Mendime
Florim Zeqa: Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!
E marte, 18.07.2023, 07:55 PM
Fondi
i (pa) sigurisë kombëtare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ditë
më parë gjatë një vizite në Gjermani, duke kaluar afër një spitali, në
parkingun e tij qëndronin tre helikopter në gjendje gatishmerie për t’ju shërbyer
qytetarëve në rast të ndonjë aksidenti rrugorë apo të ndonjë fatkeqësie tjetër
të paparashikuar.
Helikopterët më të
rëndësishëm sesa “Bajraktarët”
Duke
biseduar me shoqëruesin tim, e kuptova se ky spital ishte vetëm për raste të
aksidenteve të rënda rrugore, lëndimeve në vendin e punës, nga ndonjë aktivitet
sportiv apo të tjerave natyra që mund t’ju ndodhin qytetarëve gjatë 24 orëve.
Në
atë moment i parashtrova pyetjen shoqëruesit tim, kur do të vie dita që në QKUK
dhe qendrat tjera spitalore t’i shohim helikopterët në pritje për intervenim
emergjent!?
Shoqëruesi
im m’u përgjigj kështu; “Do të vie dita kur edhe tek ne në Kosovë, do t’i kemi
të helikopterët dhe njëjtat shërbime që janë këtu në Gjermani, por jo me këtë
klasë politike.
Sa
e gjatë do të jetë ajo ditë dhe kur do të vie ajo ditë varet krejt nga
ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi i qytetarëve të vendit për ta bërë ndryshimin
rrënjësorë dhe substancial në politik-bërjen kosovare.”
Unë
ja ktheva, po pajtojë plotësisht me ju, nuk janë fajtorë politikanët, por
qytetarët që e mbajnë në pushtet dhe opozitë një klasë kaq të papërgjegjshme
politike e cila mendon vetëm për xhepin e vet.
Përderisa
ta kemi në pushtet një klasë politike që bën filma kinse po përgatitemi për
luftë dhe një opozitë të ç’mendur pas pushtetit, vështirë se do të kemi
përmirësim dhe as ndryshim në vendin tonë.
Atëherë
dhe vetëm atëherë kur ta kemi një klasë politike në pushtet dhe opozitë që bënë
gara, se cila po ofron projekte më të mira zhvillimore për vendin dhe
mirëqenjen e qytetarëve, atëherë do të kemi infrastrukturë të mirëfilltë
shëndetësore, vetëm atëherë do t’i kemi edhe helikopterët në gjendje
gatishmërie pranë spitaleve tona edhe në Kosovë.
Pas “Bajraktarëve” të
palëvizshëm vjen thirrja për ndihma
Pas
bërjes publik të lajmit nga ministri mbrojtjes për blerjen e dronëve
“Bajraktar” nga Turqia, i njëjti ministër, një ditë më pas del me thirrjen ndaj
qytetarëve për derdhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë! Mbase në rrethana
normale kjo thirrje do të kuptohej si qëllim-mirë, por jo tani kur Kosova nuk
është në gjendje lufte. Por edhe sikur të ndodheshim në një situatë të tillë,
blerja e dronëve në pamundësi përdorimi është një investim i kotë, kur dihet
mirëfilli se hapësirën ajrore mbi shtetin tonë nuk e kontrollojmë ne, por forcat
e KFOR-it të cilat janë edhe përgjegjëse për sigurinë e shtetit tonë.
Sa
i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së ato janë të rrgulluara në
marrëveshje të plotë me strukturat e NATO-së, SHBA-së dhe shteteve të Bashkimit
Evropian.
Andaj
në këto rrethana, sikurse blerja e dronëve (80 milion euro siq po thonë
pushtetarët) edhe kërkesa e ministrit të mbrojtjes janë të paqëlluara dhe të
pavend.
Në
këto rrethana të vapës së madhe dhe të trafikut të ngjeshur, më e rëndësishme
sesa ‘dronët e palëvizshëm’ do të ishte blerja e së paku një helikopteri për
nevojat e QKUK-së, për bartjen e të aksidentuarëve nga vendi i ngjarjes dhe të
sëmuarëve nga shtëpitë e tyre deri tek spitali më i afërt apo në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë sesa blerja e dronëve të
kushtueshëm, por të papërdorueshëm nga FSK-ja.
Disa
helikopter do të ishin më së të nevojshëm për shtetin për situata emergjente të
shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, siq ishte rasti i fundit i vërshimeve në
qytetin e Pejës apo të zjarrjeve që mund të shkaktohen si pasojë e
temperaturave të larta e jo të blerjes së dronëve të cilët do të qëndrojnë në
sirtarët e magazinave të mykura të qeverisë.
Qevria
e Kosovës, në këtë rast Albin Kurti, paraprakisht urdhërit që ju bën ministrave
të tij për thirrjen ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve për derdhjen e mjeteve në
Fondin e Sigurisë, duhet t’i bëjë transparente lëvizjet financiare të këtij
fondi e jo të trazojnë kohë pas kohe qytetarët dhe mërgimtarët kur në Fondin e
Qeverisë janë mbi 800 milion euro suficit të pashfrytëzuara për nevojat e
qytetarëve.
Ndodhë
pikërisht kështu për faktin se kjo qeveri dhe këta politikanë në përgjithësi
nuk e kanë hallin e shtetit dhe të qytetarëve. Kjo kastë politike në pushtet
dhe opozitë nuk duan të dinë për interesin e shtetit dhe as për mirëqenjen e
qytetarëve.
Përvetësimi i Fondit të
Sigurisë nga Albin Kurti, e ka dëmtuar të ardhmen e FSK-së
Unë
edhe pse nuk isha anëtarë i Këshillit Inicues për themelimin e “Fondit të
Sigurisë”, kam qenë në komunikim të rregullt me disa nga anëtarët e këshillit
inicues, të cilët i kam mbështetur në idenë e tyre qëllimirë, fisnike dhe
atdhetare, sikurse që i kam mbështetur edhe për dërgimin e letres kryeministrit
Kurti bashkë me Statutin e Fondit me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe
veprimeve pozitë-opozitë-mërgatë, për të vepruar si një trupë e përbashkët
organizative.
Mirëpo
çfarë ndodhi, kryeministri Kurti në vend të përgjigjes e zgjodhi heshtjen, në
vend të bashkëpunimit e zgjodhi injorimin e Këshillit Inicues dhe opozitës duke
e bërë me nxitim veprimin më të gabuar politik, të përvetësimit të këtij fondi
të përmasave kombëtare.
Kjo
sjellje e mospërfillëse, apo më mirë të themi shpërfillëse e kryeministrit
Albin Kurti përveqse i ka irrituar inicuesit e Fondit, e ka komplikuar situatën
akoma më shumë.
Përvetësimi
i ngutshëm i Fondit të Sigurisë nga Albin Kurtit pa strategji, pa projekt dhe
pa përmbajtje, jo vetëm që nuk ka garantuar stabilitet financiar për këtë fond,
e ka kthyerë atë në Fond të pasigurisë për FSK-në.
Askush
nuk është kundër Fondit të Sigurisë, madje do të ishte çmenduri dalja kundër
një fondi kaq madhor dhe jetik për forcimin e sigurisë kombëtare, por veprimet
e ngutshme dhe pa koordinim të ‘Qeverisë Kurti’ me spektrin politik vendor dhe
pa paralajmëruar nismëtaret e mërgatës jo vetëm që ka ngjallur indinjatë të
thellë dhe të gjërë të mërgatës sonë, i cili që në start e ka humbur qëllimin
dhe ka dështuar në suksesin e dëshiruar.