E diele, 28.04.2024, 06:19 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Çmitizimi i ambasadorëve të huaj është akt civilizimi për shoqërinë shqiptare!

E enjte, 20.07.2023, 07:57 PM


Çmitizimi i ambasadorëve të huaj është akt civilizimi për shoqërinë shqiptare!

Nga Enver Bytyçi

Një miku im, gazetar, botues, sipërmarrës, opinionist e analist më bëri para dy ditësh një pyetje povokuese. Në thelbin e mendimit të tij qëndronte ideja se Sali Berisha po e trajton konfliktin me BM si dikatori në librin e tij “Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë”!

Kjo fabul krahasuese përdoret vazhdimisht në qarqet intelektuale shqiptare. Është përdorur edhe në vitin 1997 për librin e Mero Bazes “Realitete shqiptare-amerikane”! Dhe manipulohet sa herë zoti Berisha reagon ndaj ndonjë përfaqësuesi diplomatik amerikan ose britanik!

I thashë mikut tim, nëse do shpalleshin njerëzit non-grata me ata artikuj gazetash, si në rastin e Doktorit, kush nga ne nuk do ishte i tillë? - Askush, më tha! As unë! Nuk u zgjat më gjatë ky debat, por në analizën time më dalin disa enigma:

Enigma e parë lidhet me qasjen krahasuese, e cila përdoret për t’u mbyllur gojën njerëzve! Nuk po flas për rastin konkret, sepse nuk besoj se miku im kishte këtë qëllim! Por makineria e pushtetit e përdor këtë skemë për trysni ndaj kritikëve. Pra, nëse dikush kritikon ambasadorin Smith, psh,ai na qenka personazh si autori i “Rrezikut anglo -amerkan për Shqipërinë!

Ndërkohë që kritiku i sotëm, Sali Berisha, asnjë herë, asnjë rast nuk ka atakuar politikën amerikane e angleze dhe qeverive të tyre ndaj vendit tonë! Përkundrazi, ka dhenë kontribute më shumë se kushdo për forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me këto dy vende! Ta mohosh këtë fakt është mungesë inteligjence dhe objektiviteti!

Me diskurse si ky pushteti në Shqipëri u rekomandon shqiptarëve të pranojnë padrejtësinë, të ulin zverkun, të mos reagojnë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, pra çdo gjë që shpif dikush të përceptohet si fatalitet! Sali Berisha prej dy vitesh u jep shqiptarëve mesazhin e kundërt, të mos i nënshtrohen padrejtësisë, kushdo të jetë autor i saj!

Enigma e dytë lidhet me faktin se pse intelektualët tanë jetojnë me mitet! Rasti Berisha theu mitin e pakritikueshmërisë së ambasadorit britanik e sidomos atij amerikan! Qoftë dhe ky fakt e bën rezistencën e Doktorit një akt civilizimi dhe jo një përsiatje të qëndrimeve dhe deklarimeve të dikatorit shqiptar, i cili për ironi të fatit, nuk ishte shpallur non-grata në SHBA. Ndërsa autori i librit Realitete shqiptare-amerikane u shpall nga DASH para dy vitesh si kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri!

Ka shumë enigma tjera, por mjaftojnë këto dyja si argument dhe profilaksi e kalçifikimit të mendjeve njerëzore!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora