| E enjte, 20.07.2023, 07:57 PM |
Çmitizimi i ambasadorëve të huaj është akt civilizimi për shoqërinë shqiptare!
Nga
Enver Bytyçi
Një
miku im, gazetar, botues, sipërmarrës, opinionist e analist më bëri para dy
ditësh një pyetje povokuese. Në thelbin e mendimit të tij qëndronte ideja se
Sali Berisha po e trajton konfliktin me BM si dikatori në librin e tij “Rreziku
anglo- amerikan për Shqipërinë”!
Kjo
fabul krahasuese përdoret vazhdimisht në qarqet intelektuale shqiptare. Është
përdorur edhe në vitin 1997 për librin e Mero Bazes “Realitete
shqiptare-amerikane”! Dhe manipulohet sa herë zoti Berisha reagon ndaj ndonjë
përfaqësuesi diplomatik amerikan ose britanik!
I
thashë mikut tim, nëse do shpalleshin njerëzit non-grata me ata artikuj
gazetash, si në rastin e Doktorit, kush nga ne nuk do ishte i tillë? - Askush,
më tha! As unë! Nuk u zgjat më gjatë ky debat, por në analizën time më dalin
disa enigma:
Enigma
e parë lidhet me qasjen krahasuese, e cila përdoret për t’u mbyllur gojën
njerëzve! Nuk po flas për rastin konkret, sepse nuk besoj se miku im kishte
këtë qëllim! Por makineria e pushtetit e përdor këtë skemë për trysni ndaj
kritikëve. Pra, nëse dikush kritikon ambasadorin Smith, psh,ai na qenka
personazh si autori i “Rrezikut anglo -amerkan për Shqipërinë!
Ndërkohë
që kritiku i sotëm, Sali Berisha, asnjë herë, asnjë rast nuk ka atakuar
politikën amerikane e angleze dhe qeverive të tyre ndaj vendit tonë!
Përkundrazi, ka dhenë kontribute më shumë se kushdo për forcimin e lidhjeve të
Shqipërisë me këto dy vende! Ta mohosh këtë fakt është mungesë inteligjence dhe
objektiviteti!
Me
diskurse si ky pushteti në Shqipëri u rekomandon shqiptarëve të pranojnë
padrejtësinë, të ulin zverkun, të mos reagojnë në mbrojtje të dinjitetit
njerëzor, pra çdo gjë që shpif dikush të përceptohet si fatalitet! Sali Berisha
prej dy vitesh u jep shqiptarëve mesazhin e kundërt, të mos i nënshtrohen
padrejtësisë, kushdo të jetë autor i saj!
Enigma
e dytë lidhet me faktin se pse intelektualët tanë jetojnë me mitet! Rasti
Berisha theu mitin e pakritikueshmërisë së ambasadorit britanik e sidomos atij
amerikan! Qoftë dhe ky fakt e bën rezistencën e Doktorit një akt civilizimi dhe
jo një përsiatje të qëndrimeve dhe deklarimeve të dikatorit shqiptar, i cili
për ironi të fatit, nuk ishte shpallur non-grata në SHBA. Ndërsa autori i
librit Realitete shqiptare-amerikane u shpall nga DASH para dy vitesh si
kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri!
Ka
shumë enigma tjera, por mjaftojnë këto dyja si argument dhe profilaksi e
kalçifikimit të mendjeve njerëzore!