Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kosovës i është ndalë rrita
E diele, 30.07.2023, 07:58 PM
Ndue Ukaj:
Kosova
tash e sa kohë prodhon vazhdimisht lajme të këqija, sepse udhëhiqet nga
mendjekëqij.
Dhe
në vazhdën e deformimeve të shumta që i janë shkaktuar rritës së vendit - në
fakt Kosovës i është ndalë rrita - është
edhe goditja e sotme, e cila ngjan si episod e një skenari të makthshëm për të
shtrirë pushtetin e asaj që quhet liri ideologjike e që është e kundërta e
lirisë së njëmend demokratike.
Po,
Kosova është futë në vorbullën e një marrëzie politike dhe epshorët
ideologjikë, kurrë s' njohin faj e dështim, kurrë s' njohin limite, sepse kurrë
s'e shikojnë shëmtinë e tyre në pasqyrë, por shohin vetëm aureolën e fjalëve të
mira që u dëftojnë budallenjët që u rrinë pranë dhe i dehin me lavde.
Vërtet,
duhet të zotnosh tepër forcë destruktive që të godadësh vendin tënd kaq
brutalisht.
Duhet
të kesh tepër forcë rrënimtate që të prishësh urat e bashkimit të shqiptarëve
me perëndimin.
Po,
duhet të jesh tepër brutal të tentosh të kufizosh lirinë e mediave.
Përballë
kësaj force destruktive, secili njeri normal i vendit tonë duhet të turpërohet.
Sepse
vendj ynë është duke prodhuar lajme të turpshme.
Prej
nga vjen kjo forcë kaq rrënimtar dhe ky tërbim kaq i madh?
Me
siguri jo prej dashnisë për vendin e as prej ndonjë shtytje për drejtësi.
Dihet,
të gjitha regjimet që sundojnë me epsh autoritar, synimet e tyre i realizojnë
duke bërë spektakle në emër të drejtësisë.
Sot,
pushteti e realizoi një spektakël të tillë, duke përmbushë atë që thonte George
Orwell- të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia.
Ama
krimet ma të tmerrshme njerëzore përherë janë bërë e bëhen në në emër të
epsheve për drejtësi e dofarë dokrrave patriotike.