Kulturë
Gëzim Loka: Faik Xhani, ky Mjeshtër i Madh, në udhëtimin e tij letrar e shoqëror
E diele, 13.08.2023, 07:54 PM
Ish
Presidenti Meta duke i dhene Faik Xhanit titullin “Mjeshtwr i Madh”
Faik Xhani, ky Mjeshtër i Madh, në udhëtimin e tij
letrar e shoqëror
Nga
Gëzim Loka
Me
emrin e Faik Xhanit lidhen shkrime e qëndrime rreth historisë dhe
përditshëmrisë shqiptare, analiza, portrete, analiza dhe investigime, që kanë
zënë vend në ardhën e shkrimtarisë shqiptare. Gjithashtu me këtë emër lidhen
kontribute të spikatura kombëtare, në drejtim dhe menaxhim të shoqatave që kanë
çuar e çojnë ujë në mullirin e interesave të shtresave më të paprivilegjuara të
shoqërisë shqiptare.
Autor
i disa librave artistikë dhe publicistikXhani na sjell një vlerësim
historiko-letrar dhe filozofik mbi realitete historike dhe aktuale të botës
shqiptare, duke nënvizuar me forcën e argumentit, personazhe historikë dhe
vipa, njerëz të thjeshtë dhe indidvidë me pshë fjale e jete.
Faik
Xhani është njeri i përkushtuar, që di të krijojë dhe të ruajë lidhje
shoqërore, jo mbi interesa të ngushta e meskine, por mbi principe dhe parime,
ku nisin të kërkohen vlerat e historisë dhe përditshëmrisë.
Ai
e vështron dhe trajton fjalën si peshë të rëndësishme jetësore, duke mesazhuar
se fjala ka ndjeshmëri, fjala ka emocion, fjala ka force, me peshën e fjalës
dhe të gjurmëve të kujtesës në letër Xhani amplifikon rolin e njeriut në jetë,
mendjen e diturinë, kujtesën dhe reflektimin, reagimin dhe mirënjohjen, të
sotmen dhe të djeshmen.
Faik
Xhani është një personalitet letrar dhe shoqëror, autor i shumë librave në
zhanre të ndryshme letrare, I cili në çdo libër dhe shkrim vizaton me penelata të imëta dhe plot detaje
gjurmët e lëna në kohë të shkrimtarëve dhe njerëzve të artit, të veprimtarëve
që në kohëhapësirën e shqiptarisë kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë mesazhe
atdhetarie.
Faik
Xhani lindi më 1.05.1948 në fshatin Lis të Matit në një familje autoktone,me
tradita bujarie e atdhetarie. Gjyshi I tij Dalip Xhani u përndoq nga pushtuesi
austriak, prandaj doli komit dhe një natë në rrethim e sipër u hodh nga kati I
dytë, çau rrethimin, por mbeti kurrizo gjithë jetën.
Gjatë
Luftës babai Ahmeti dhe xhaxhallarët e tij u radhitën si partizanë në radhët e
Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Faiku
që në moshën gjashtë vjeç mbeti jetim, por u rrit me shumë dashuri nga
gjyshërit e tij, xhaxhallarët dhe daja Isuf Meta.
Deri
në shtatëvjeçare mësimet i ndoqi në vendlindje ku mbaroi shkëlqyeshëm, për të
vijuar më tej në shkollën “8 Nëntori” Peshkopi.
Më
pas mbaroi Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, dega Histori Gjeografi dhe
kreu disa trajnime për pushtetin vendor.
Për
dhjetë vjet punoi në disa shkolla si mësues në Mat, ku për rezultate të larta
në dhënien e dijeve dhe të metodave mësimore u dekorua me medaljen “Naim
Frashëri”.
Për
shtatë vjet punoi si instruktor rinie në Mat, më tej vijoi për disa vite si
inspector I Komitetit Ekzekutiv dhe specialist I Këshillit të Rrethit Mat.
Pas
vitit 1990 punoi për themelimin dhe drejtimin e disa shoqatave jofitimprurëse,
si sekretar tek Shoqata e Jetimëve Mat, sekretar tek shoqata “Martirët e
Policisë së Shtetit”, në drejtim të shoqatës ”Sofra shqiptare” dhe prej disa
vitesh kryetar i Shoqatës Kombëtare të Pensionistëve, të cilën e drejton dhe
aktualisht. Falë punës së tij, kjo shoqatë ka qenë promotore e disa lëvizjeve
në favor të pensionistëve, për një jetë më të kulturuar dhe më argëtuese të
kësaj shtrese kaq në nevojë të shoqërisë shqiptare, e cila ka nevojë për
mbështetjen e të gjithëve.
Është
autor dhe bashkautor i 15 librave, redaktor dhe reçensues i dhjetëra librave të
tjerë, autor i qindra shkrimeve të botuara në gazeta të përditshme dhe portale shqiptare.
Për
këto kontribute shoqërore, letrare e kulturolgjike, Faik Xhani është dekoruar
nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Së
fundi, Xhani ka botuar një libër voluminoz me titullin “Pesha e fjalës”, ku
përcjell një gamë të gjërë librash, autorësh, personazhezh dhe skicon e
portretizon me detaje të holla ide, qasje, problematika e kauza që jetojnë për
sot e për nesër dhe sjellin freskinë e kujtesës, si shtytje emocionale dhe
reflektive.