocka. Kjo ishte në vitin 1970. Unë kam fotografinë e tyre ku ishin koferencier të vegjël 22-24 vjeç. Këtu vazhdova për pesë vjet.
Çfarë thanë për shfaqjen!

Ferdinad Deda

Në koncertin e vitit 1970 në Pallatin Studenti në Tiranë, në sallë shikoj një njeri të ulur në rreshtin e parë. Ishte muzikanti i talentuar, i madhi Ferdinand Deda. Më thotë se jam shumë i kënaqur nga kjo shfaqje. Ai dëgjonte me shumë vëmendje dhe sa u largua nga kjo jetë, ai mbeti miku im më afërt. Në ato vite më ndihmoi shumë në rrugën e muzikës. Ferdinad Deda mbas asaj shfaqjeje më dha shumë mendime të vlefshme për ideimin dhe drejtimin e spektakleve të tilla rinore. Ishte njeri i apasionuar mbas muzikës. Mjeshtër dhe inteligjent. Kurrë nuk të lavdëronte kot, por ishte i pakursyer edhe në mendime. Mendimet e tij ishin shkollë. Njerëz të tillë mjeshtra të skenës dhe të dirigjimit, rrallëherë i vijnë një kombi. Atë kohë bëja muzikë të kohës si p.sh. kompozova këngën “Lamtumirë auditor”. Kjo ishte një këngë e përparuar që e ka kënduar një nga Saranda që u bë lajtmotivi i anketës muzikore. Kompozova “Brigada luftarake e ririsë”, “Mirëmëngjes studentë”, “E penduar rrugës shkonja”, e cila nuk u këndua se u cilësua moderne për kohën. ku nuk më kujtohet emri. Në atë kohë unë fillova të krijoj. Si kompozitor dhe Ferdinanti ishte një shtysë për mua. Ai më ka dhënë mendimet më të sinqerta që më ndihmuan në kompozimin e këtyre këngëve.

box

Thanas Nano mbështetës i njerëzve të punës

Mbas kësaj shfaqjeje, rrugët m’u hapën dhe në radio. Jehona e festivalit ndikoi edhe në Radio Tirana. Një pjesë e festivalit u transmetua në këtë radio ku më kërkuan bashkëpunim. Fillova punë si redaktor muzike në radio Tirana, ku drejtor ka qenë Thanas Nano dhe nëndrejtoreshë Nefo Myftiu. Thanas Nano ishte kërkues dhe shumë i disiplinuar. Radioja ishte një shkollë e madhe për të gjithë. Të dy këta njerëz të punës ishin shëmbëlltyrë e seriozitetit dhe mbështetës të njerëzve të punës. Më lanë hapësirat e nevojshme në drejtim të muzikës popullore, që pëlqehej shumë nga dëgjuesit e radios. Radio Tirana atëhere dëgjohej nga gjithë populli. Ishtë pjesë e çdo shtëpie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora