| E diele, 20.08.2023, 07:53 PM |
Intervistë me specialistin e këngës popullore Bajram Lapi:
Ja
ku lindën si prezantues Agim Qirjaqi dhe Vera Grabocka
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
U bë rit i zakonshëm për Estradat Profesioniste të Shkodrës,
Fierit, Tiranës e Korçës që në premierat e tyre të bënin pjesë të programit
edhe dy apo tri këngë të atij grupi simpatik. Jehona e grupit të Kolonjës,
kaloi edhe jashtë kufijve. Ata u mirëpritën dhe u duartrokitën, në Turqi,
Itali, Greqi…. Ishte “As e vogël as e madhe” që u hapi udhë edhe grupeve të
tjerë, shumë të mirëpritur në vendin tonë, si: “Na bashkoi kënga popullore”,
grupi i Tepelenës, Shkodrës, Fierit…
Ka vite që është shuar zëri i këtij grupi aq të njohur dhe të
dëshiruar, gjatë viteve ‘80-’90. Nuk kishte ditë që të mos transmetoheshin ato
këngë në radio e në televizion. Ndërsa fundjavave, grupin nuk e gjeje
në Ersekë, por diku në një qytet apo kantier ndërtimi për të dhënë
koncert. U bë rit i zakonshëm për estradat profesioniste të Shkodrës, Fierit,
Tiranës e Korçës që në premierat e tyre të bënin pjesë të programit edhe dy apo
tri këngë të atij grupi simpatik. Jehona e grupit të Kolonjës kaloi edhe jashtë
kufijve. Ata u mirëpritën dhe u duartrokitën gjatë turneve, që organizuan në
Turqi, Itali, Greqi… Edhe Kolonja u bë më shumë e dëgjuar me këtë formacion
artistic, që shpaloste me aq shije dhe kulturë pasurinë e saj folklorike. Ishte
grupi i Kolonjës “As e vogël as e madhe” që u hapi udhë edhe grupeve të tjerë
jo më pak të mirëpritur se ai, si: “Na bashkoi kënga popullore”, Grupi i
Tepelenës, i Shkodrës, i Fierit. Ja pse e quajtëm perlë të këngës kolonjare atë
grup simpatik që tashmë ngjan sikur nuk ka qenë asnjëherë. Për fat të keq, pas
vitit 1989, bashkë me shpërndarjen e grupit, “humbën” edhe ato këngë aq të
dashura. Mësojmë se në fonotekën e RTSH-së ndodhen mbi 40 këngë nga repertori i
këtij grupi. Këto perla të folklorit tonë nuk mundet të transmetohen në
televizionin publik për një arsye nga më qesharaket. Regjistrimi i tyre është
bërë me manjetoskop dhe nuk përputhet me teknologjinë e sotme (?!) Çudi janë
përshtatur pllakat e gramafonit të këngëtares së qëmotshme Hafize Leskovikut
dhe nuk gjendet “ilaç” për kasetat e para dhjetë vjetëve. Interesante është
historia e krijimit të grupit të këngës qytetare kolonjare. Nis ajo nga emri i
një njeriu të pasionuar pas muzikës, që quhet Bajram Lapi. Zakonisht
njerëzve iu zbardhen flokët nga hallet ose mosha. Bajramin e zbardhi para kohe
kënga kolonjare se nuk e pati dhe aq të lehtë deri sa arriti atë simpati dhe
madhështi. Ishte i pari njeri që Erseka, pati me Akademi Artesh, por në atë
fillim edhe shkollën ia përgojuan…Por jeta e Bajramit ka qenë interesante dhe
në Akademinë e Arteve. Aty ai u njoh me shumë personalitete të artit, kulturës
dhe kinematografisë. Tashmë në hapësirat mbarëshqiptare emrat e Vera Grabockës dhe Agim
Qirjaqit janë mëse prezentë. Vera, regjisorja potente e dhjetra emsioneve
televizivë nga më të ndjekurit, Agim Qirjaqi mbetet ende një nga aktorët e
Teatrit dhe Kinematografisë më aktiv. Dhe të dy hapat e parë të artit skenik i
kanë filluar si prezantues në Festivalin e parë të muzikës së lehtë për
studentët, një festival që la gjurmë dhe që sot kujtohet me nostalgji. Një nga
organizatorët e këtij Festivali ka qenë dhe specialisti i këngës popullore
Bajram Lapi, të cilit i morëm një prononcim për këtë Festival.
-Liceu Artistik mbetet një shkollë me vlera. Ende dhe sot ajo
kujtohet me admirim nga të gjithë që kanë kaluar nëpër ato dyer…Përse studiuat,
kur shkuat në shkollë? A e ndjenit që ishit i denjë për këtë profesion në
muzikë ( që do aq talent) dhe ku shkuat mbas përfundimit të shkollës ?
Mbarova të mesmen në Liceun Artistik në 1963-in. Liceun
e mbarova në Tiranë dhe dola shumë mirë. Si instrument bazë në
shkollë të mesme unë kam ndërruar 2-3 instrumente. Hyra për Trompë, dhe e çoj
në shtëpi trompën dhe babai më thotë, se çfarë e ke këtë vegël, pse për këtë të
dërguam në Tiranë? E ndërrova dhe mora Trombon. E çova përsëri në shtëpi në
Leskovik dhe përsëri nuk i pëlqeu babait. E lashë dhe këtë dhe
përfundova në fizarmonikë, sepse këtë pëlqente fshati dhe babai. Unë bëra
mësim me Alqi Karecon, Agim Prodanin etj, Këta kollosa të muzikës shqiptare më
dhanë një ndihmë të madhe pasi më quanin të talentuar. Unë u dashurova pastaj
me fizarmonikën. E bëra pjesë të jetës këtë instrument. Në vitin 1966 konkurova
për dirigjent në Akademinë e Arteve. Atje unë nuk e di si dola por
vetëm mora vesh se fitova. Këtu formuam një grup tonin.
Konkretisht çfarë grupi formuat?
Një grup me 5 veta. Nuk kishte shkollë dhe institut ku të mos
vinim ne si pesëçja serioze ku isha unë (Bajram Labi specialist), Qerim
Xhihani (klarinetë), Thoma Gaqi (violinë), Shpëtim Kazazi (xhez) dhe
Sherif Merdani si këngëtar ( i binte dhe fizarmonikës ndonjëherë). Pra kjo 5
–çe, ishte formuar kur ishim studentë. Ne ishim të prenotuar në çdo vend. Mbasi
mbarova Institutin më emërojnë pedagog të jashtëm në Lice, në solfezh dhe në
fizarmonikë. Unë i thoja drejtorit se nuk e bëj dot, por ai më thoshte me pak
sakrifica do ta bësh. Mbas një viti më thonë se do të jesh Pedagog në
Institut të Arteve. Unë në atë kohë isha student vetë. Merrja mësim paradite
dhe u jepja mësim studentëve pasdite. Mbas një viti më emërojnë shef i muzikës
në Pallatin Studenti në Tiranë. Kisha shumë ngarkesë.
Kur u zhvillua Festivali i parë i muzikës së lehtë për studentët?
Në këtë moment u hodh ideja nga shumë pedagogë dhe miqtë e mi, për
një Festival të muzikës së lehtë studentore. Bëra një projekt dhe e paraqita.
Ishte viti 1970. Në Festivalin e parë të këngës për studentët, (salla mbante
300-400 vetë) u thye dera e sallës së Institutit nga studentët. Për të
shoqëruar Festivalin e Muzikës së Lehtë për studentët ishin dy formacione
orkestrale. Formacioni i parë ishin dy sakse, saks tenor, saks alt, dy kitara
elektrike, një piano dhe një xhez. E veçanta ishte se këta ishin marrë nga
Universiteti, që nuk studjonin për muzikë, por kishin mbaruar shkollat e mesme
të muzikës. Një nga ata ishte Osman Mula, që nuk studioji për muzikë, por për
teatër. Pra risi tjetër ishte se kishte dy informacione. Informacionin
e madh që e drejtoja unë dhe informacionin e vogël që e
drejtonte Rexhep Hasimi. Aty për herë të parë kanë dalë dy konferencierë të rinj,
Agim Qirjaqi dhe Vera Grabocka. Kjo ishte në vitin 1970. Unë kam
fotografinë e tyre ku ishin koferencier të vegjël 22-24 vjeç. Këtu
vazhdova për pesë vjet.
Çfarë thanë për shfaqjen!
Ferdinad Deda
Në koncertin e vitit 1970 në Pallatin Studenti në Tiranë, në sallë
shikoj një njeri të ulur në rreshtin e parë. Ishte muzikanti i talentuar, i
madhi Ferdinand Deda. Më thotë se jam shumë i kënaqur nga kjo shfaqje. Ai
dëgjonte me shumë vëmendje dhe sa u largua nga kjo jetë, ai mbeti
miku im më afërt. Në ato vite më ndihmoi shumë në rrugën e muzikës.
Ferdinad Deda mbas asaj shfaqjeje më dha shumë mendime të vlefshme për ideimin
dhe drejtimin e spektakleve të tilla rinore. Ishte njeri i apasionuar mbas
muzikës. Mjeshtër dhe inteligjent. Kurrë nuk të lavdëronte kot, por ishte i
pakursyer edhe në mendime. Mendimet e tij ishin shkollë. Njerëz të tillë
mjeshtra të skenës dhe të dirigjimit, rrallëherë i vijnë një kombi. Atë kohë
bëja muzikë të kohës si p.sh. kompozova këngën “Lamtumirë auditor”. Kjo
ishte një këngë e përparuar që e ka kënduar një nga Saranda që u bë
lajtmotivi i anketës muzikore. Kompozova “Brigada luftarake e ririsë”,
“Mirëmëngjes studentë”, “E penduar rrugës shkonja”, e cila nuk u këndua se
u cilësua moderne për kohën. ku nuk më kujtohet emri. Në atë kohë unë fillova
të krijoj. Si kompozitor dhe Ferdinanti ishte një shtysë për mua. Ai më ka
dhënë mendimet më të sinqerta që më ndihmuan në kompozimin e këtyre këngëve.
box
Thanas Nano mbështetës i njerëzve të punës
Mbas kësaj shfaqjeje, rrugët m’u hapën dhe në radio. Jehona e
festivalit ndikoi edhe në Radio Tirana. Një pjesë e festivalit u transmetua në
këtë radio ku më kërkuan bashkëpunim. Fillova punë si redaktor muzike në
radio Tirana, ku drejtor ka qenë Thanas Nano dhe nëndrejtoreshë Nefo
Myftiu. Thanas Nano ishte kërkues dhe shumë i disiplinuar. Radioja ishte një
shkollë e madhe për të gjithë. Të dy këta njerëz të punës ishin shëmbëlltyrë e
seriozitetit dhe mbështetës të njerëzve të punës. Më lanë hapësirat e nevojshme
në drejtim të muzikës popullore, që pëlqehej shumë nga dëgjuesit e radios.
Radio Tirana atëhere dëgjohej nga gjithë populli. Ishtë pjesë e çdo shtëpie.