Mendime
Florim Zeqa: Unë ushtari besnik i atdheut tim!
E hene, 24.07.2023, 08:15 PM
Unë
ushtari besnik i atdheut tim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Jo
pa të drejt, disa nga miqt dhe familjarët e mi, kanë filluar të shqetësohen për
fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve në vijimësi nga çarqe të
caktuara, të cilat për qëllim e kanë ndalimin tim në mos kundërshtimin e
veprimeve antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore të kastës politike
në pushtet dhe opozitë. Megjithatë unë nuk tërhiqem nga e drejta për t'i dalë
zot vendit dhe popullit tim të nëpërkëmbur nga kusarët politikë, të cilët nga
hiqi janë shndërruar në multimilionerë karrshi një popullate të varfër e të
pashpresë për jetë në vendin e vet.
Paanshmëria e vlerësimit
analitik
Ashtu
siq më njohin lexuesit, unë në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës,
asnjëhere nuk udhëhiqem nga mënia dhe inatet personale, por nga dashuria që kam
ndaj atdheut tim të shenjt-Kosovës dhe bashkombasve të mi.
Unë
asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht
kush ka qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista
politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.
"Mazraku
në thes nuk hyn", e thotë një fjalë e urtë popullore.
Dëmet
që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike janë të mëdha dhe të pariparueshme.
E
kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm një
politikan i keq, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.
Kjo
po dëshmohet edhe me qeverisjen e fundit, e cila për një kohë të shkurtër në
qeverisje e dërgojë vendin në theqafje politike, në izolim dhe sanksione
ndërkombëtare.
Dialogu i Brukselit e
zhveshi Kosovën nga identiteti shetëror
Nëse
e vlerësojmë nga këndvështrimi analitik momentin e shpalljes së pavarësisë së
17 shkurtit 2008-të sipas pakos së
"Ahtisarit", prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime
dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila me më pak se 5 % të
popullsisë gëzon më shumë të drejta sesa shumica dërrmuese e popullatës
shqiptare në Kosovë, precedent ky i paparë dhe padëgjuar në botën
demokratike", në fazën finale të dialogut të Brukselit "banane
republika e Kosovës po del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai
kombëtar.
Bërja
hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e
Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin
tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në "banane
republikë"!
Si
rezultat i kësaj situate, qyetarët e vendit dita-ditës janë duke e braktisur
vendin, jo shkaku i dhunës dhe represionit të pushtuesve serb, por për shkak të
keq-qeverisjes së klasës politike shqiptare, e cila ua humbi të gjitha
shpresat, duke ua bërë jetën ferr shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
Unë biri yt Kosovë
Të
vërtetën duhet thënë ashtu siq është lakuriqe, të pakamufluar. Ngase një popull
që falsifikon të sotmen, të ardhmen do ta ketë edhe më të hidhur.
Ashtu
siq e ceka në fillim, unë nuk kam asgjë personale me liderët shtetëror dhe
partiak, nuk kam asnjë preferencë të veqantë për ndonjë subjekt të caktuar
politik, pra jam apartiak.
Sikurse
i kam kritikuar veprimet e liderëve shtetëror, ashtu edhe i kam mbështetur në
momente të caktuara.
I
tillë do të mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave
të bashkombasve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
Unë
biri yt, që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë, edhe përkundër
kërcënimeve dhe shantazheve nuk do të ndalem për asnjë çast së punuari dhe
vepruari për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vendit tim për t’i dalë zot
shtetit tim.
Me
ndihmën e qytetarëve do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit, do ta gjejë
alternativën e veprimit politik për ta bërë ndryshimin epokal dhe kthimin e
shpresës për jetë në vendin më të bukur në botë-Dardaninë tonë antike.
Zoti
e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti
i bekoftë qytetarët e vendit tim