Mendime
Nue Oroshi: Këndellja e trurit apo vazhdimësia e politikës kriminale të Dërgut Pashës dhe kishës ortodokse serbe
E merkure, 26.07.2023, 07:58 PM
Këndellja e trurit apo vazhdimësia e politikës kriminale të Dërgut Pashës dhe kishës ortodokse serbe
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë
njerëzimi pas përgjumësisë e cila zgjat qoftë me javë, me muaj,me vite apo
dekada fillojnë të këndellën.Pasiqë truri ju ka fjetur një kohë të gjatë ata
këndelljën e kanë paksa të vështirë. Ju duhet që ti stërpiket koka dhe trupi me
ujin akull në mënyrë që t´iu del kllapia e madhe që jau ka mbështjellur trurin
me anë të një lëvozhge e cila ja ka bllokuar mendimin.Të bllokohet mendimi do
të thotë se ke edhe mungesë të vitaminës së të shkruarit. E kur mungon ideja e
të shkruarit atëherë studiuesi shpeshherë e thërret edhe muzën që ta shkruaj
studimin në mënyrë që të fillon jo vetëm këndellja e trurit por edhe
fillimi i tahikardisë apo lëvizjeve të valvulave të zemrës e cila përpjekjet me
një goditje të fortë që i ngjan goditjeve të hurit. E goditjet e hurit apo
goditjet e kamzave te kerrit nuk kanë qenë fare të lehta. Kështu që shpeshherë
nëpër tregjët tona kanë ndodhur edhe kësi far lloj goditje. E shpeshherë
katunart kanë humbur me këto goditje. Bile në një rast një qytetar lavdërohej
aq shumë në shtëpi sa i thotë babait të tij se e kam prish dajak një
katunar. Unë i kam ra pesë herë me thupër e ai vetëm tri herë me
kamëz kerri.
E
në një rrethojë buzë një skaj me lule ku me së shumti shëndrisin trëndafilat me
shumë ngjyra këndellën edhe poret e trurit që shpeshherë lëvizin më një
shpejtësi që nuk ja ke idenë se sa shpejt depërton ideja tek projekti i cili
duke u realizuar shpeshherë krijon miq te dukshëm dhe miq të shëndrruar
në armiq të padukshem. Dallimi në mes të miqve të dukshëm dhe miqve të
shëndrruar në armiq të padukshem është fakti se miqtë e dukshëm ata
duken, paraqiten dhe të ofrojnë përkrahjen.Por e keqja qëndron tek miqtë
që shëndrrohen në armiq të padukshem. Ata ose ato nuk duken
fare.Vazhdojnë duke u munduar që ta aktivizojnë këndelljën e trurit për ta
futur në lëvizje por fatkeqësia qëndron në faktin se kanë fjetur shumë gjatë
dhe e kanë bërë gjumin e arushës në katër stinët e vitit. Sikur të kishin
fjetur vetëm në dimër do të ishte çdo gjë në rregull , por
të zgjohesh për të kontribuar në ditën e 366 të vitit kjo i bie sikurse
don të krenohesh më një ditë angazhim në katër vite.
E
derisa dallgët e stuhisë janë përpjekur me njëra- tjetrën në një kënd magjik ku
përplasen shikimet më njëra- tjetrën asnjëherë nuk mund të dalësh në krye të
bregut të pikëllimës pa kaluar shpellën e tingëllimës. Kalimi i shpellës së
tingëllimës nuk është i lehtë të kalohet sepse aty është një akull i ftohtë dhe
një borë e madhe e cila përzihet me një rrajë të pashkelur.Ai që fillon hapjen
e kësaj rruge gjithmonë do të ketë veshtirësi sepse kjo rrugë asnjëherë nuk e
ka pasur të zhgjedhur fijën e lamshit për faktin se duke kaluar shumë gur,
kodra dhe lisa të gjatë peri është këputur që moti.
Krahasimi
në mes të dukshmërisë dhe asaj që duhet të dukët ashtu është një ndryshim i
madh ku në mes është një mur i fortë dhe i paprekur që mbron dukshmërinë dhe jo
atë që duhët të duket. Bota e civilizuar shpeshherë përplasët me pasojat e
moscivilizimit të kaluar një nder ato pasoja është edhe mendësia komuniste që
fatkeqësisht ka mbetur shumë e fortë tek ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite.Ka
mbetur e fortë për faktin se forcat politike nacionaliste janë këputur në
kurriz dhe asesi nuk kanë mundur që të konsolidohen për të vepruar në
trojet shqiptare.
Magjia
e këndelljës se trurit shpeshherë e ka përfshirë edhe stuhinë mitike e cila
stuhi i ka qëndruar si në verbësi kohës satanike. E koha satanike ka përfshirë
jo vetëm rrjedhimët idologjike te familjeve të lëkundura por shpeshherë ka
përfshirë edhe familje që kanë qendruar stoikisht në mbrojtje te nderit dhe
bujarisë shqiptare.
E
në këtë mes është përzier edhe libri apo literatura që shpeshherë përmes shkrimeve
idologjike ju ka fshirë trurin e vogël shumë përsonave që edhe sot e asaj dite
kanë mbetur të pavendosur në mes botës reale dhe asaj imagjinare. Përzierja e
koncepteve në mes të botës reale dhe asaj imagjinare i përgjan veprimit të disa
individeve që ende nuk ju ka këndellur truri dhe të cilët e bëjnë jetën në
Evropë dhe Amerikë. Shfrytzojnë të mirat e Evropës dhe Amerikës dhe që nga
mëngjesi e deri në mbrëmje shajnë humanizmin dhe rregullin shtetëror ku
jetojnë, për faktin se nuk ju përshtaten rregullave demokratike por janë
të ndikuar nga idologjia komuniste apo ajo neotomane. Është e dhimshme se
sa është duke kaluar koha në trojet etnike shqiptare është duke u rritur
ndikimi i rikthimit te neotomanizmit.
Si
duket disa të ashtuquajtur intelektualë shqiptarë janë duke e realizuar atë
thënien e kriminelit Dërgut Pasha i cili në mënyrë decidive kishte thënë:"Të
vrasim sa më shumë të krishterë shqiptarë, që të zhduket raca e pastër
shqiptare, mbasi me vonë do të sjellim kolonë otoman për ta kthyer në Turqi
gjithë Arbërinë…." Nuk është e quditshme se
si këto fjalë përputhen komplet me veprimin dhe fjalët e kishës ortodokse serbe
të cilët në mënyrë decidive kanë thënë :" Kosova do të jetë e
jona vetëm atëherë kur në Kosovë të mos egzistoj asnjë shqiptarë i besimit të
krishterë. " Për
këtë kjo kishë mori veprime kriminale se bashku me shtetin serb për të vrarë
dhe masakruar historikisht në mënyrë masive shqiptarët e besimit
katolikë, pa lënë anash edhe masakrimin e shqiptarëve të besimit islam që e
ndienin vetën shqiptar. Ku në mënyrë barbare i vrau dhe i masakroi edhe
atdhetarët At Luigj Palajn, At Shtjefën Gjeçovin dhe shumë atdhetarë
të tjerë.Madje gjatë masakrimit të atdhetarit At Luigj Palaj morën pjesë më 7
mars 1913 edhe tre popa të kishës ortodokse serbe, ku njëri prej tyre e dha
edhe urdhërin e masakrimit të fratit atdhetar që e mbrojti shqiptarizmën.
Dikush
që nuk ka njohuri të mjaftushme për historinë shqiptare do të thotë se si është
e mundur kjo çështje. E kjo çështje është arritur
përmes një bashkëpunimi në mes të Perandorsisë Osmane dhe kishës ortodokse me
qendër në Konstantinipol, pas rënies se Konstantinopojës dhe kjo e ka dëmtuar
palcën arbnore të kombit shqiptar.Si pasojë e kësaj marrëveshje kemi edhe më
vonë Konventat jugosllavo-turke e një pjesë e intelektualëve të quajtur
intelektual shqiptar vetëm se janë duke i ndërruar idologjitë që kanë të
njejtin veprim antishqiptar. Ata kalojnë prej ideologjisë komuniste në
ideologjinë neotomane.Pra, më një fjalë nuk ju këndellët fare truri por vetëm
kalojnë në shërbim të antishqiptarizmës . E deri sa ju këndellët truri një
pjese të shqiptarëve, Shqiptaria sot gjindet në një udhëkryeq të madh saqë e ke
shumë të vështirë ta mendosh se si është e mundur që një veprimtarë që deri dje
ke vepruar bashkarisht nesër të zgjohët si neotoman.
Dhe
ai jo vetëm që shëndrrohet në ithtar të neootomanizmit por e mbron atë me një
besnikëri dhe mendon se ndryshimi është bërë tek ti dhe jo tek ai. Kjo i ngjan
një bisede në mes të një shitësi të alkoolit dhe një të riu që kishte pirë
bukur shumë.I riu iu drejtua shitesit të alkooolit: "Ne
të dy kemi probleme bukur shumë sepse kemi pirë shumë." Deri
sa shitësi i alkoolit nuk e kishte pirë asnjë gotë i riu i gjorë mendonte se
pse ai vetë ka pirë e gjithë bota është e pirë.
E
veprimi i parë që bëjnë neootomanët e rinj është ecja përmes projekteve të
Dërgut Pashës për shfarosjen e shqiptarëve të krishterë e cila përputhet
komplet me veprimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe që shqiptarët e
krishterë duhet zhdukur.Vetëm me zhdukjën e tyre Kosova do të jetë e jona thonë
udhëheqësit e kishës serbe.Fatkeqësisht politika e Kosovës në këto 23 vitet e
fundit bukur shumë ja ka arritur qëllimit për zhdukjen dhe shpërnguljen e
shqiptarëve katolikë nga Kosova,sipas projektit të Dërgut Pashës dhe kishës
serbe, herë haptaz e herë fshehurazi.Prandaj nuk është për tu habitur as
heqja e gurit të Kujtesës së nënlokës heroinë Pashke Markaj Krasniqi, për
faktin se djemtë ja vrau politika kriminale e kishës ortodokse serbe kurse gurin
ja hoqi politika kriminale e Dërgut Pashës.